Horoskopi, i detajuar për ditën e neserme 11 Shkurt 2024 nga Paolo Fox “


DASHI

Gjatë kësaj dite nuk do jeni në humorin më të mirë të mundshëm dhe nuk do doni të ndryshoni aspak zakonet tuaja. Lëshimet mund të ndodhin një ditë tjetër, jo sot. Ju të dashuruarit do i merrni gjërat shtruar dhe do e dëgjoni partnerin, por nuk do pranoni kurrsesi që të bëni me detyrim atë që atij i duket me e logjikshmja. Mund të lindin edhe debate në disa momente. Ju beqarët do jeni aq sharmantë saqë askush nuk do mund t’iu rezistojë, por nuk do keni besim të plotë për te hedhur hapa me këdo. Në punë nuk do ndiheni plotësisht të sigurt dhe herë pas here do shtangni. Në planin financiar mos rrezikoni sepse keni për të pasur vështirësi edhe më të mëdha më pas.

DEMI

Organizimi qe do keni sot do jetë i adhurueshëm dhe shumë do ju kenë zili. Nëse keni një lidhje mundohuni të gjeni kohë të lirë për partnerin edhe sikur te jeni të ngarkuar me çështje profesionale. Nëse nuk e bëni këtë partneri do ndihet i lënë pas dore dhe do kërkojë strehim diku tjetër. Për ju beqarët do ndodhë diçka që as që e imagjinonit. Nuk thonë kot se “rastësia është mbret i botës”. Sipas Horoskopi.vip , në punë do lodheni e do kaloni pengesa, por arritjet do ju bëjnë të harroni gjithçka. Do ngjitni shumë shkallë në karrierë. Me financat duhet të bëni ekonomi sa pa filluar problemet.

BINJAKËT

Puna dhe financat mund t’iu sjellin disa vështirësi gjatë kësaj dite të cilat mund t’i kaloni vetëm fale intelektit dhe mbështetjes së të afërmve. Nëse keni një lidhje herë pas here mund te keni edhe ndonjë debat dhe do mendoni të qëndroni larg njëri-tjetrit, por sapo të kalojnë disa orë nuk do mundeni dot pa telefonuar dhe pa i dëgjuar zërin atij që dashuroni. Mbrëmja do jetë më e ngrohtë. Ju beqarët sot do vini re se një koleg flirton me ju me delikatesë dhe ju sheh kur nuk e keni mendjen. Në punë do e keni akoma më të vështirë të arrini objektivat sepse disa kolegë do ju pengojnë me çdo lloj mënyre. Për financat të kënaqshme, mos shpenzoni për gjëra të tjera përveç atyre më të domosdoshmeve.

GAFORRJA

Sot do jeni dëgjues shumë të mirë dhe do i vini në zbatim disa këshilla të vyera që do iu japin ata që ju duan të mirën. Mërkuri dhe Dielli do jenë planetët që do ua zbukurojnë edhe më shumë ditën. Nëse e keni tashmë një lidhje do shkëmbeni mendime dhe ide me partnerin dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Çdo çast do jetë i bukur. Edhe ju beqarëve më në fund do ju rikthehen ngjyrat në jetën tuaj. Do mund të afroheni me atë që keni kohë që e simpatizoni. Në punë, projektet e nisura mund të kenë edhe disa vonesa të vogla, por nuk duhet të alarmoheni. Financat do jenë të mjaftueshme sa për të bërë shpenzimet e nevojshme.

LUANI

Hëna dhe Venusi nuk do bashkëpunojnë sot për ta bërë jetën tuaj më të bukur kështu që përgatituni për vështirësi. Do hezitoni të hidhni hapa dhe mundet edhe të mbylleni në vetvete. Nëse keni një lidhje kujdes me kërkesat që do bëni dhe me fjalët që do thoni pasi partneri nuk do jetë në humorin e duhur. Çastet romantike thuajse do mungojnë plotësisht. Ju beqarët do jeni aq të pabindur për hapat që duhet të hidhni saqë do lini një takim me dikë dhe në momentin e fundit nuk do shkoni. Në punë nuk duhet të kërkoni rritje page sot sepse nuk është momenti i duhur. Për më tepër ju nuk do i arrini as objektivat që iu janë dhënë. Për të përmirësuar financat mos u fiksoni tek lotaritë.

VIRGJËRESHA

Ditë e suksesshme ka për të qenë kjo e sotmja. Do arrini të bëni të gjitha ndryshimet e nevojshme e më pas do merrni frymë lirisht. Yjet do ju mbështesin gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin për të shkuarën e për të ardhmen. Do i pranoni edhe gabimet dhe do ndiheni gati të bëni ndryshimet e nevojshme. Ju beqarët do takoni persona të sinqertë me të cilët do afroheni goxha. Në punë do filloni projekte edhe më gjigande. Nuk do keni aspak frikë sot të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik të vogël për të hedhur hapa të mëdha. Financat do jetë të mira dhe do jeni të qetë edhe në këtë plan.

PESHORJA

Dëgjojini më shumë miqtë tuaj gjatë kësaj dite sepse ata do iu japin këshilla të vyera. Në dashuri do jetë Hëna ajo që do mundohet t’ua ndriçojë mendimet. Nëse keni një lidhje sot do mendoni më seriozisht për të ardhmen së bashku dhe do filloni të konkretizoni disa nga ëndrrat tuaja. Gjithsesi lumturinë që do ndieni më mirë ta mbani për vete dhe të mos ua tregoni të tjerëve. Sipas Horoskopi.vip , ju beqarët para se të merrni këshilla nga të tjerët për dashurinë duhet të shohin se si ju ecën atyre marrëdhënia. Në punë do jeni mjaft kreativë dhe do merrni komplimente të njëpasnjëshme. Edhe financat do arrini t’i mbani në gjendjen që keni ëndërruar.

AKREPI

Pavarësisht vështirësive që do ju dalin gjatë kësaj dite, ju nuk do e lini veten të dominohet nga emocionet dhe do reflektoni me kujdes. Nëse keni një lidhje do mendoheni dy herë para se t’i bëni kritika apo t’i kërkoni diçka partnerit. Kjo mënyrë të sjelli do shmangë problemet dhe vështirësitë. Ju beqarët do zgjoheni me optimizëm dhe do gjeni mënyrat më frytdhënëse për të arritur atë që doni. Në punë do hasni disa vështirësi gjatë kësaj dite, por falë inteligjencës dhe qetësisë që ju karakterizon do dini si të zgjidhni gjithçka. Financat do përmirësohen goxha nga një shumë parash e ardhur papritur.

SHIGJETARI

Do jeni shumë të paduruar gjatë kësaj dite dhe mund të hidhni hapa të pamenduara mirë. Tregohuni disi më tolerantë nëse nuk doni që gjithçka të marrë tatëpjetën. Nëse jeni në një lidhje, sot do ketë zhvillime shumë të rëndësishme. Në mëngjes do bëni gabime që mund ta lëndojnë partnerin, por menjëherë do reflektoni dhe në mbrëmje mund të organizoni një darkë romantike. Zemra e partnerit është e brishtë dhe ai do ju falë. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që herë tjetër duhet të abuzoni. Ju beqarët do pëlqeni shumë dikë, por rivaliteti i fortë do ju nxisë të stepeni dhe të qëndroni pas. Në punë ka rrezik të mos jeni shumë të organizuar dhe kjo do ju shtyjë drejt vështirësive. As me shpenzimet nuk do bëni kujdes dhe gjendja do jetë delikate.

BRICJAPI

Hëna do mbizotërojë në qiellin tuaj dhe ajo do ju sjelle plot të mira. Do keni një vizion më të qartë për gjithçka. Ju të dashuruarit vërtet do stresoheni pak për hapat që do hidhni, por në fund do arrini ta stabilizoni marrëdhënien dhe të keni një ditë të bukur. Ju beqarët do reflektoni me kujdes dhe nuk do hidhni hapa të pamenduara me kujdes. Duke menduar sot do keni përfitime edhe nesër. Në punë do filloni të programoni disa projekte të reja shumë të rëndësishme. Gjithsesi mos nënshkruari asgjë pa qenë plotësisht të bindur. Nëse nuk doni të keni probleme financiare mundohuni t’i vini vetes kufij.

UJORI

Ka shumë mundësi që sot të keni arritje në jetën tuaj në tërësi, përveç dashurisë që herë pas here mund të përballen me disa vështirësi. Nëse keni një lidhje nuk do i kushtoni rëndësinë ë duhur partnerit dhe do e lini vetëm atë në momentet që ka më shumë nevojë për ju. Kjo do e ftohë marrëdhënien mes jush dhe gjithçka për fajin tuaj. Ju beqarët mund të rivendosni kontakte me një ish-in tuaj dhe do mendoni të riktheheni me të. Në planin financiar, Jupiteri do jetë planeti me më shumë fat. Ai do ju bëjë më të logjikshëm dhe më këmbëngulës. Për ju nuk do jetë asgjë të pamundur sot. Edhe financat do kenë përmirësime të njëpasnjëshme.

PESHQIT

Dita e sotme nuk do jetë e shkëlqyer për ju. Herë pas here do keni edhe konflikte dhe do ndiheni të mërzitur. Ju të dashuruarit nuk do ju pëlqejë aspak monotonia e marrëdhënies që keni ndërtuar dhe ka rrezik të vendosni t’i riktheheni lirisë së dikurshme. Kujdes! Gjërat nuk kanë për të qenë aq të lehta sepse partneri nuk do e pranojë këtë. Ju beqarët do merrni vetëm disa premtime dhe asgjë më shumë sesa aq. Në punë jo se do keni shumë vështirësi, por vëndi që iu është dhënë nuk do ju pëlqejë dhe nuk do ju bëjë të ndiheni mirë. Për financat do jetë një ditë shume e zakonshme.


Like it? Share with your friends!