Hedhja e fishekzjarrëve, proçedohet penalisht një qytetar


Fenomeni i fishekzjarrëve që shpërthejnë në çdo kohë të mbrëmjes apo natës, në shumë zona të qytetit, vazhdon  në Bari, Itali. Megjithatë, kësaj here, personi përgjegjës u identifikua dhe u raportua në polici. Këta e ka bërë të ditur, me një postim të publikuar në rrjetet sociale, kryetari i bashkisë së Barit, Antonio Decaro.

“Natën e kaluar në 20.05 në sheshin “Risorgimento” papritmas shpërtheu një morri fishekzjarresh – shkruan kryetari i bashkisë -. Pa ndonjë masë paraprake, me rrezikun e plagosjes ose lëndimit të dikujt. Imazhet nga kamerat lejuan agjentët e Policisë Lokale dhe Policisë së Shtetit të mbërrinin dhe raportonin personin që festonte ditëlindjen e vajzës së tij. Me ndjekjen penalen, herën tjetër ai do ta mendohet dy herë nëse do të hedh fishekzjarre dhe mbase do ta kuptojë se është më mirë të gjesh një mënyrë tjetër për të festuar,  pa rrezikuar jetën e tij dhe të të tjerëve “.

 

Për rastin tashmë kanë filluar hetimet.

“Raportet e episodeve të këtij lloji vazhdojnë të mbërrijnë çdo ditë nga pjesë të ndryshme të qytetit. Tani le t’i bëjmë vetes një pyetje: a është normale që policia duhet të humbasë kohë duke ndjekur njerëz budallenj, duke lënë punën që bëjnë çdo ditë me vendosmëri kundër krimit të organizuar?, përfundon Decaro. //telebari//

 

 

 


Like it? Share with your friends!