Futi sasi të konsiderueshme droge në Itali nëpërmjet Otrantos, pranga 28-vjeçarit shqiptar, ja sa vite burg duhet të kryej


Autoritetet italiane kanë arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, të dënuar për trafik droge. Gjykata e Salentos kishte dhënë për të dënimin prej 2 vite e 6 muajsh burg.

ITALI-Karabinierët në Poggibonsi kanë arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar shqiptar për drogë. Gjykata e Salentos, me kërkesë të Prokurorisë së Lecces, e kishte dënuar shqiptarin me dy vite e 6 muaj burg.

Ai akuzohet për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria drej Italisë. Sipas hetimeve shqiptari e ka kryer aktivitetin gjatë muajit dhjetor 2017. Nëpërmjet kanalit të Otrantos, ai e sillte drogën nga Shqipëria drejt Lecces.

Pas përgjimeve në banesë, shqiptarit iu vunë prangat dhe u transferuar në burgun Santo Spirito, ku duhet të vuaj edhe dënimin. I riu nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi ishte përfshirë edhe herë të tjera, në veprimtari të paligjshme.

Marrë dhe përshtatur nga Centritalianews


Like it? Share with your friends!