Gjysma e Italisë kalon në zonë portokalli, shihet një dritë jeshile për një rihapje të mundshme


Italia bëhet portokalli, me vetëm katër rajone në zonë të kuqe dhe po sheh shenjat e një rihapjeje të mundshme.

“Mbylljet dhe zonat e kuqe po sjellin rezultatet e para, por situata është ende shumë e ndërlikuar dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, konfirmoi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Nga e hëna, Kalabria, Lombardia, Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Piemonte dhe Toskana do t’u shtohen Abruzzo-s, Basilicata-s, Lazio-s, Liguria-s, Marche-s, Molise-s, Siçilisë, Umbrias, Venetos, provincës së Bolzanos dhe Trentos në zonën portokalli.

Dyqanet do të rihapen dhe do të jetë e mundur të qarkullohet brenda komunës së vendbanimit.

Sidoqoftë, 11,4 milionë italianë mbeten në zonën e kuqe: në Campania, Puglia, Valle d’Aosta dhe Sardenja.

 


Like it? Share with your friends!