Grabitet farmacia në qendër të qytetit


Një farmaci është grabitur gjatë natës në qytetin e Durrësit.Farmacia e grabitur ndodhet para godinës së bashkisë në lagjen me nr 4. Farmacia mësohet se është boshatisur e gjitha. Ngjarja ndyshohet se ka  ndodhur gjatë natës, ndërkohë që pronarët e saj e kanë pikasur grabitjen vetëm gjatë orëve të para të ditës së sotme. Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës, ende nuk ka dhënë informacion në lidhje me këtë grabitje. Në vendin e ngjarjes u panë sot efektivë të policisë gjatë kryerjes së hetimeve të rastit. Nga hetimet e para mësohet se e gjithë farmacia është boshatisur, ndërkohë që shuma e mallrave të vjedhur mendohet të jetë e lartë.

 

 


Like it? Share with your friends!