(FOTO) Zef Deda feston sot 70-vjetorin, Juli: Gëzuar ditëlindjen bab, mjeshtri i familjes, krenaria jonë


Ditën e sotme, aktori i njohur i humorit shqiptar, Zef Deda, feston 70-vjetorin e tij të lindjes.

I biri, Juliani, nuk ka harruar ta urojë të atin me një super dedikim, ku i shpreh vlerësimet e mëdha që ka për të, duke treguar publikisht mjeshtërinë e aktorit jo vetëm në skenë, por edhe në jetë.

Julika publikuar një foto familjare të shoqëruar me disa fjalë të ndjera.

“Gëzuar 70-vjetorin Bab. Mjeshtri i familjes, krenaria jonë, shembulli për t’u ndjekur në çdo aspekt, artisti 100% natyral dhe pa hile, energjia pozitive dhe dashamirësia për njerezit, janë elementet që të rrinë përshtat. Kështu qofsh gjithmonë.

foto galeri

U bëfsh 100 vjeç. Gëzofsh shëndet të plotë bashkë me ne, familjen tënde, të cilën ti e ke të shenjtë. Të du fort babush..!”- shkruan Jul Deda në urimin e tij për t atin.


Like it? Share with your friends!