Horoskopi ditor, 2 korrik 2020


Dashi

 

Do të çliroheni nga disa zakone të këqija të së kaluarës si egoizmi apo xhelozia. Ka gjasa që një problem i juaj të përkeqësohet, por nuk parashikohet të zgjasë shumë. Bëni kujdes nga persona që përpiqen të ulin reputacionin tuaj.

 

Demi

 

Ka gjasa të keni probleme financiare dhe të shpenzoni para në vendin e gabuar. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë. Mes tregoni gjithçka për marrëdhënien tuaj romantike.

 

Binjakët

 

Dikush mund t’ju ndihmojë në gjetjen e një burimi të ri parash. Kini më shumë besim në vetvete. Disa miq do t’ju bëjnë të ndiheni të lumtur sot.

 

Gaforrja

 

Mos u tregoni të dobët përballë disa vështirësive të përkohshme. Këto probleme do të zhduken shumë shpejt dhe do të ndiheni sërish të lumtur. Gjatë pjesës së parë të ditës do ndiheni shumë nervozë.

 

Luani

 

Do të ndiheni shumë mirë gjatë ditës së sotme. Është e rëndësishme që të vendosni se çfarë keni prioritet dhe të besoni në vetvete. Beqarët e kësaj shenje këshillohen të jenë më të qëndrueshëm në mendimet e tyre.

Virgjëresha

 

Sot do të ndiheni më të relaksuar dhe të çliruar nga shqetësimet që mund të keni pasur ditët e fundit. Përpiquni të jeni më të thejshtë nëse ju duhet të bëni një zgjedhje. Sa i përket marrëdhënies në çift, ka gjasa të kaloni një ditë kaotike.

 

Peshorja

 

Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të ndjekin këshillën e askujt sot. Mbajeni vetën nën kontroll dhe përpiquni të ndiqni kursin e duhur në jetë. Mos ngrini dyshime dhe tregohuni më te sigurt në fjalët tuaja.

 

Akrepi

 

Ka shumë mundësi që beqarët e kësaj shenje të kenë ndryshime në jetën sentimentale. Në punë do mendoni për disa projekte të reja. Të gjithë do ju inkurajojnë dhe do ju përgëzojnë për idetë origjinale që keni.

 

Shigjetari

 

Mund të zhvilloni një bisedë shumë të sinqertë me dikë pranë jush. Edhe nëse zbulon se ky person nuk ka mundësi t’ju ndihmojë, përpiquni ta kuptoni dhe ta mbështesni atë në situata të caktuara. Mos ndërmerrni vendime të nxituara për çështje biznesi sot.

 

Bricjapi

 

Fati do të buzëqeshë për Bricjapët gjatë ditës së sotme. Një marrëdhënie dashurie që konsiderohej e pashpresë do të rinisë dhe situata financiare do të përmirësohet. Përshtatjuni rrethanave dhe respektoni njerëzit rreth jush.

 

Ujori

 

Disa persona të kësaj shenje do të kërkojë më shumë privatësi dhe qetësi. Do të bënit mirë të vëzhgonit çfarë po ndodh lidhur me një çështje të caktuar, mendoni rreth saj dhe dilni në një përfundim.

 

Peshqit

 

Nëse dikush ju shtyn të kryeni një veprim që vërtet nuk dëshironi, është në interesin tuaj që të rezistoni. Nuk ka nevojë të shqetësoheni, por vetëm bëjani të ditur se doni të ndiqni planet tuaja. Sa i përket marrëdhënies në çift, parashikohet një ditë e qetë.


Like it? Share with your friends!