Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Gusht 2023


Dashi

Do luftoni fort sot për ta larguar rutinën nga jeta juaj ne çift dhe do ndiheni me mire për këtë fakt. te dy do tregoheni me te hapur dhe do provoni eksperienca te reja. Beqaret edhe pse do mërziten mjaft për shkak te vetmisë nuk duhet te dorëzohen apo te bien ne pesimizëm. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi te madhe dhe situata do jete goxha e qëndrueshme.

Demi

Jeta ne çift do jete përgjithësisht e qete dhe aspak problematike. Edhe pse tundimi mund te jete i forte për një person qe do takoni rishtazi nuk do e tradhtoni atë qe keni ne krah. Beqaret me shume gjase do gjejnë personin e tyre te ëndrrave dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin sot qe ta keni te nesërmen te siguruar.

Të tjera

Më në fund në tregun tonë. Një preparat natyral që përmirëson dëgjimin dhe është armiku më i madh i tringëllimë në veshët dhe infeksionet e veshit.
Sponsored by MonadPlug

Binjaket

Atmosfera ne çift do jete mjaft e ngrohte gjate kësaj dite dhe do keni mundësinë te flisni me qetësisht me partnerin tuaj. Do i zgjidhni një nga një te gjitha problemet qe keni pasur. Edhe për beqaret do jete dite me fat. Mundësitë për te njohur persona te rinj do jene te shumta. Financiarisht do përballeni me momente te vështira kështu qe duhet te bëni kujdes me shpenzimet.

Gaforrja

Do ndërtoni një mur te forte sot i cili do e mbroje jetën tuaj sentimentale. Pritet qe dita te jete e mire dhe te mos keni asnjë kontradikte me partnerin. Beqaret nuk duhet te nxitohen për te krijuar një lidhje. Njihuni mire me personat qe do takoni e me pas mendohuni çfarë hapash te hidhni. Ne planin financiar do keni surpriza te njëpasnjëshme te cilat sigurish do ua ngrenë moralin.

Luani

Pas një periudhe te vështirë për jetën tuaj ne çift, sot do fillojnë te lindin rrezet e para te diellit. Do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do dini te kërkoni falje. Beqaret duhet te joshin personat qe do takojnë, por jo te kalojnë limitet. Financat do jene goxha te dobëta. Shmangni sa te mundni shpenzimet për gjera te kota sepse situata mund te vështirësohet edhe me shume.

Virgjeresha

Dite e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për shume gjera me partnerin dhe kjo do e acaroje atmosferën. Për beqaret do ketë surpriza te njëpasnjëshme. Përgatituni për një dite shume ndryshe nga ato qe keni jetuar deri me sot. Financat do jene te mira, por duhet ende pune qe te keni përmirësimet qe keni dëshiruar.

Peshorja

Venusi, perëndesha e dashurisë do jete aleati juaj me i forte gjate kësaj dite. Ky planet do ua ndriçoje mendimet dhe do e dini mire çfarë hapash te hidhni për ta çuar me tej lidhjen. Beqaret do parapëlqejnë me shume flirtet dhe aventurat afatshkurtra sesa lidhjet serioze. Mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar është momenti i duhur për te investuar.

Akrepi

Do e mbroni gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe nuk do lejoni askënd te ndërhyjë ne te. Komunikimi me partnerin do jete shume i mire. Beqaret i pret një dite emocionuese dhe me një takim fantastik. Shfrytëzojeni sa te mundni! Ne planin financiar duhet te merrni disa masa strikte ne mënyrë qe situata te mos behet problematike.

Shigjetari

Nëse marrëdhënia ne çift nuk ka qene aq e mire sa me pare duhet te tregoheni edhe me te kujdesshëm sot. Mundohuni te flisni hapur me partnerin tuaj dhe t’i zgjidhni me qetësi te gjitha konfliktet. Beqaret nuk duhet te bëjnë asnjë lloj sakrifice për te bere për vete dike. Lërini gjerat te rrjedhin vete. Financiarisht do jeni me fat dhe nuk do keni asnjë problem.

Bricjapi

Dita nuk do jete shume e mire për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni ndarje përfundimtare megjithatë do vendosni te qëndroni pak larg njeri-tjetrit për te reflektuar mbi te ardhmen. Beqaret do takojnë persona te rinj dhe do ndihen me se miri pranë tyre. Ne planin financiar do keni fat dhe një përmirësim te ndjeshëm te situatës. Kujdes mos shpenzoni shuma marramendëse.

Ujori

Jeta juaj ne çift do jetë mjaft e privilegjuar gjate kësaj dite. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël. Beqaret nuk do e kenë shume mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por duke folur me miqtë do ndryshojnë paksa mendim. Financat fatmirësisht nuk do kenë asnjë problem. Mund te shpenzoni edhe pak me tepër nëse dëshironi.

Peshqit

Me ne fund do i konkretizoni disa projekte qe keni menduar për jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni me te plotësuar. Harmonia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Beqaret do njihen me persona mjaft tërheqës me te cilët do ia vleje te krijoni një lidhje. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni shpenzime shume te mëdha edhe sikur te ardhurat te jene te mira.


Like it? Share with your friends!