Gjumi sipas shenjave të horoskopi


Luani dhe Peshqit flenë më së miri, kurse Dashi, Gaforrja dhe Ujori më së keqi

Për Demat gjumi varet nga dita në ditë, te Akrepi rëndësi ka disponimi, për Shigjetarin gjumi është vetëm një e keqe e domosdoshme, kurse Peshqit mendojnë se gjumi është një opium i vërtetë i shpirtit dhe trupit

Për Dashin më së shumti rëndësi ka relaksimi para fjetjes

Pjesëtarët hiperaktivë të kësaj shenje të horoskopit janë të prirë që të kenë episode të pagjumësisë. Më së vështiri e kanë që të relaksohen nga dita e mundimshme. Më së miri flenë në krah.

Demit gjumi i varet nga dita në ditë

Për Demin, gjumi është jo stabil. Derisa në disa raste mund të flenë deri në 12 orë, herëve të tjera mezi i mbyllin sytë. Ëndrrat e tyre kanë domethënie të thellë, kurse gjumin më së miri e bëjnë në shoqëri.

Binjakët edhe në shtrat janë të parehatshëm

 

Pjesëtarët e kësaj shenje mund të qëndrojnë një a dy ditë pa gjumë, sepse më së miri flenë kur janë të sfilitur edhe atë në bark, apo në krah.

Gaforrja shpesh vuan nga ëndrrat e këqija

 

Rutina e gjumit e kësaj shenje është shumë solide, por shpesh me ëndrra të këqija. Bëhet fjalë për ëndrra të rëndomta, me shumë dhunë. Muzika e mirë iu ndihmon që të flenë më mirë.

Mos e prekni Luanin derisa fle!

 

Pjesa më e madhe e pjesëtarëve të kësaj shenje flenë mirë, ku pozita ideale është ajo në shpinë. Ëndrrat i kanë të thella dhe me domethënie. Nuk duhet të hanë shumë darkë.

Virgjëresha fle vetëm pasi që të qartësojë mendimet

Pjesëtaret e kësaj shenje të horoskopit preferojnë rendin dhe rutinën, gjë që vlen edhe për ëndrrat e tyre. Nëse kanë vështirësi financiare, flenë me vështirësi.

Peshorja ose fle tepër shumë, ose tepër pak

 

Kur kanë shumë obligime, Peshoret mund të rrinë edhe pa fjetur, apo me shumë pak gjumë. E kur i kanë punët në dyzen, flenë deri në 15 orë. Rëndësi ka që çarçafi të ketë aromë të mirë.

Gjumi i Akrepit varet nga disponimi

 

Se a do të flejë Akrepi mirë, apo jo, varet nga ajo sesi ndihet. Nëse janë në depresion, flenë tepër. Më së miri flenë me partnerin, ku poza ideale është mbështjellja rreth partnerit.

Për Shigjetarin, gjumi është një e keqe e domosdoshme

 

Shigjetarët kanë shumë energji, prandaj kanë edhe më së paku nevojë për gjumë. Flenë mirë vetëm kur të lodhen, ku pozita nuk ka rëndësi fare.

Bricjapi ia di vlerën gjumit

Pjesëtarët e kësaj shenje nuk janë adhurues të tepërt të gjumit, por atij ia dinë vlerën. Nëse janë nën stres, flenë pak. Kur e ndërrojnë shtratin, iu duhet kohë e gjatë që të mësohen të flenë.

Ujorin e merr gjumi “papritmas”

 

Pjesëtarët e kësaj shenje janë të njohur për nga gjumi jo i rehatshëm. Sillen e pështillen dhe flasin në gjumë. Më së miri flenë nëse dikush i ledhaton.

Për peshqit, gjumi është opium

 

Për Peshqit, gjumi është streha më e preferuar. Nëse mbesin pa gjumë, atyre iu bie imuniteti. Më së miri i zë gjumi duke e shikuar TV-në, e më së miri flenë në shpinë.


Like it? Share with your friends!