“Horoskopi i detajuar nga Susanë Miller.. Çfarë parashikon astrologia e njohur”


Ujori dhe PeshqitHoroskopi i Susan Miller për muajin qershor 2023: Ujori dhe Peshqit

Sigurisht, edhe për ty Ujor, si për çdo shenjë tjetër, muajt e mëparshëm kanë qenë tejet sfidues. Je hasur me lajme të papritura, ke marrë më shumë përgjegjësi dhe je ndjerë sikur toka po dridhet nën këmbët e tua. Këto ngjarje të papritura të kanë mpirë pak, por besojmë se ky muaj do të jetë shumë më pozitiv për ty.

Gjatë kësaj fundjave (3-4 qershor) do të kesh një event social të shumpëritur. Nëse nuk ke ende një ftesë, ji ti personi që e organizon, pasi është e sigurt që do të argëtohesh. Gjithsesi, Saturni kursimtar të tërheq veshin për kursimet, ndaj takoji miqtë e tu dhe gjej disa qasje më ekonomike.

Do të vësh re një tension që vjen nga planete të ndryshme, të cilat nuk do të bashkëpunojnë fare me njëri-tjetrin, përkundrazi, kanë edhe një prirje për të qenë armiqësorë. Ndryshimet që ndodhën në karrierën tënde, si dhe në raport me familjarë apo miq, ishin totalisht të paparashikueshëm prej teje, sidomos për faktin se u përballën me dëshirën tënde për të mbajtur fort strukturat e krijuara dhe për t’i rezistuar kompromisit.

Ky muaj i referohet aftësisë tënde për t’u përshtatur dhe për të ndryshuar. Pika më e ndritur e jetës tënde do të jetë ndjesia e ngrohtësisë që do të marrësh nga miqtë, si dhe ajo e dashurisë, nga një lidhje romantike. Nëse nuk ke një partner romantik, Hëna e re e 17 qershorit të mund të sjellë në jetën tënde një person që do të të ngjallë kuriozitet.

Jupiteri, i cili ka hyrë në zonën e shtëpisë dhe familjes, do të krijojë një strehë të sigurt dhe të bukur, duke të mbrojtur kundrejt peripecive me të cilat mund të hasesh. Nëse je duke kërkuar zgjidhje për një problematikë që lidhet me një prind, mund të jesh në gjendje ta gjesh atë. Pavarësisht lajmeve jo të mira në lidhje me shtëpinë dhe familjen, sërish, me ndihmën e Jupiterit mund të manifestosh për të realizuar ëndrrën tënde.

Lajmi më i mirë është se Jupiteri dhe Saturni do të bashkëpunojnë që të arrish ndjesinë më të bukur të sigurisë që të dhuron shtëpia. Nëse ke në plan të blesh një shtëpi, qershori është muaji perfekt për të kërkuar dhe për të bërë ofertën tënde. Vendimet për pronën dhe shtëpinë që do të marrësh tani do të të sjellin siguri financiare për një periudhë afatgjatë.

Nëse mendon se asgjë nga këto nuk korrespondon me ty dhe të duket shumë i largët plani për të blerë një shtëpi, Susan Miller të thotë: “Ka një arsye pse Jupiteri është planeti i mrekullive”. 😉

Beso, Ujor, mjaft u bëre skeptik!

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2023: Ujori dhe Peshqit
Gjatë këtij muaji bëj më të mirën tënde për t’iu përgjigjur me mirësjellje pyetjeve që të bëhen. Nuk ka nevojë të kesh një qasje arrogante apo luftarake, pasi jo gjithçka bëhet me tendencë. Merr kohën tënde, përshtatu dhe qetësohu.

Jupiteri do të të ofrojë të gjithë ndihmën e tij që të gjesh fjalët e duhura, për të qetësuar në mënyrën e duhur çdo marrëdhënie, e cila së fundmi mund të jetë acaruar. Gjithashtu, nëse është pjesë e planit tënd, Jupiteri mund edhe të të ndihmojë në krijimin e një marrëveshjeje kontraktuale.

Jeta jote në punë është më e ngarkuar se kurrë, por nëse të ofrohen mundësi të tjera për punë private, apo mundësi të reja, konsideroji, mos i refuzo direkt. Nëse do të punosh si freelancer, disa shanse të shumëpritura do të shfaqen në horizont.

Afërdita dhe Marsi do të kujdesen që në sektorin e punës dhe detyrave, të kesh një bashkëpunim shumë të mirë me kolegët, si dhe një popullaritet të merituar.

Në lidhje me një pjesëtar të familjes, do të kesh të reja, të cilat do të të nxisin që të përqendrohesh më shumë te prindërit dhe jeta jote private dhe kjo do të zgjasë për disa javë. Nëse do të marrësh me qira apo të blesh një hapësirë të re për të jetuar, apo ke në plan të rinovosh shtëpinë, kujtohu që Neptuni do të ta mjegullojë pak realitetin.

Saturni në shenjën tënde tregon se je gati për të krijuar një themel të ri, të rëndësishëm në jetën tënde, që konsiston me krijimin e një familjeje të bukur dhe solide. Je gati që të bësh ca përpjekje për të rregulluar gjërat dhe marrëdhënien, si dhe për të marrë një hap të ri në të ardhmen. Zgjedhjet që do të bësh tani, në 2024-ën dhe në 2025-ën do të ndikojnë në jetën tënde, ndoshta edhe përgjithmonë.

Bashëpunimi i Saturnit me Jupiterin do ta bëjnë këtë muaj më të spikaturin dhe do të ndriçojnë sektorin e të ardhurave. Prej kohësh ke punuar që të krijosh sigurinë e duhur në aspektin financiar dhe shumë shpejt do ta arrish këtë.

Peshqit e lindur në 25-26 shkurt, plus, minus 3 ditë do ta ndiejnë drejtpërdrejt aspektin e Jupiterit dhe Saturnit dhe me shumë gjasa, do të marrin një dozë të dyfishtë fati. Kujdesu që gjatë kësaj periudhe të mos i marrësh shumë afër zemrës kritikat dhe t’i shfrytëzosh ato si një mundësi për t’u përmirësuar. Jupiteri të ndihmon shumë në sektorin e krijimtarisë, të shkruarit, të folurit në publik, redaktimit, apo kodimit, për të të dhuruar mundësi të reja dhe meqë ky bashkëveprim është tejet i rrallë, shfrytëzoje momentin.


Like it? Share with your friends!