Horoskopi ditor, 28 korrik 2020


Dashi

 

Mundohuni t’i kushtoni më shumë vëmendje njerëzve të rinj në jetën tuaj. Ju jeni model dhe keni disa ide interesante nga të cilat ata do të përfitonin. Nëse dikush që ju doni shumë jeton larg, mos harroni t’i përshëndesni me një mesazh apo t’i dërgoni një dhuratë.

 

Demi

 

Do të ndiheni të fortë dhe do të veproni me mençuri. Aktualisht mos i ndani informacionet me të tjerët. Nuk përjashtohet mundësia që t’ju jepet një pozicion drejtues në punë.

 

Binjakët

 

Ka gjasa që këshilla e dikujt t’ju çojë në drejtim të gabuar. Disa miq apo të afërm mund t’ju kundërshtojnë gjatë një bisede të rëndësishme sot. Megjithatë, përpiquni të mos e ndryshoni mendimin tuaj.

 

Gaforrja

 

Tregohuni një dëshues i vëmendshëm sot, pasi do ta kuptoni menjëherë rezultatin. Ka gjasa të zbuloni disa gjëra që nuk i dinit më parë për rrethin tuaj të ngushtë. Megjithatë, rekomandohet të silleni me dinjitet.

 

Luani

 

Universi ju këshillon të mos jeni xheloz, sepse kjo do të krijojë më tepër energji negative rreth jush. Mundohuni ta shihni fitoren e tyre si të ndershme, në vend që ta shihni atë si një fyerje personale. Arritjet e dikujt tjetër nuk kanë asnjë lidhje me ju, kështu që nuk ka kuptim ta marrësh atë në fyerje.

 

Virgjeresha

 

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për pushimet, sigurohuni që ta bëni atë sot. Edhe nëse nuk mund largoheni per disa kohë nga rutina e përditshme, angazhimi për të bërë diçka të vogël për veten do t’ju sjellë pozitivitet ne jetën tuaj.

 

Peshorja

 

A po ndiheni nën presion për të qenë aktiv tani, kur me të vërtetë nuk dëshironi të jeni? Ndiqni gjendjen tuaj shpirtërore, pavarësisht nga ato që mund të thonë të tjerët. Mos u ndikoni nga persona që janë të përqendruar në gjëra që nuk kanë rëndësi për ju.

Akrepi

Për idetë që ju keni tani, do tju duhet një përpjekje për t’i formësuar ato në praktikë. Mendimet tuaja të reja janë plot potencial, por kanë nevojë për një vizion të fortë për t’i shndërruar në realitet. Shikoni përreth dhe krijoni!

 

Shigjetari

 

Përralla e një miku mund t’ju bëjë të formuloni një plan hakmarrjeje sot. Vazhdoni të ecni përpara, sepse ka tre anë për çdo histori. Ajo që dini tani është vetëm një pjesë e figurës, dhe do të vijnë informacione të reja që do të ndryshojnë mënyrën se si ndiheni sot. Në qoftë se nuk doni të përfundoni me vezë në fytyrën tuaj, duhet të shmangni konfliktet. Lërini ata të luftojnë betejat e tyre dhe mësoni prej tyre.

Historia e një mikut/mikes suaj mund t’ju bëjë të mendoni ndryshe sot. Tregohuni më të vëmendshëm në aspektin familjar. Tregohuni të arsyeshëm dhe shmangni konfliktet.

 

Bricjapi

 

Fantazia do t’ju japë plot energji sot dhe do t’ju bëjë të mendoni pozitivisht. Ëndrrat ndonjëherë mund t’ju argëtojnë, sidomos nëse po kaloni një kohë të mërzitshme. Sa i përket aspektit profesional, parashikohesh ndryshime të rëndësishme.

 

Ujori

 

Të qëndrosh pranë dikujt që i pëlqen vetja nuk është ide e mirë. Përpiquni ta shmangni ose t’i tregoni vendin nëse do të jetë e nevojshme. Për beqarët e kësaj shenje parashikohet një ditë me zhvillime të veçanta.

 

Peshqit

 

Nëse sot ndiheni të vetmuar mos hezitoni t’i kërkoni ndihmë dikujt pranë jush. Do të keni nevojë për medimin e dikujt që ndodhet në të njëjtën situatë me ju ose që mund të ketë qenë më parë në këtë situatë. Ekziston mundësia që sot të merrni vendimin e duhur, por më parë do t’ju duhet të mblidhni më shumë informacion


Like it? Share with your friends!