Horoskopi i Majit nga Susan Miller


Dashi
Ndërkohë që kemi hyrë në muajin Maj, ju keni kaluar përmes dy eklipseve gjatë muajit prill, kështu që lajmet që këto eklipse sollën, kanë vendosur në vëmendjen tuaj cështje që lidhen me një marrëdhënie të ngushtë ose çështje që përfshijnë shëndetin tuaj dhe / ose të ardhurat tuaja. Detyra e një eklipsi është që të punojë kundër gjendjes pasive (status-quo), me qëllim që të nxisë progresin dhe ecjen përpara të situatave të ndryshme. Nëse nuk keni dëgjuar asnjë lajm gjatë muajit të kaluar në kohën e eklipsit, jini të vëmendshëm rreth datave 14 dhe 28 Maj, sepse shpesh herë një eklips mund ta dorëzojë lajmin e saj pikërisht një muaj më vonë dhe ka të ngjarë që në focus të jenë të njëjtat tema. Një marrëdhënie e ngushtë mund të jetë komplikuar ose akoma më keq- dëmtuar shumë- prandaj tregohuni i kujdesshëm.

Nëse do ti ktheheni edhe njëherë leximit të parashikimin të muajit të kaluar, ju mund ti gjeni fjalitë e mëposhtme të nënvizuara. Personat e shenjës së Dashit, ditëlindja e të cilëve bien në mes të prillit, apo ata që kanë një planet që ishte afër Peshores në 25 gradë, kanë më shumë gjasa ti ndiejnë këto ndryshime drastike që vijnë nga muaji i kaluar.

Këtë muaj, ju keni një Hënë të Plotë te Akrepi më 14 maj dhe duke qenë se Saturni do të rrotullohetshumë afër shenjës suaj, lajmet financiare mund të jetë qartësisht të dukshme. Ju mund të ndiheni të detyruar që të hartoni një plan praktik, pasi duket se kjo do të jetë e nevojshme. Ka të ngjarë që ju të merrni sinjale për domosdoshmërinë e këtij plani më herët, në 10 maj ose afër kësaj dite, kur Saturni do të pozicionohet kundër Diellit. Kjo mund tju bëjë që ta shikoni jetën me syze të errëta, por do jetë një ndjesi që do të kalojë shpejt. Ju mund tju duhet të merrni përsipër të zgjidhni një çështje prone apo të paguani një kredi të madhe. Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë, do tju ndihmojë këtë periudhë duke ju dhënë mbështetjen bujare të familjes suaj. Është gjithashtu e mundur që ju të keni shumë fat në lidhje me shitjen e pasurive të patundshme apo situatën e strehimit. Nëse keni nevojë për të holla të shpejta, shtëpia juaj është me fat këtë kohë, kështu që ju do keni mundësi të merrni hua lidhur me çështje që i përkasin shtëpisë.

Një marrëdhënie e re dashurie, e cila është në fillimet e saj, mund të ndërlikohet disi, pasi një keqkuptim ose shikim i shtrembër mund të shkaktojë një qejfmbetje që do të zgjasë për një kohë të gjatë (brenda muajit). Megjithatë, më 24 maj, kur Saturni dhe Jupiteri të formojnë një kënd ideal në aspektin e harmonisë, ju do të keni një shans për të zhbllokuar ndonjë dilemë financiare që mund të keni hasur dhe për tu afruar sërish me personin e dashur, për të keni menduar se po e humbisni.

Një ngjarje e rëndësishme do të ndodhë më 19 maj, kur sundimtari juaj, planeti Mars, më në fund do të hyjë në qarkullim, pasi ka qenë në prapavijë prej 1 Marsit.Progresi drejt qëllimeve që keni vendosur, mund të ketë qenë i vështirë, por me hyrjen e këtij planeti energjik, pas 19 majit, ju do të shihni një ndryshim të kënaqshëm në këtë aspekt. Njerëzit, të cilët duhet të japin vendime lidhur me ju , do jenë më të vendosur dhe miratimet që ju duheshin për të filluar projektet tuaja më në fund do vijnë. Marsi nuk do të rrotullohet në kurbë të plotë deri në fund të qershorit, por edhe në këtë situatë, ju do të shihni një rritje të shpejtë të ritmit pothuajse menjëherë. Marsi do të hyjë në orbitë direkt pas datës 19 Maj, kështu që mund ti thoni lamtumirë vonesa frustruese.

Në fushën e romancës, ecuria e marrëdhënies do të varet shumë nga fakti se si e ka gjetur eklipsi i muajit të kaluar (15 prill) lidhjen tuaj të dashurisë. Nëse ajo ka qenë e brishtë, ky eklips do të sjellë domosdoshmërinë për tëvendosur se çfarë duhet të bëni në lidhje me lajmet që keni marrë.

Afërdita do të vendoset te shenja e Bricjapit për herë të parë dhe të vetme gjatë këtij viti, nga data 2 maj deri në 28 maj, një kohë e mirë kjo për të përmirësuar veshjet tuaja dhe paraqitjen e tyre. Afërdita do të rrisë shumë sharmin tuaj. Nëse jeni beqar/e, dita juaj më e ndritshme do të jetë 15 Maji, kur Afërdita do të marrë mesazhe ngaplaneti i të papriturave, Urani, të dy këto planete të vendosura të Demi.
Muaji përfundon me një ngjarje të gëzueshme, që sjell Hëna e Re,më 28 maj. Në ditët që pasojnë këtë ditë, ka të ngjarë që ju do të mund të udhëtoni në një distancë të shkurtër, ndoshta për të parë motrën, vëllain apo një të afërmin tuaj. Çdo udhëtim që do të ndërmerrni do tju bëjë të ndiheni shumë mirë. Çdo të mirë që keni gëzuar përmes mirësisë së prindërve tuaj ose një anëtar tjetër brenda familjes do të vazhdojë edhe këtë periudhë. Të gjitha llojet e udhëtimit do të funksionojnë shumë mirë.

Ju mund tju kërkohet të flisni në një grup ose të filloni të hartoni një detyrë të rëndësishme me shkrim si rezultat i kësajHëne të Re më 28 Maj – çdo gjë do të shkojë mirë. Ju mund të nënshkruani dokumenta të rëndësishëm gjithashtu, pas datës 28 maj (nëse jeni konsultuar me avokat dhe keni marrë dritën jeshile prej tij). Muajin e ardhshëm, nga data 7 qershor deri më 1 korrik,planeti i Mërkurit do të shkojë në prapavijë, kështu që bëjini të gjitha lëvizjet e rëndësishme tani. Të gjitha sipërmarrjeve tuaja do të shkojnë më mirë gjatë pjesës së tretë të muajit, nga data 19 maj deri në 31 maj.

Demi
Ju sapo keni dalë nga eklipsi i fuqishëm i 28 Prillit, i cili pothuajse ju detyroi të mendonit se çfarë do tju bënte ju bënte të lumtur, veçanërisht në lidhje me një marrëdhënie të ngushtë. Puna juaj gjithashtu duket se është ndikuar nga ky eklips, duke përfshirë udhëtimet jashtë, mediat dhe bisedimet zyrtare. Sa më afër datës 28 Prill të jetë ditëlindja jote, aq më shumë do ti ndieni këto efekte. Ju mund të keni nevojë për kohë që të mendoni të gjitha ato që ndodhën. Kujdesuni për shëndetin tuaj, pasi këto ditë mund të jenë të lodhshme dhe çdo dobësi tuajën do ta nxjerrin në sipërfaqe.

Hëna e Re te Akrepi, në sektorin tuaj të marrëdhënieve më datë 14 Maj, do tju bëjë që të merrni një vendim serioz në në lidhje me të ardhmen e marrëdhënies suaj. Nëse jeni të lumtur bashkë, ka të ngjarë që të planifikoni fejesën ose martësën tuaj, por nëse jëni aktualisht të angazhuar në fejesë apo martesë, ndoshta do të jetë koha që të realizoni qëllime të reja sëbashku. Ditët që janë afër Hënës së Re, mund të bëhen momente deçizive në jetën tuaj, ku vendimet do të qëndrojnë në një vend për një kohë të gjatë, ndoshta përgjithmonë.
Koha do të jetë shumë e volitshme për ju, nëse do të doni që të largoheni nga qyteti thjesht për ndryshim të pamjes. Zgjidhni që të largoheni në fundjavën e 24-25 Majit, kur Jupiter ii fatit dhe të mirave do të takohet me Saturnin- këto planete do të sjellin harmoni për të gjitha gjërat, madje edhe për ato që nuk dukeshin se ishin.

Marsi nuk do jetë më në prapavijë sapo të hyjë data 19 Maj; në këtë ditë ky planet do të fillojë sërish të qarkullojë në orbitën e tij. Vendimet që dukeshin kaq shumë të vështira për tu marrë, do të bëhen shumë më të thjeshta tani. Marsi ndodhet në sektorin tuaj të shëndetit, kështu që ushtrimet/ aktiviteti fizik që po ushtroni do të fillojë të tregojë rezultate të dukshme tani. Nëse keni bërë analiza mjekësore rutinë apo kontrolle për shëndetin, ju do ti merrni rezultatet në afërsi të datës 19 maj.

Kjo zonë e kartelës suaj yjore gjithashtu mbulon projektet e punës dhe ju do të përballeni me shumë më pak vonesa se më parë. Nuk është asnjëherë lëvizje e mençur që të nisni një projekt të rëndësishëm të ri ose një produkt, ose për të hapur një biznes, ndërkohë që Marsi, planeti i energjisë, është jashtë fazës së qarkullimit. Marsi do të lëvizë edhe më shpejt nga fundi i qershorit, kështu që çdo ditë do të sjellë edhe më shumë rezultate të kënaqshme për ju. Ju mund të filloni aksionin direkt pas datës 19 Maj, por në qoftë se ju mund të prisni pak më shumë, do të jetë akoma më mirë.

Muaji përfundon me një Hënë të Re te Binjakët, e cila do t’ju ndihmojë të merrni një rritje page apo të negocioni një pagë për një pozicion të ri. Kjo është një Hënë e Re shumë e rëndësishme – përdoreni atë për të përmirësuar fluksin e parave tuaja. Neptuni do të jetë pozicionuar në kënd të vështirë, kështu që sigurohuni se i keni të gjtha të dhënat e duhura. Në qoftë se, gjatë procesit të negociatave, intuita juaj ju thotë se diçka ka mbetur jashtë diskutimit, vazhdoni “gërmoni” derisa ju të ndiheni i kënaqur. Por planeti i Marsit do të ndodhet në një pozicion të përshtatshëm, kështu që mund tju krijohet mundësia për tu paguar për punë jashtë orarit ose të mërrni shpërblim për punën tuaj, por ndoshta edhe të fitoni një klien të ri.

Në sektorin e romancës dhe dashurisë, ju që jeni aktualisht në një marrëdhënie do të dëgjoni lajme të reja. Personat eshenjës së Demit që janë akoma vetëm, do ti gëzohen më shumë muajit që vjen, pasi planeti udhëheqës, Afërdita, do të vendoset në shenjën e Demit. Someone from your past might come back to see if you both can reignite your relationship – see hoë you feel, for only you can decide. Dikush nga e kaluara e juaj mund tju kërkojë që të krijoni sërish një marrëdhënie me njëri tjetrin- mendohuni mirë dhe kuptoni si ndiheni për këtë, pasi vetëm ju mund të vendosni.

Binjakët
Eklipsi diellor i fundit gjatë muajit të kaluar, më 28 prill, kishte tone të qarta për ju. Mund tju është dashur të vizitoni një të afërm të dashur për ju, i cili mund të jetë shtruar në spital apo në një qënder rehabilitimi. Ka të ngjarë që ju mund të shkoni në spital për arsye shëndetësore ose ndashta do takoni mjekun tuaj për të vendosur për një ndërhyrje të nevojshme. Por ekziston edhe mundësia që një sekret shumë personal mund të ketë dalë papritur –juaji apo i dikujt tjetër- dhe tani ju duhet të vendosni se çfarë të bëni në lidhje me atë që keni mësuar.

Një Hënë e Plotë e e rëndësishme në 14 Maj në sektorin e shëndetit do të bëjë një bilanc për gjendjen e mendjes dhe trupit tuaj. Ju mund të merrni përgjigje për analizat dhe testet mjekësore ose të përfundoni një proçedurë dentare. Apo, këto rezultate analizash mund ti japin mjekut tuaj çelësin për trajtimin e duhur që duhet tju japë. Hënat e Plota kanë tendencë që të sjellin rezultate të shpejta, kështu që le të shpresojmë se kjo do të jetë e vërtetë edhe për ju. Në të njëjtën kohë, duket se ju jeni gati për të përfunduar një projekt në punë që ka qenë i vështirë dhe kompleks, me shumë pjesë që i mungonin. Është e drejtë që të prisni të paguheni mirë, falë Jupiterit, dhënësit të dhuratave dhe fatit të mirë, i pozicionuar në kënd ideal Saturnin e qëndrueshem gjatë gjithë muajit, por sidomos afër datës 24 maj.

Në aspektin e dashurisë dhe miqësisë, në qoftë se ju nuk keni marrë lajme të papritura në një marrëdhënie romantike apo platonike muajin e kaluar, ju do ti merrni ato në mes të muajit maj. Disa nga lajmet mund tju trondisin, kështu që duhet të përgatiteni për këtë moment, por ju gjithashtu mund të ekzaltoheni shumë me ato që do të mësoni. Eklipset vënë në provë sigurinë dhe fuqinë e gjërave, kështu që një rezultat do të jetë detyrimisht përfundimtar, jetë shtyrë për të ose në fund të spektrit, në kontrast të lartë terma zi-apo-të bardhë. Ju nuk do të dini me siguri se cilin drejtim do të marrë marrëdhënia juaj deri në fund të muajit. Marsi është në prapavijë në sektorin tuaj të romancës prej disa kohësh, kështu që nëse ju keni patur vështirësi për të vendosur rreth një marrëdhënieje të ngushtë, është mëse e kuptueshme. Tani, me hyrjen e Marsit në status aktiv në 19 maj, ju do të jeni të qartë dhe do të keni shtytje për të ecur përpara me besim.

Një ditë e veçantë për aktivitet social do të jetë data 18 Maj kur Afërdita dhe Urani do të takohen me njëri tjetrin. Kjo është një ditë kur shkëndija dashurie mund të ndizen në një eveniment, qoftë ky për biznes apo kënaqësi personale, prandaj planifikoni të dilni me miq dhe të argëtoheni; si dhe ti kushtoni rëndësi pamjes suaj të jashtme.

Një ngjarje e rëndësishme do të ndodhë kur Hëna e Re te Binjakët do të shfaqet në 28 prill dhe në dy javët në vijim. Kjo Hënë e Re do tju jap energji dhe do tju ndihmojë të materializoni një ëndërr që e keni përzemër. Marsi, tani në shtëpinë tënde pestë të dashurisë së vërtetë, do të jetë në kënd të përsosur me Hënën e Re dhe Diellin. Karizma juaj e natyrshme, do të bëjë për vete një person të ri, i cili mund të jetë shumë intrigues.

Në të njëjtën kohë që shfaqet Hëna e Re e datës 28 prill, Saturni dhe Jupiteri do të forcojnë reputacionin e karrierës tuaj. Të ardhurat tuaja do të përfitojnë nga një projekt, që do ta përfundoni së shpejti.

Marsi ka qenë në prapavijë për disa muaj, por më 19 maj ky planet i energjisë do të kthehet në qarkullim, taman në kohën që Hëna e Re e 28 majit do të ndezë shkëndijat e romancës dhe dashurisë. Në fund të muajit, ju mund ta drejtoni energjinë e Hënës së Re në cilëndo mënyrë që dëshironi – siç mund të jetë planifikimi i një shtatzanie, ose krijimi i një ideje për një shkrim projekti apo mësimdhënie, ose të zhvilloni karrierën tuaj, të shtoni të ardhurat apo të kujdeseni më shumë për shëndetin.

Siç e shihni, edhe pse muaji Prill kishte momentet e tij dhe fillimi i muajit maj mund të duket pak i vështirë këtë moment, jeta juaj do të jetë absolutisht në ngritje, i dashur Binjakët.

Gaforrja
Muajin e kaluar ju mund të keni qenë të fokusuar në ndryshimet që lidhen me karrierën tuaj, ose në qoftë se nuk ka patur ndonjë të tillë, ju do të mund të shihni të marrë formë këtë muaj. Ju jeni në një moment të ndryshimeve të mëdha, prandaj kujdesuni për veten tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërkohë që formuloni strategjinë tuaj. Trajtimet e rregullta në qëndrat e SPA-ve dhe masazheve, më shumë do jenë një domosdoshmëri sesa luks, kështu qëplotësojani vetes nevojën për pushime relaksuese. Një ditë që mund të sjellë lajme të gëzueshme në lidhje me karrierën tuaj është18 Maji, kur Afërdita dhe Urani do të bashkojnë forcat për tju sjellë ju një lavdërim apo arritje/sukses të papritur.

Në maj, ju do të keni një mundësi për të shijuar aktivitetet sociale dhe kjo e dallon muajin maj nga muaji prill. Ju do ta filloni këtëmuaj duke marrë pjesë në një event të madh, siç mund të jetë dasma e një shoku, festa e ditëlindjes apo pagëzimi i një fëmije, ose një fëstë për ardhjen në jetë të një fëmije. Kjo situatë, që të jeni me miqtë dhe të gëzoni shoqërinë e tyre do të zgjasë deri në fundjavën në vijim, nga datë 3 deri në 4 maj, kur Jupiteri do të drejtohet për te Dielli.

Pjesa e parë e majit do ti kushtohetmiqësisë, por më vonë, ditën e Hënës së Plotë,në 14 Maj, marrëdhënia juaj romantike do të arrijë një moment të rëndësishëm. Saturni, planeti që na detyron të mendojmë në mënyrë afatgjatë, do tju nxiti që të vendosni se si ndiheni për personin që jeni duke dalë, jeni lidhur apo jeni përfshirë në një marrëdhënie serioze. Nëse ju mendoni se nuk keni një të ardhme së bashku, ju mund ti jepni fund lidhjes tuaj, por është po aq e mundshme, që në qoftë se jeni i lumtur, ju do të merrni përsipër të angazhoheni seriozisht, pra të fejoheni ose të martoheni. Nëse jeni të martuar tashmë, ju mund të afroheni akoma më shumë me njëri tjetrin. Kjo Hënë e Plotë thjesht do të vë në provë fuqinë e lidhjes tuaj – pasi kjo të ndodhë, ju do të dini me siguri se ku ndodheni.
Një nga ditët më të bukura dhe të gëzueshme për ju, gjatë të cilës ju do të ndieni se sa shumë ju duan, do të jetë më 24 maj, kur Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të marrë rreze super-miqësore nga Saturni, i pozicionuar në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetëKy është një aspekt stabilizues dhe mbështetës për ju, i cili do tju ndihmojë jo vetëm në çështjet e dashurisë, por edhe në ato që lidhen me miqtë, me planifikimin e një shtatzanie , një projekt krijues apo me vështirësitë e përkohshme të mjeteve tuaja monetare.

Muaji përfundon i qetë, duke ju lejuar të pushoni dhe të reflektoni. Ju do të jepnit gjithçka për të patur më shumë jetë private, ndoshta si një reagim i vonuar për të gjithë shqetësimet që keni kaluar në muajin prill dhe maj. Si një Gaforre që jeni, mund të keni marrë mbi supe më shumë përgjegjësi se ju takojnë, kështu që tani merrni kohën që ju duhet për tu qetësuar dhe për tu kujdesur për veten. Një vizitë në një qendër estetike spo SPA do të ishte zgjidhja ideale, gjithashtu edhe nëse shkoni në një shfaqje teatrale apo koncert sipas shijeve tuaja. Edhe pse duket se bota ka nevojë për ju, pas hënës së re më 30 maj, të kujdeseni më shumë per veten do jetë dhurata më e mirë që bota mund tju bëjë.

Luani
Ju po hyni në muajin maj, direkt pas një eklipsi diellor të rëndësishëm, i cili erdhi në datën 28 prill dhe solli ndryshimenë karrierën tuaj, ose në reputacionin e punës suaj, të komunitetit, apo biznesit që zotëroni. Ndryshimi ishte pjesë e jetës suaj dhe kjo ishte e dukshme që në muajin prill. Nëse nuk erdhën lajme të rëndësishme në 28 Prill me shfaqjen e eklipsit, ato mund të vijnë në 28 maj, një muaj pas eklipsit diellor, plus ose minus katër ditë pas kësaj date. Ndonëse ndryshime të shumta janë duke ndodhur, veçanërisht në lidhje me jetën tuaj profesionale, Jupiteri, planeti i pasurive dhe të mirave materiale, do tju sigurojë se gjithçka do të shkojë mirë për ju. Ecni përpara pa frikë,sepse do tia dilni mbanë!

Ndërkohë që vrisni mendjen për të gjetur strategji si të përballoni ndryshimet e mëdha në punën tuaj, ose në lidhje me rolin tuaj si profesionist, shfaqja e Hënës së Plotë, më 14 maj menjëherë do të bëjë që vëmendja juaj të kalojë tek shtëpiadhe familja juaj. Diçka duket se po ndodh në këtë sektor dhe ka shumë të ngjarë që ju të jeni gati për të marrë një vendim afatgjatë. Kjo mund të ketë të bëjë me blerjen e shtëpisë suaj të parë, apo po investoni shumë të ardhura për një rinovim, ose të të kujdesenipër një nga prindërit tuaj të dashur – për këto duhet të bëni nje zgjedhje.

Edhe pse ju mund të ndiheni se jeni vetëm me gjithë këto përgjegjësi nën kompetencën tuaj, nuk është kështu – Jupiteri, pozicionuar në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë, është duke dërguar rreze të arta në situatën që lidhet me shtëpinë tuaj. Ju mund të jeni i shqetësuar, por duket se së shpejti do të shihni arsye për të qenë optimistë.

Planeti i Marsit do të hyjë sërish në qarkullim këtë muaj më 19 maj dhe kjo do të sjellë përparim në çdo fushë të jetës tuaj. Ky do të jetë një lehtësim i madh për ju, pasi Marsi ka qenë në gjëndje pasive që prej muajit Mars, duke e bërë të vështirë funskionimin tuaj. Gjatë muajit mars dhe prill, ju mund të jeni ndier sikur keni qënë duke ecur në dëborë të thëllë, pasi pothuajse çdo detyrë dukej shumë e vështirë për tu realizuar. Tani kjo ndjenjë do të largohet dhe negociatat do të çojnë në marrëveshje të mira. Sigurohuni që mos të nënshkruani asnjë kontratë apo dokument të rëndësishëm deri në 19 Maj, kur Marsi më në fund do kryejë punën e tij duke nxitur dhe mbështetur çdo sipërmarrje tuajën, qoftë personale apo profesionale. Gjatë gjithë muajit, një person i rëndësishëm i një niveli të lartë,që do të donte të mbetej anonim, në prapaskenë – i ndikuar nga pozicioni i Jupiterit – do të kërkojë të njihet me interesat tuaja (kjo nuk është diçka e vogël).

Në fund të muajit, më 28 Maj, do të shfaqet Hëna e Re, e cila do të sjellë një ndryshim të bukur – gazmor! Hëna e Re do të pozicionohet në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të miqve dhe ju do ti gëzoheni shoqërisë së shumë njerëzve të dashur për ju, ku mund të përfshihen edhe anëtarët e familjes. S’ka dyshim që në këtë moment ju do të ndiheni të dashur dhe të vlerësuar nga të gjithë. Ju mund të jeni i pranishëm në një ngjarje sociale, siç mund të jetë një ditëlindje ose një festë familjare, apo ceremoni për ndarje çmimesh ose event tjerer kulturor. Mund të jetë e nevojshme që të udhëtoni në një distancë të shkurtër për të marrë pjesë në këtë ngjarje. Duke marrë parasysh se sa shumë çështje serioze kanë qenë në mendjen tuaj kohët e fundit,udhëtimi i shkurtër dhe mjedisi i ri ku do shkoni do tju ndihmojnë shumë që të relaksoheni dhe të rigjeneroheni.

Meqënëse jemi duke folur për udhëtimet, duket se ju jeni përpjekur shumë që të planifikoni një udhëtim të gjatë, ndoshta jashtë shtetit, në axhendën tuaj. Që nga fillimi i vitit, të gjitha llojet e pengesave kanë penguar planin tuaj. Nëse keni arritur ta realizoni udhëtimin jashtë dhe keni fluturuar në një shtet tjetër për punë muajin e kaluar, ju mund të keni pasur probleme për të realizuar qëllimin uaj.Këtë muaj, ju do të keni një shans të dytë për të shkuar dhe për ti rregulluar gjërat nëse është e nevojshme.

Në dashuri, ju tani mund të ndiheni më të sigurt se kurrë, sepse dashuria do të rritet dhe do tju afrojë edhe më shumë me njëri tjetrin. Koha që do të kaloni sëbashku do tju ndihmojë të forconi lidhjen tuaj, kështu që nëse mund të kaloni një fundjavë të gjatë në shoqërinë e njëri tjetrit gjatë datave 24-26 maj, bëni gjithçka keni mundësi për ta realizuar. Kjo fundjavë mund të bëhet e paharrueshmeedhe për një arsye krejtësisht të ndryshme nga ajo që përmenda më lart – ju mund të transferoheni ose të hyni në një apartament apo shtëpi të re, falë bashkëpunimit bujar të Saturnit me Jupiterin. Çdo çështje që lidhet me familjen, pronën, banesën, apo çështje të tjera të brendshme tani mund të zgjidhen duke ju dhënë kënaqësi të plotë.

Virgjëresha
Paratë duket se janë një shqetësim i vazhdueshëm për ju. Muaji Prill ka sjellë ngjarje dhe situata financiare që ju kanë bërë nervoz, por muaji Maj duket se do të sjellë përmirësim në këtë fushë. Megjithatë ju ende duhet të jeni i kujdesshëm, sepse dy eklipset e fundit të muajit Prill mund të sjellin lajme financiare në mes ose në fund të muajit Maj. Marsi është në prapavijë në sektorin e të ardhurave të fituara që prej 1 Marsit, duke ju detyruar që të gjeni mënyra më të dobishme për të mbushur portofolin, ose për të gjetur mënyra për të fituar më shumë para në punë. Tani Marsi do të fuqizohet dhe do të hyjë në qarkullim në datë 19 Maj. Por ky planet do ta arrijë fuqinë e tij maksimale vetëm në fund të qershorit, gjithsesi duke qenë se ai do të kalojë në statusin aktiv, ju do të shihni se përpjekjet tuaja për të fituar më shumë para do të kenë efekt fund të muajit.

Marsi është ende në pozicion të kundërt me Uranin e paparashikueshëm, kështu që paratë akoma mund të jenë një temë e nxehtë, por vetëm për pak kohë. Financiarisht, jeta juaj ka patur kontrast të lartë, pasi lajme financiare të mira dhe të këqija kanë ardhur në të njëjtën kohë. Edhe pse lajmet e fundit mund tju kenë dekurajuar disi, kur të dëgjoni lajmet e mira do gëzoheni nga përmbajtja e tyre.
Për shembull, më 18 maj, ju mund të merrni papritmas një dhuratë,njëshpërblim, një komision, trashëgimi, pagesë siguracioni në sajë të bashkimit të Afërditës dhe Uranit – dhe ju nuk do të jeni të përgatitur për këtë, pra do jetë e gjitha një surprizë.

Mund ta keni të nevojshme të udhëtoni në distancë të largët dhe ta planifikoni një udhëtim të tillë në fillim të muajit. Ose, ju mund tju ngarkohet një çështje punë që përfshin udhëtim të gjatë jashtë shtetit. Gjithashtu është e mundur edhe një skenar i tillë: ju mund të konsultoheni me avokatin tuaj mbi një rast gjyqësor apo veprim ligjor, një çështje emigracioni, apo çështje që kanë të bëjnë me një patentë apo markë tregtare, ose të zyrtarizoni dokumenta të rëndësishme.

Në Hënën e Plotë të 14 majit, duket se mund të shkoni në një udhëtim të shkurtër, të cilin duhet ta realizoni sa jeni në kohë. Një fundjavë të jashtëzakonshme për ta shijuar dhe për tu takuar më miqtë (ose për të udhëtuar me ta) do të jetë 24-25 maj, kur Saturni dhe Jupiteri do të jenë të harmoni të përkryer, një aspect ky jashtëzakonisht i rrallë, që nuk do të vijë përsëri deri në gusht 2026.
Hëna e Re më 28 maj në sektorin e karrierës tuaj mund të jetë momenti më emocionues i gjithë muajit, pasi ju do të keni mundësinë tuaj më të mirë për të marrë një rritje në detyrë ose një pozicion të ri me përgjegjësi më të mëdha. Ju keni pritur gjithë vitin për këtë moment, kështu që përditësoni CV-në tuaj dhe bëni listën me takime gati. Duket se ylli juaj është gati për të ndriçuar e dashur Virgjëresh–dilni jashtë dhe kërkojëni atë!!

Peshorja
Marsi është ende te shenja juaj e Peshores . Një avantazh ky për juqë prej datës 7 Dhjetor 2013. Lajmi i mirë është se më 19 maj, Marsi do të rregullojë orbitën e vet dhe do të hyjë në qarkullim, pasi ka qenë në prapavijë që prej 1 Marsit. Të keni Marsin në shënjën tuaj është një përparësi e madhe, pasi Marsi ju jep kurajo, guxim dhe energji dhe do tju bëj ju të kryesoni paradën. Marsit do ti duhet kohë për të fituar shpejtësinë që kishte para se të kalonte në statusin pasiv, por ju do të shihni një ndryshim të madh. Gjysma e parë e korrikut duket se do të jetë një kohë e jashtëzakonshme për progres në karrierë. Gjithashtu, beqarë apo të lidhur, Marsi do ndikojë në përmirësimin e jetës suaj dashurore.

Nëse jeni në një marrëdhënie, eklipsi i Hënës së Plotë i muajit të kaluar më 15 prill, ka të ngjarë që të zbulojë lajme për gjendjen aktuale të marrëdhënieve tuaja. Marsi, tani më i fortë, është pozicionuar në të kundërt me planetin e shpenzimeve të papritura, Uranin, kështu që ju mund të ndiheni sikur jeni në presion të madh. Nëse ju nuk keni dëgjuar asgjë,jini të vëmendshëm në ditët në afërsi të 14 majit.
Ju gjithashtu mund të keni parë kohët e fundit ndryshime në financat tuaja të përbashkëta, ose do të shihni ndryshime të tilla së shpejti. Këtë muaj ju do të vendosni sesi ti trajtonipengesat financiare. Nëse lajmetqë keni dëgjuar janë pozitive, ju mund tju duhet të vendosni tani sesi ti investoni paratë tuaja. Nëse lajmi është se ka të ngjarë që ju të ndaheni apo të largoheni nganjë marrëdhënie, atëherë do të ndani pasurinë tuaj qoftë në martesë, qoftë në biznes. Këto duken të gjitha si çështje të vështira dhe konsumuese, prandaj është e nevojshme të përqëndroheni.

Hëna e Plotë në 14 Maj do të sjellë një pikë kulminante në marrëdhënien tuaj. Ju mund të sillni ndër mend historinë e lidhjes suaj dhe kujtimet që keni me njeriun e zemrës. Gjithashtu do të duhet të bëni një njoftim lidhur më një vendim që do të merrni për një çështje serioze financiare. Kjo Hënë e Plotë do të takohet me planetin Saturnit, kështu që mund tju duhet të pranoni mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të jetës suaj. Çdo vendim që do të merrni do të qëndrojë për një kohë shumë të gjatë.

Nëse ju do të merrni një vendim, i cili çon në një fund të diçkaje, duhet ta dini se pasi ajo derë të mbyllet, nuk do të hapet më. Në qoftë se është eklipsi ai që e sjell këtë ngjarje të rëndësishme, konsiderojeni si diçka të mirë për ju.

Nëse ju jeni në një situatë ku duhet të negocioni në lidhje me çështje parash , Hëna e Plotë e 14 Majit do të jetë shumë bujare me ju, për shkak të pozicionimit të saj me Jupiterin. Më në fund suksesi në karrierën tuaj do tju sjellë një rritje të pagës (ose të paktën, një premtim për një rritje të tillë) në 14 maj, ose në 22-24 maj; të gjitha këto momentet të kënaqshme për ju. Shpërblimi juaj vjen për shkak të bashkëpunimit të Jupiterit dhe Saturnit; bashkëpunim ky sa i rrallë aq dhe jashtëzakonisht i veçantë.

Në fund të majit, ju do të jeni gati që të relaksoheni dhe për këtë duhet të planifikoni një udhëtim ose një ditë vetëm për kënaqësinë tuaj. Hëna e Re në 28 prill në shenjën e Binjakëve do të jetë si një filxhan çaj i ngrohtë buzë ballkonit për ju. Ky eklips hënor do të ndriçojë shtëpinë tuaj të nëntë që mbulon vendet në distancë të largët, kështu që ju mund të udhëtoni drejt një vendi që e pëlqeni shumë apo tek një familjar i juaji që ju mungon dhe ndodhet larg.

Akrepi
Eklipsi i datës 28 prill do të vazhdojë të ndikojë në mendjen dhe jetën tuaj edhe kur të hyjë muaji maj. Detyra e këtij eklipsi ishte që të zbulonte të vërtetën në lidhje me një partner, qoftë në biznes,në romancë, apo në martesë, si dhe për ndjenjat tuaja të vërteta rreth të ardhmes së kësaj marrëdhënieje. Nëse nuk keni dëgjuar asnjë lajm të tillë në fund të muajit të kaluar, ky lajm mund të vijë në fund të muajit Maj. Jo domosdoshmërisht këto lajme që mund të merrni do të jenë të këqija- ju mund të zbuloni se partneri juaj do tju ofrojë mbështetjen e tij më shumë se kurrë për një situatë të caktuar. Një eklips synon të ekspozojë të vërtetën dhe e vërteta vjen në të gjitha format dhe madhësitë. Nëse ditëlindja juaj është 31 Tetor (plus minus 2 ditë) muaji Maj do të jetë mjaft aktiv për ju; për të tjerët, lajmet do të jenë më pak dramatike.

Marsi ka qenë në prapavijë që prej 1 Marsit, por do të kthehet në qarkullim normal më 19 maj. Qarkullimi më i shpejtë i Marsit do të jetë një ndihmë e madhe për ju, pasi Marsi është planeti juaj udhëheqës. Ndërkohë këtij planeti do ti marrë kohë deri në korrik për të arritur shpejtësinë e tij maksimale dhe fuqinë e plotë, ju do të shihni ndryshime positive të mirëpritura, sapo të kalojë data 19 Maj. Ju më në fund mund të përballeni me të ardhmen me entuziazëm dhe pasion. Marsi do të hyjë te shenja e Akrepit në fund të korrikut – jini të vëmendshëm për të pritur një përmirësim akoma më të madh në jetën tuaj.

Hëna e Plotë te Akrepi që do të shfaqet në 14 maj, do të bashkohet me Saturnin, mund tju bëjë ti shikoni gjerat me lente të errëta. Ju mund të pretendoni se jeni duke i parë gjërat në mënyrë realiste, por tendenca juaj në këtë periudhë të muajit mund të jetë shumë pesimiste. Çdo sfidë me të cilën do të përballeni tani do të jetë e përkohshme, prandaj mendoni pozitivisht.

Ka shumë të ngjarë që në ditën që do të shfaqet Hëna e Plotë, në 14 Maj, ju do të merrni një vendim serioz, i cili do jetë afatgjatë. Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të lëshojë rreze ndriçuese drejt Saturnit, i cili është pozicionuar te Akrepi në këtë Hënë të Plotë, duke sugjeruar një udhëtim të largët, ndoshta në një vend të huaj. Kjo do të ishte një ide e mirë , e cila do tju krijonte mundësinë që të planifikoni hapat që ju duhen për të përmbushur një qëllim tuajin. Ju keni qenë e përqendruar te një partner dhe nevojave e tij gjatë gjithë muajit, por kjo Hënë e Plotë do të bëjë që vetëm ju të jeni në qendër të vëmendjes tuaj tani. Është koha që të mendoni për atë që ju dëshironi për veten tuaj – të tjerët do tju dëgjojnë, kështu që zgjidhni të bëni një hap drejt ndryshimit dhe do të keni sukses.

Financat do të fillojnë të zënë një vend të rëndësishëm në mendjen tuaj me shfaqjen e Hënës së Re te Binjakët në 28 prill. Këto të ardhura jo domosdoshmërisht do të përqëndrohen të paratë e fituara në formën e pagës, por mund të jenë para që ju i keni më një person tjetër apo një grup njerëzish. Pozicioni i Neptunit sugjeron që ju duhet të studioni faktet që mungojnë te dokumentat financiare, pasi atom und tju bëjnë konfuz dhe tju stresojnë. Duhet të ‘gërmoni “ më thellë për të dhënat që ju duhen. Marsi, megjithatë, do të jetë në një kënd ideal nga shtëpia juaj e dymbëdhjetë, duke ju treguar se një person në prapaskenë, do tju ndihmojë që ju ti jepni fund misterit.

Së fundmi, në fushën e dashurisë, në qoftë se ju jeni vetëm dhe doni të gjeni dashurinë e vërtetë, duhet të ndërmerrni udhëtime ekzotike, apo të rregjistroheni në fakultet, pasi kjo do jetë rruga më e shpejtë drejt këtij personi të veçantë.

Shigjetari
Ndryshimet në punë në fund të muajit të kaluar ende mund të kenë nevojë të zgjidhen. Një asistent mund të jetë larguar ose kompania/administrate ku ju punoni mund të ketë pushuar disa njerëz nga puna. Ju duket të pozicioheni mirë dhe ti menaxhoni këto ndryshime, pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur. (Në qoftë se nuk ka ndodhur akoma asnjë gjë e tillë, shanset janë që mund të ndodhin deri në fund të Majit). Mos u shqetësoni! Me Plutonin në kënd të përsosur te Dielli, me eklips e muajit të kaluar (në 28 Prill) dhe Hënën se Re, të ardhurat tuaja duket se janë të qëndrueshme dhe të sigurta.

Në sektorin e romancës dhe dashurisë, gjërat duket se kanë qenë disi të turbullta muajin e kaluar. Në varësi të asaj që ju ndieni për partnerin tuaj, ju mund të keni nevojë që ti shprehni gjërat hapur. Nëse ju shikoni një të ardhme në këtë marrëdhënie, ju do të dëshironi ti shpejtoni gjërat dhe ti bëni serioze, por në qoftë se ju nuk shihni asnjë arsye për të qenë bashkkë, mund të jetë koha për tu ndarë. Nëse marrëdhënia juaj është e qëndrueshme, atëherë ky eklips do të nxjerrë në pah nevojën që ka partneri yt për mbështetje maksimale nga ana juaj, lidhur me një situatë të vështirë që ka kaluar. Një mundësi tjetër është që në rast se keni fëmijë, i cili ka nevojë për trajtim ose kujdes të veçantë, ju mund ti gjeni të suksesesshme opsionet tani dhe ta deklaroni zgjedhjen tuaj. Mërkuri do të shkojë në prapavijë më 7 Qershor, kështu që do të jetë më të mirë ti merrni vendimet në muajin maj, kur produktiviteti juaj do të vazhdojë të jetë i lartë.

Kujdesuni për shëndetin tuaj, pasi ngjarjet po ndodhin rreth jush me shpejtësi marramendëse. Ju mund të ndiheni sikur jeta po ju sfidon ose që një sëmundje misterioze ka nevojë për vëmendje të veçantë. Nëse mendoni se duhet ti kushtoni vëmendje shëndetin tuaj,planifikoni me përparësi të shkoni për një kontroll rutinë te mjeku juaj.

Çdo situatë që ka qenë duke ndodhur pa dijeninë tuaj në lidhje me shendetin tuaj apo me veprimet e një partneri, do të zbulohet falë Hënës së Plotë, më 14 maj. Saturni, planeti që thekson nevojën për t’u marrë me realitetin në mënyrë të drejtpërdrejtë , do të bashkohet me Hënën e Plotë te Akrepi, kështu që një çështje e serioze mund të dalë në dritë, me të cilën ju duhet të merreni njëherë e përgjithmonë. Për fat të mirë, Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të jetë në kënd të përsosur me Hënën e Plotë, kështu që nëse kjo çështje është e lidhur me shëndetin tuaj, me një marrëdhënie, apo me paratë tuaja, merreni situatën me prakticitet dhe optimizëm. Rezultati përfundimtar do të jetë në favorin tuaj.

Muaji përfundon me një mundësi të artë për të krijuar afrimitet me një partner të ri, për të ndërmarrë një angazhim së bashku, ose për të përmbushur qëllime të reja në grup. Kjo vjen si rezultat i Hënës së Re, më 28 maj. Nuk është e qartë nëse ky partner afatshkurtër, partner afatgjatë, ekzistues apo i ri, ose nëse do të lidheni me të në fushën e biznesit apo dashurisë. Nëse ju keni në plan të fejoheni apo të martoheni së shpejti, ka disa tregues që ju nuk e dini se çfarë mendon familja juaj për partnerin tuaj – pyeti ata në mënyrë që ju të sqaroni çdo shqetësim të mundshëm që ata mund të kenë.

Marsi do të jetë shumë bukur i pozicionuar me këtë Hënë të Re, kështu që një mik mund të tregojë se do të jetë shumë i dobishëm për ju. Nëse miqtë tuaj mendojnë se ju po nxitoni drejt martesës më shumë seç duhet (ose qe jeni duke shkuar shumë shpejt në çdo fazë të marrëdhënies), ngadalësoni – është e qartë që miqtë tuaj duan të mirën tuaj.

Nëse jeni duke planifikuar një investim të përbashkët të pasurive të patundshme me një partner në fund të muajit Maj, me Neptunin në kënd të vështirë me të njëjtën Hënë të Re ( 28 majit),planet tuaja mund të sjellin për diskutim një çështje potencialisht të kushtueshme në lidhje me ujin, e cila mund tju lë të pambrojtur ndaj shpenzimeve të larta. Kontrolloni me kujdes të gjitha informatat dhe siguroni një policë të mirë për tu mbrojtur ndaj një dëmtimi të shkaktuar nga uji ( një përmbytje ndoshta). Gjithashtu, në qoftë se keni të bëni me një çështje familjare për të cilën keni mëdyshje, kjo Hënë e Re sugjeron që mos të rrëmoni shumë, sepse nuk i keni të gjitha faktet për të mbështetur dyshimet tuaja.

Edhe pse këtë muaj duket se do të keni shumë çështje serioze për tu marrë, do të keni edhe mundësi për tu argetuar. Marsi është në prapavijë në sektorin tuaj të aktiviteteve sociale që prej 1 Marsit, por do të hyjë në qarkullim direkt në 19 maj. Nxirrini nga dollapi këpucët tuaj të vallëzimit dhe sigurohuni që të visheni bukur, sepse duket që do të merrni pjesë në një ngjarje sociale me katër yje në javën e fundit të Majit.

Një ditë tjetër me yll të artë për argëtim dhe dashuri do të jetë kur Afërdita (planeti i dashurisë) dhe Urani (planeti i surprizave) do të takohen me njeri tjetrin në 15 maj. Kjo do të jetë një mbrëmje ideale për të gjetur dashurinë e re ose për të ndezur zjarrin e një dashurie të madhe. Afërdita dhe Urani do të takohen te Bricjapi, shenjë e zjarrit ( si shenja juaj) në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë. Kjo ditë me siguri do të rrisë në maksimun magnetizmin dhe bukuri tuaj në të njëjtën kohë.

Bricjapi
Eklipset e muajit të kaluar ishin të fuqishëm dhe sigurisht të aftë për të sjellë ndryshime masive për të gjithë. Për ju, eklipsi hënor që ka ndodhur më 15 prill mund të ketë shkaktuar ndryshime të rëndësishme në lidhje me një klient, një shef tek i cili raportoni, ose në lidhje me vetë statusin e karrierës tuaj. Në maj ju do të vazhdoni të merreni me detajet e lajmeve që erdhën tek ju në muajin prill. Ju mund të ndiheni që nuk keni shumë mundësi, por në qoftë se tregoheni më të vëmendshëm, do të gjeni që ju keni të paktën një opsion të përshtatshëm, që nuk e kishit marrë në konsideratë. Eklipset kanë tendencë për të sjellë efekte përfundimtare dhe pothuajse gjithmonë, ne duhet ti pranojmë lajmet e tyre pa negociata. Duke qenë njeri praktik, i dashur Bricjap, ju e dini se është më mirë të shqetësoheni vetëm me atë që mund të ndryshoni jo me ato që nuk mundeni.

Në mes të mujait Maj, falë Hënës së Plotë që do shfaqet në 14 Maj te Akrepi, ju do të merrni pjesë në një ngjarje të rëndësishme sociale dhe në qoftë se ju vendosni të shkoni, ka të ngjarë që të jeni i rrethuar nga një grup i ngrohtë njerëzit të gatshëm për tju njohur ose për tju mbështetur (nëse ju njohin). Ju do të njihni disa prej tyre, por shumica do të jenë njërëz të panjohur për ju, duke ju dhënë mundësinë për të bërë miq të rinj. Ky aktivitet do të jetë ndoshta për të festuar një fazë të rëndësishme të jetës, si një fejesë apo martesë dhe ju do të jeni aty për të mbështetur mikun/mikeshën tuaj.

Në fund të muajit një detyrë e madhe e re mund të vijë në fokusin tuaj në ditët pas Hënës së Re,më 28 maj. Në fakt, me Hënën te Binjakët, ju mund të merrni dy projekte të reja, apo nëse jeni i vetë-punësuar, do fitoni dy klientë të rëndësishme. Nëse jeni duke kërkuar punë, ju mund të merrni oferta tani, por do tju duhet të zgjidhni më të mirën.

Ju mund të nisni një punën gjatë kësaj Hënë të Re të 28 majit, por kjo nuk do të ishte gjëja më e mirë ende. Hënës e Re te planeti i Marsit sugjeron se në qoftë se jeni duke kërkuar për punë të pavarur, ose për një punë të pjesshme, ky muaj do të jetë mjaft i dobishëm për tju sjellë para të gjitha mundësitë. Me Marsin në kontakt të drejtpërdrejtë me këtë Hënë të Re (28 maj), i cili sapo ka rritur shpejtësine pasi doli nga faza pasive me 19 Maj dhe po shkon drejt shtëpisë tuaj të famës dhe nderimeve, është e qartë se puna që do të merrni përsipër ose do tju ngre në karrierë ose do tju ulë fare. Ju jeni në një moment vendimtar – punoni shumë dhe tregojini të tjerëve sesa vleni. Ju mund të shënoni rezultatin më të mirë të jetës suaj. Në muajin tetor do jetë momenti tjetër i rëndësishëm për zhvillimet e karrierës tuaj, por puna që do të bëni tani do të jetë vendimtare për arritjet tuaja profesionale në të ardhmen tuaj.

Ujori
Eklipset e muajit të shkuar kishin efekte shumë të fuqishme për pothuajse të gjitha shenjat e zodiakut. Ka qenë dy eklipse dhe njëri prej tyre (eklipsi i 28 prillit) mund të sjellë lajme në lidhje me shtëpinë tuaj apo një anëtar të familjes. Nëse keni në plan të lëvizni këtë muaj, duhet ta pplanifikoni axhendën tuaj më parë për këtë muaj. Nëse keni në mendjen tuaj njërin nga prindërit, ju duhet të gjeni mënyrën sesi ta ndihmoni atë dhe ky do jëtë një proces që mund të marrë kohë.

Ju mund të jeni duke kaluar nëpër ndryshime të mëdha në karrierën tuaj, por brenda ditëve të Hënës së Plotë, në 14 maj, ju do të mund të finalizoni planin tuaj. Ju mund të filloni në një pozicion të ri shumë të mirë, i cili do të ketë më shumë përgjegjësi dhe pushtet, pasi Saturni do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në këtë Hënë të Plotë. Saturni zakonisht sjell me vete një vendim ose angazhimit të madh, kështu që ju mund të jeni duke menduar shumë dhe për një kohë të gjatë. Nëse vendosni të transferoheni, ndoshta po e bëni këtë për të përfituar mundësi pune në një qytet të ri. Ose, mund të jetë se pozicioni juaj i ri do të jetë më fitimprurës do t’ju lejojë të përmirësoni situatën tuaj të jetesës.

Nëse ju jeni të angazhuar në një fushë krijuese, prania e Neptunit në këtë Hënë të Plotë mund të sjellë ide të shumta dhe një vizion më të gjerë të imagjinatës tuaj. Nëse ju ofrohet një punë e re, shikoni me kujdes kushtet e kontratës. Përcaktoni detajet që nuk janë shprehur qartë dhe sqaroni ato fusha që mund të sjellin konfuzion dhe vështirësi më vonë në qoftë se ju nuk i mbuloni këto raste tani.
Hëna e Re e muajit më 28 maj do të jetë mjaft e veçantë, sepse do t’ju japë mënyra të mira për të marrë vendimet të shumta që do tju duhen këtë muaj. Ky muaj do tju lejojë të fluturoni tani, kështu që merrni busullën tuaj me vete! Ju mund të dëshironi të zgjidhni një paketë udhëtimi – shumë shpejt do ta shihni se nuk keni pse zgjidhni nje udhetim të shtrenjtë- mjafton të gjeni një që të jetë i veçantë. Lexoni me kujdes të çdo paketë që blini që të jeni i qartë për ato që ofrojnë.

Nëse ju jeni një artist apo në një biznes krijues, një ide që ju ka lindur kohët e fundit ka të ngjarë të marrë vëmendjen tuaj tani. Hëna e Re e 28 maj, do tju sjellë ide dhe imagjinata të njerëzve me ndikim të madh për ju. Idetë tuaja tani mund të gjenerojë aq shumë lëvizje, sa ju mund të merrni dritën jeshile nëse keni aplikuar për fonde. Gjithashtu, diçka që ju do ta filloni ta krijoni tani mund të marrë një çmim nga fundi i vitit.

Udhëtimi do t’ju ndihmojë gjithashtu të takoni një partner të ri romantike, ose për te ndezur më shumë zjarrin e dashurisë me një partner të pranishëm. Përpiquni të shkoni për një fundjave të këndshme diku jashtë qytetit, duke filluar të enjten, më 15 maj, kur Afërdita të jetë te Bricjapi dhe do të takohet me sundimtarin tuaj, planetin e të gjitha gjërave të papritura, Uranin, edhe ai i vendosur të Bricjapi. Në këtë rast, një udhëtim i shkurtër në një vend të bukur do të gjallërojë emocionet mes jush.

Peshqit
Fundi i muajit të kaluar solli një sërë lajmesh, që përfshinin talentin tuaj në komunikim, veçanërisht aftësinë tuaj për të shkruar, redaktuar, përkthyer, publikuar, apo për tu marrë me marketing. Ju mund të jeni duke punuar me shkrimin e një skenari, romani, dokumentari, fushatë, ose një projekt të telekomunikacionit, të tilla si zhvillimi i një aplikacioni të ri etj. Të gjitha këto projekte do të vazhdojnë të konsumojnë mendimet tuaj gjatë muajit maj.

Financat tuaja personale, si dhe marrëveshjet e përbashkëta, duke përfshirë fushën e tatimeve, pagesat e sigurimeve, të drejtat e pronësisë, tarifat e licencimit, shpërblimet dhe komisionet gjithashtu kanë qenë në mendjen tuaj si rezultat i eklipsit të muajit të kaluar.
Hëna e Plotë e 15 majit do tju cojë në udhëtim, por këtë herë, në një udhëtim të largët. Prilli ka qenë shumë i ngarkuar për ju, por maji premton të jetë më i qetë. Gjithsesi diçka e papritur mund të ndodhë edhe në maj. Qëndro i gatshëm për të lëvizur në çdo drejtim, nëse do t’jua kërkojnë këtë.

Shtëpia dhe pronat do të marrin fokusin tuaj të plotë ditën e hënës së re,në 28 maj dhe gjatë gjithë majit. Nëse keni dashur të bëni përmirësime, të tilla si për të lyer,për të riorganizuar, rinovuar, dekoruar shtëpinë me mobilje të reja, ose për të marrë me qera, për të shitur, blerë, , ky muaj do tju jap kohën e duhur për të vepruar . Nëse keni nevojë për të gjetur fonde për të përfunduar planin tuaj, Marsi në kënd ideal me këtë hënë të re sugjeron se paratë do të shfaqet pa e pritur.

Marsi do të hyje në qarkullim në19 maj, pasi ka qenë në prapavijë që prej 1 Marsit. Për këtë arsye ju mund të keni patur probleme dhe vonesa në lidhje me parata tuaja. Pas 19 Majit, ju do të jeni në një pozitë ideale për të parë një përmirësim të madh në rrjedhjen e parave tuaja gjatë javëve të ardhshme dhe muajve gjithashtu.Marsit do ti duhet kohë për të arritur shpejtësi maksimale në orbitë, kështu që tbëhuni i durueshëm – deri në fund të korrikut ju do të shihni një përmirësim të madh në financat tuaja dhe ndërkohë, çdo ditë që pason korrikun do të sjellë lajme edhe më të mira.

Ndërkohë, do të keni edhe një ditë të veçantë në lidhje me të ardhurat tuaja të fituara:.data 15 maj do të sjellë një lajm që do tju bëjë të kërceni nga gëzimi. Fund ii muajit do jetë i qetë dhe do tju sjellë rehati në jetën tuaj të përditshme. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të bërë gjerat që ju dëshironi.


Like it? Share with your friends!