“Hëna e Plotë në datën 9 do të sjellë një rezultat zhgënjyes me një çështje ligjore ose zyrtare. Cilat shenja të kenë kujdes”


Dashi
Bërja e punëve rreth shtëpisë do të jetë një mënyrë e mirë për të shpenzuar kohën gjatë fillimit të Qershorit. Riparimi ose zëvendësimi i pajisjeve, rregullimi i sistemeve hidraulike dhe kontrolli i pajisjeve të prishura do t’ju japin shumë kënaqësi. Hëna e Plotë në datën 9 do të sjellë një rezultat zhgënjyes me një çështje ligjore ose zyrtare. Rezistojini tundimit për tu fshehur nga bota. Ju do ti bëni gjërat më shpejt duke u rrethuar me miq dhe të afërm mbështetës. Shmangni përfshirjen në një debat me një ekspert në mes të muajit ose ju do të humbisni një aleat të fuqishëm. Në datën 24, Hëna e Re do t’ju japë një mundësi për të promovuar një ide brilante dhe për të fituar mbështetje nga dikush që mund t’ju japë një diferencim planeve tuaja. Në fund të muajit, ju duhet të arrini një konsensus me partnerin. Përpiquni të përdorni logjikën në një marrëdhënie biznesi ose personale për të mos dështuar.

Demi
Ju do të keni mbi vete shumë shikime admiruese në fillim të Qershorit, kur karizma juaj natyrale do të dalë fuqimisht në pah. Në datën 9, Hëna e Plotë do të sjellë një sfidë të papritur për financat tuaja. Ju duhet të gërmoni në kursimet tuaja, ose të merrni një kredi për të rregulluar gjërat tuaja. Nuk ka rëndësi sesa shumë synoni, ju duhet të kënaqeni me obligimet tuaja. Nëse keni nevojë për të ardhura shtesë, ju do ti gjeni ato gjatë pjesës së dytë të muajit. Hëna e Re në datën 24 do të bëjë të mundur që ju të regjistroheni në një kurs, të mësoni një aftësi të re ose të filloni një projekt të ri. Kjo aventurë do t’ju japë shumë stimul intelektual dhe do të përmirësoni pikëpamjet tuaja. Ndërkohë që Qershorit i vjen fundi, ju do të detyroheni të qëndroni në një rutinë të mërzitshme, pavarësisht dëshirës suaj për të provuar gjëra të reja. Në vend që të neglizhoni përgjegjësitë tuaja, përpiquni më shumë që ti përmbushni ato. Tregimi i besueshmërisë do t’ju shpërblejë me mundësi. Ju do të testoheni për aftësitë tuaja.

Binjakët
Njerëzit do të jenë shumë perceptues ndaj ideve tuaja në fillim të muajit. Përdoreni këtë mundësi për të shkuar në një intervistë pune, pyesni për një takim ose pyesni një profesionist të vlerësojë punën tuaj. Ju mund të vendosni të ndaheni nga një person jo praktik që gjithmonë dështon të mbajë premtimet e tij. Gjatë pjesës së dytë të muajit Qershor, ju duhet të ndiqni një set rregullash të vështira dhe kërkuese për të ecur përpara. Duke shkuar kundër rrymës ju do të humbisni mundësi të mira. Në datën 24, Hëna e Re do të tërheqë një mundësi të mrekullueshme fitimprurëse. Ju do të paguheni për të zgjidhur probleme dhe rritja e produktivitetit do të jetë përgjigja e lutjeve tuaja. Fundi i muajit do t’ju tundojë për të nxjerrë në pah një anë sensuale. Luani me kohën dhe mos bëni blerje të shtenjta. Do të jetë më mirë të ruani burimet tuaja financiare për të mbuluar një shpenzim të papritur.

Gaforrja
Është fuqia e personalitetit tuaj që do të fitojë vëmendjen e skeptikëve dhe do të tërheqë admirues në fillim të Qershorit. Bëhuni më katgorikë se zakonisht dhe mos pranoni jo si përgjigje; kjo është mundësia juaj që të bëni një plan axhende. Në datën 9, ju mund të përjetoni disa probleme fizike. Bëni një konsultë mjekësore për dhimbjet e vazhdueshme. Puna në prapaskenë gjatë mesit të muajit do të jetë shumë edukues. Bashkohuni me një lider origjial që është më i interesuar në gjërat e reja sesa në traditë. Hëna e Re në datën 24 është ideale për të filluar një punë që ju përmbush në një rol tjetër. Idetë tuaja do të priten mirë nga kolegët tuaj. Fjala për talentin tuaj do të përhapet, duke ju bërë ju të ndiheni shumë rehat si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. Nëse ndonjëherë keni dëshiruar të filloni biznesin tuaj, kjo është koha më e mirë për të filluar. Integroni emrin tuaj në titull ose logo; ky është çelësi i suksesit.

Luani
Idetë tuaja do të priten mirë në fillim të muajit Qershor duke e bërë këtë një kohë të mirë për të bërë një prezantim ose propozim. Paratë do të jenë të pakta, kështu që përgatituni të punoni me një buxhet të limituar. Hëna e Plotë në datën 9 do t’ju detyrojë ju të rikonsideroni një marrëdhënie romantike. Ju mund të vendosni që partneri juaj është më shumë problem sesa një e mirë për ju. Mesi i muajit do t’ju gjejë të zënë me një projekt kreativ, prandaj nuk do të keni shumë kohë për qëllime sociale. Në datën 24, Hëna e Re do tju japë një mundësi të mirë për të pushuar, qetësuar dhe rikarikuar bateritë. Gjeni një vend të qetë pranë ujit ku ju mund të mendoni. Në fund të muajit, ju mund të vendosni të lini një punë shtypëse. Mos rrezikoni shëndetin tuaj për paratë. Ju mund të gjeni një punë më të mirë në një agjensi qeveritare, universitet ose spital.

Virgjëresha
Fillimi i qershorit do të jetë stimulues si në shtëpi ashtu edhe në punë. Jeta juaj dashurore do të vuajë ndërkohë që ju përpiqeni të vraponi ndërmjet shtëpisë dhe zyrës. Është e rëndësishme tu jepni vëmendjen tuaj të plotë çështjeve profesionale; bërja e një pune shumë të mirë do të rezultojë në një rritje page, promocion ose të dyja. Në datën 9, Hëna e Plotë do të shkaktojë një shpërthim të zjarrtë argumentesh në familje. Ju duhet të mbroni partnerin tuaj romantik nga një pjestar shumë kritik i familjes suaj. Ju duhet ta ndani kohën tuaj në pjesë shumë të vogla në mes të muajit kur shefi juaj do të kërkojë që ju të rishikoni disa dokumenta shumë të detajuara. Hëna e Re në datën 24 do të sjellë një çlirim nga punët tuaja. Përdoreni këtë mundësi për të bërë barbeque ose një festë në kopësht. Ju jeni i sigurtë që do të keni biseda shumë argëtuese së bashku.

Peshorja
Ditët e para të Qershorit do të jenë shumë romantike. Nëse jeni beqarë, ju mund të bini në dashuri pa paralajmërim. Jeni në një marrëdhënie? Partneri juaj do të marrë lajme surprizuese që sjellin një seri festimesh. Hëna e Plotë në datën 9 do të sjellë disa lajme zhgënjyese për një punë; puna juaj nuk do të pritet aq mirë sa keni menduar. Mblidheni veten dhe përgatituni për një fillim të ri rreth mesit te muajit. Puna me një partner do të mbushë boshllëqet e dijeve tuaja dhe do t’ju mësojë aftësi shumë të vlefshme. Në datën 24, Hëna e Re do të sjellë një mundësi emocionuese për të arritur suksesin. Bëni një punë në profesionin që pëlqeni. Të paguheni për të përmirësuar jetët e të tjerëve është një kënaqësi e vërtetë. Në fund të muajit, ju duhet të shtyni punën për tu përballur me përgjegjësitë familjare. Gjetja e një kujdestari për një të afërm mund të bëjë që vëmendja juaj të shpërqëndrohet.

Akrepi
Ju do të keni mundësi për të krijuar një siguri financiare afatgjatë në fillim të Qershorit. Kini vullnet që të pranoni një punë me shumë mundësi për rritje profesionale. Paga mund të jetë e vogël në fillim, por do të rritet shpejt me kalimin e kohës. Në datën 9, Hëna e Plotë do t’ju detyrojë që të luftoni për paratë që duhet t’ju jepen ju. Mos lejoni një individ sharmant t’ju tradhëtojë dhe të marrë pagesën që ju takon ju. Në mes të muajit, ju duhet të vendosni shpenzimet në një kartë krediti derisa financat tuaja të fillojnë të përmirësohen. Hëna e Re në datën 24 do të sjellë një mundësi emocionuese për të zgjeruar horizontet nëpërmjet udhëtimit, shkrimit ose studimit. Rreth fundit të muajit, do të shkëmbeni fjalë të tensionuara me dikë që mendon se është më i mirë se ju. Ju jeni i lodhur duke qëndruar vetëm mënjëanë. Vendosni autoritetin tuaj.

Shigjetari
Miqësia mund të kthehet në romancë në fillim të muajit. Nëse jeni në një marrëdhënie, partneri mund t’ju inkurajojë të merrni një vendim që do t’ju ndryshojë jetën. Ndiqni këshillën e tij. Hëna e Plotë në datën 9 do t’ju detyrojë të mbani një qëndrim kundër familjes. Mos lejoni të afërmit tuaj t’ju ushtrojnë presion për një rregullim që nuk ju përshtatet. Mesi i muajit ju paralajmëron që të mos jeni shumë i ashpër me partnerin ose në një marrëdhënie biznesi. Në vend që të kërkoni perfeksion, bëjini gabimet me pak kripë. Në datën 24, Hëna e Re do të sjellë një sasi të mirë parash. Përdorni paratë që vijnë nga një çështje ligjore, rimbursim sigurimesh ose trashëgimni për një pagesë në shtëpi. Pagesa e një hipoteke mund të jetë gjithashtu një mundësi. Pasja e një jete të sigurtë familjare do tju lejojë të ndërmerrni risqe në fusha të tjera. Në fund të muajit, ju duhet të bëni zgjedhje të vështira financiare. Kujdesuni dhe mbroni interesat tuaj.

Bricjapi
Një projekt kreativ do t’ju sjellë shumë kënaqësi në ditët e para të Qershorit. Kjo është një kohë shumë e mirë për të rregulluar një dhomë të zymtë, të filloni punën në një libër ose të fokusoheni në një interes të ri. Në datën 9, një sekret i sikletshëm do të dalë në dritë. Në vend që të mohoni të vërtetën dilini për zot asaj. Kjo do të lejojë që të rregulloni marrëdhëniet e prishura dhe të keni një fillim të ri. Edhe pse nuk e besoni ka një dritë të artë në këtë re. Ju do të bëni beteja me një agjensi burokratike gjatë mesit të muajit. Nuk ka rëndësi sesa fakte dhe figura do të prodhoni, është pak e pamundur që ju të bëni një kthesë. Kërkoni mbështetje nga një mik ose partneri në datën 24, kur Hëna e Re do të japë mbështetje shtesë në marrëdhëniet e afërta. Ndërsa Korriku afrohet, ju do të keni vështirësi të bindni dikë që të ndjekë planin tuaj. Përpiquni të mos e merrni vendimin e tij personal.

Ujori
Ju do të beni një shpërthim në median sociale në fillim të muajit. Kjo është një kohë shumë e mirë për të promovuar një produkt, për të postuar një profil të ri ose për të laçuar një blog. Hëna e Plotë në datën 9 do t’ju detyrojë të tërhiqeni nga një angazhim social. Nuk do të ketë mjaftueshëm fonde për të shkuar në një festë të shtrenjtë. Një mundësi edukuese do t’ju ofrohet në mes të muajit. Shfrytëzojeni atë plotësisht. Në datën 24, Hëna e Plotë do t’ju ndihmojë ti nënshtroheni një regjimi të suksesshëm. Ndjekja e një diete më të mirë, bërja e përditshme e ushtrimeve fizike dhe fjetja në orë më të gjata do të bëjnë të dukeni dhe të ndiheni shumë më mirë. Ndërkohë që Qershorit i vjen fundi, ju do t’ju duhet të ndaheni ndërmjet një marrëdhënie romantike dhe një miqësie. Dikush që ndihet i kërcënuar nga partneri juaj do të përpiqet të sabotojë jetën tuaj personale. Sa më shpejt ju të vendosni distancë me këtë njeri me probleme aq më mirë do të jetë.

Peshqit
Një grant, kredi ose dhuratë do t’ju lejojë të bëni ëndrrën e jetës të bëhet realitet në Qershor. Mos e vini në diskutim fatin tuaj; mirëpriteni atë. Falenderoni Universin duke bërë një dhurim që ju e keni për zemër. Kjo do ta mbajë karmën e mirë në qarkullim. Në datën 9, Hëna e Plotë do t’ju vendosë ju në qendër të polemikave. Ndoshta do t’ju duhet të merrni përsipër fajin e dikujt tjetër ose të kërkoni falje për një lëvizje të gabuar. Gëlltisni krenarinë tuaj dhe bëhuni sa më mirënjohës të jetë e mundur. Një sjellje e përulur do t’ju ndihmojë të mbani reputacionin tuaj. Tendosja do të zbutet në datën 24, kur Hëna e Re do t’ju ftojë të ndërmerrni një pushim. Zgjidhni një vend që ju ka mahnitur që në fëmijëri. Eksplorimi e vendeve historike dhe kulturore do të jetë shumë e kënaqshme. Nëse jeni beqar, ju do të takoni dikë special në këtë udhëtim. Jeni në një lidhje? Ju dhe i dashuri juaj do të përfitoni nga kjo kohë larg shtëpisë.


Like it? Share with your friends!