Dashi
Çdo gjë do shkojë më së miri ndermjet jush dhe atij që keni në krah gjatë kësaj dite, madje do i zgjidhni me shumë qetësi problemet që keni pasur. Nuk do ngurroni as të kërkoni falje nëse e keni pasur ju gabimin. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë dhe të mos bëjnë çmenduri për të gjetur princin e kaltër. Në planin financiar duhet të merrni masa.
Demi
Partneri/ja do ketë shumë angazhime gjatë kësaj dite dhe nuk do mund t’iu kushtojë dot aq kohë sa dëshironi. Mundohuni të tregoheni më të kuptueshëm dhe të mos i mbani mëri. Beqarët duhet t’i shprehin pëlqimet dhe jo të mbyllen në vetvete. Në planin financiar mund t’ia lejoni vetes shpenzimet, situata është e qëndrueshme.
Binjakët
recommended by
GOSLIM
Dëshironi të hiqni dhjamin nga barku? Ne ju ndihmojmë!
MËSO MË SHUMË
Një klimë e ngrohtë bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Së bashku me partnerin/en do thurni edhe plane për të ardhmen. Beqarët nga ana tjetër do kenë një ditë plot e përplot me takime interesante. Mendohuni mirë që të bëni zgjedhjen e duhur. Financat do jenë paksa delikate
Gaforrja
Do keni konflikte të shumta me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini dot të flisni qetësisht me të. Gjithsesi yjet këshillojnë të mos dorëzoheni deri në minutën e fundit. Beqarët do jenë me humor të mirë dhe do tregohen më të hapur ndaj takimeve. Financat do jenë paksa të ndërlikuara, kujdes me shpenzimet.
Luani
Jeta juaj sentimentale do jetë shumë më e bukur sesa ju e kishit menduar. Do arrini t’i shprehni më lirshëm ndjenjat dhe do jeni gati të përjetoni eksperienca të reja me partnerin/en. Beqarët duhet të tregohen më të arsyeshëm dhe jo t’i jepen të parit që do iu dalë përpara. Të ardhurat do fillojnë pak nga pak të stabilizohen.
Virgjëresha
Do vendosni njëfarë distance me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe ambienti në çift do fillojë të ftohet. Yjet këshillojnë të mos e lëshoni veten dhe t’ia lini kohës gjithçka. Beqarët duhet të tregohen paksa të rezervuar me personat që do takojnë. Financat do mbrohen gjatë gjithë kohës nga planetët.
Peshorja
Asgjë nuk do shkojë sipas parashikimeve tuaja gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift, prandaj bëni shumë kujdes me ato që do thoni. Partneri/ja nuk do jetë me humor të mirë dhe do i ngelet qejfi shpejt. Beqarët do kenë prioritete të tjera të cilat nuk lidhen me dashurinë. Situata financiare do jetë shumë shqetësuese dhe problematike.
Akrepi
Duhet me patjetër t’i sqaroni mosmarrëveshjet që keni pasur në jetën tuaj në çift sot dhe të filloni të bëni plane për të ardhmen. Nëse lini gjithçka pas dore do jetë tepër vonë. Për beqarët do jetë ditë e nxehtë dhe e mbushur me emocione. Ëndrrat tuaja do fillojnë të realizohen një nga një. Kujdes me shpenzimet.
Shigjetari
Nëse kohët e fundit e keni neglizhuar partnerin/en tuaj, sot duhet të kujdeseni më tepër për të dhe t’ia plotësoni dëshirat. Ka disa persona të jashtëm që po presin rastin t’ua rrëmbejnë. Beqarët do kenë një ditë shumë të zakonshme. Në planin financiar situata do vazhdojë të mbetet e njëjtë.
Bricjapi
Tregohuni gjithë kohës të disponueshëm për partnerin/en tuaj sot dhe jepini atij ndihmën e duhur nëse do ua kërkojë. Toleranca gjithashtu do ishte një virtyt i çmuar. Beqarët nga ana tjetër mund të fillojnë dashuri pasionante me disa persona që i kane njohur që në fëmijëri. Me financat duhet të tregoheni shumë të matur.
Ujori
Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do keni një komunikim të mirë me partnerin/en dhe kjo mund të sjellë goxha probleme. Beqarët nuk do e kërkojnë me ngulm princin e kaltër, por në fakt për ta do ndodhë diçka e mrekullueshme dhe e papritur. Financat do përmirësohen ndjeshëm.
Peshqit
Mërkuri do iu ndihmojë të largoni rutinën nga jeta juaj në çift gjatë kësaj dite. Duhet të shtoni edhe pak dozat e imagjinatës në mënyrë që atmosfera të ngrohet. Beqarët nuk do kenë dashuri me shikim të parë as sot dhe kjo do i zhgënjejë paksa. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin edhe sikur te përballeni me vështirësi.