Gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë një Dashi


Me ardhjen e pranverës hyjmë menjëherë në periudhën kushtuar shenjës së Dashit. Një shenjë e fortë dhe e guximshme së cilës i pëlqen të kontrollojë dhe komandojë gjërat dhe që nuk i duron dot ata që u humbin kohën dhe sidomos ata që u thonë çfarë të bëjnë.
Një temperament i këndshëm, me pak fjalë, prandaj janë disa gjëra që nuk duhet t’i thuhen kurrë pasi në pak sekonda dhe me shumë pak fjali mund të zgjoni një anë tjetër të tyre.
Disa nga gjërat që nuk mund ti thuhen një Dashi nëse nuk doni të njihni anën tjetër të tyre janë këto:
“Jeni i sigurt që nuk keni nevojë për ndihmë?”
Nëse keni të bëni me një Dash, do ta kuptoni se sa kokëfortë mund të jenë dhe sa shumë u pëlqen t’i bëjnë gjërat vetëm, pa ndihmën e askujt. Edhe nëse i shihni në telashe mos insistoni kurrë t’i ndihmoni nëse nuk kërkojnë mbështetjen tuaj. Nuk do të merrnit përgjigjen e merituar.
“Je shumë i/e ndjeshme!”
Edhe pse në pamje mund të duken të ftohtë dhe jo emocionalë, Dashi është shumë i ndjeshëm. Prandaj është mirë të mos e teproni me komente, batuta, kritika etj., do t’i lëndonit edhe nëse nuk do t’jua shprehnin.
“duhet të jesh më i/e duruar”
Karakteristikë e Dashit është impulsiviteti dhe padurimi për të bërë gjërat. Ose thënë me fjalë të thjeshta të lindurit nën këto yje duan gjithçka menjëherë. Kjo është arsyeja pse duke ua kujtuar vetëm sa do t’i acaroni e ti bëni edhe më të padurueshëm.
“Kurrë nuk do të kesh sukses”
Këto janë fjalët që nxjerrin më shumë në pah krenarinë dhe konkurrencën e shenjës së Dashit. Një kombinim perfekt për të siguruar që ata të kthejnë të pamundurën në të mundshme vetëm për tua provuar që e keni gabim.
“A mund të qetësohesh?”
Nëse ka një gjë që nuk duhet t’i thoni kurrë dikujt që është nervoz dhe/ose i shqetësuar, është “qetësohu”. E nëse personi në fjalë është i shenjës së Dashit, këshilla vlen dyfish. Asnjëherë, kurrë mos e thuaj.
“Mos u bëj xheloz/e”
Kjo është një tjetër fjali që nuk duhet t’ia thoni kurrë një Dashi. Xhelozia, në fakt, është pjesë e tyre (në fund të fundit, ata janë edhe egoistë). Për këtë arsye, nëse nuk u kushtoni vëmendjen që ata mendojnë se e meritojnë, prisni reagimin e tyre dhe të dini që do të jetë e kotë të përpiqeni ta reduktoni atë.


Like it? Share with your friends!