Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2021: Binjakët dhe Gaforrja


Je gati për të hyrë në një nga muajt më të rëndësishëm të karrierës tënde. Shumë planete do të jenë në favorin tënd dhe do të të ndihmojnë që emri yt të fuqizohet edhe më gjatë prillit. Planeti më i rëndësishëm për ju do të jetë Marsi, i cili do të qëndrojë në shenjën tuaj deri në 23 prill. Javët e para të prillit duhet t’i shfrytëzoni në favorin tuaj. Sigurohuni të shkëlqeni pasi do të keni vëmendjen e gjithë njerëzve që ju interesojnë në fushën profesionale.

Aty nga fundi i marsit keni qenë goxha të ndjeshëm përsa i përket anës romantike. Nëse jeni single ka shanse të takoni dikë të ri që do t’ju intrigojë. Nëse jeni të lidhur prej një kohe të gjatë, mund të dëgjoni nga partneri një deklaratë dashurie apo një propozim fejese.

Nuk do të mungojnë as lajmet për një shtatzëni të mundshme (tuajën apo të dikujt afër jush), ndërsa në punë idetë tuaja do të dallojnë mbi të tjerët dhe kjo do t’ju lumturojë shumë.

Jupiteri do të sjellë fatin që ju duhet fiks në momentin e duhur, prandaj veproni. Keni dy ditë që bëni mirë t’i shënoni në kalendar: 15 dhe 16 prillin. Janë ditët më të mira të muajit për ju!

Energjinë dhe forcën duhet ta ruani për ditët e fundit të prillit. Sigurohuni të bëni aktivitet fizik pasi është shumë e rëndësishme të jeni fit dhe të ruheni nga virusi. Orët e gjatë në punë për të përfunduar projektet tuaja mund të ndikojnë tek shëndeti juaj fizik, prandaj merreni me qetësi. Nëse e organizoni pak më mirë kohën, do t’ja dilni.

Vitet e fundit kanë qenë goxha sfiduese përsa i përket një lidhjeje të ngushtë tuajën, por gjërat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Konkurrentët tuaj nuk janë më aq të ashpër sa dikur sepse ndjejnë që nuk ju arrijnë dot. Keni punuar shumë aq sa harroni se një ditë e re po agon dhe jeta në vazhdim për ju do të jetë më e thjeshtë.

Prilli nis duke i vënë një theks të fortë gjërave brenda shtëpisë. Mund të keni ndërruar ambient dhe që prej fillimit të 2021-it, financat janë çështja kryesore. Gjithsesi, ky vit është fatsjellës për ju përsa i përket sponsorave dhe bashkëpunëtorëve. Bankat janë gati t’ju shtrojnë tapetin e kuq, prandaj nëse do t’ju duhet një e ardhur shtesë për një projekt të ri apo shtëpi të re, mund të merrni një kredi.

Një moment i rëndësishëm është ai i 11 prillit, kur Dielli dhe Hëna e Re do t’i bashkohen Afërditës në shtëpinë tuaj të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve. 12-16 prilli do të jenë thelbësore për progresin tuaj pasi do të keni mundësinë më të madhe për të treguar më të mirën e industrisë në të cilën bëni pjesë, kompaninë tuaj dhe punën mbi të gjitha. Jo vetëm që emri juaj do të dëgjohet më shumë se kurdo, por është një kohë e mirë për ca të ardhura të tjera.

Hëna e Re tek Dashi do të jetë në një pozicion fantastik dhe do t’ju sjellë ndihmën që ju duhet nga një njeri i rëndësishëm i cili do të dojë të qëndrojë anonim ose të mbajë një distancë të caktuar. Nëse merreni me prezantime të ndryshme për klientë, bëni audicione apo do të jepni një intervistë për një pozicion tjetër pune keni shansin për të shkëlqyer.

Kjo s’do të thotë se nuk duhet të vazhdoni të punoni fort. Sa më shumë besim dhe disiplinë të keni aq më shumë dyer të bllokuara do të hapen për ju. Prilli është momenti perfekt për ju.

Hëna e Plotë e 26 prillit është një datë që do të nxjerrë na pah disa të vërteta rreth lidhjes suaj aktuale. Mund të jeni në një marrëdhënie prej kohësh, por hezitoni të martoheni pasi ndonëse s’e kuptoni pse, zemra ju thotë se nuk është gati për një përfshirje. Pse-të do t’i kuptoni gjatë kësaj Hëne të Plotë, e cila do t’ju tregojë qartësisht çfarë ndjeni dhe çfarë ju ka mbajtur të lidhur deri tani. Nëse jeni ndjerë të frustruar nga mënyra sesi kanë shkuar gjërat, gjeni kohë për të bërë atë “bisedën e madhe” që s’e kishit menduar se do ta bënit ndonjëherë.

Shpresat se raporti juaj do të përmirësohet, do të shuhen dhe vetëm tani do të kuptoni pse miqtë prej shumë kohësh ju kanë thënë të largoheni. Universi do të nxjerrë ndjesi të reja në sipërfaqe dhe gjërat do të qartësohen, kështu do të merrni një vendim.

Nëse keni fëmijë do të kuptoni sesi ata kanë nevojë për ndihëm tuaj. Për t’i qëndruar pranë dhe për t’i dëgjuar.

Në rast se po punoni për një projekt krijues dhe e keni gati në datën që ju duhet (26 prill), mund të hasni vështirësi të vogla që do të shkaktojnë një situatë urgjence që duhet zgjidhur.

Duhet të kuptoni në kohë që nëse nuk keni kapitalin që ju duhet, projektet apo biznesi mund të pësojnë një ngërç, por gjithsesi shfrytëzoni gjithë mënyrat përreth për të gjeneruar para. 23 prilli është në avantazhin tuaj. Do t’i vini gjërat nën kontroll dhe do të gjeni zgjidhje për çdo situatë të vështirë. Kur Marsi të hyjë në Gaforre nga 23 prilli deri në 11 qershor, për ju fillon një cikël i ri. Jini optimistë dhe mendoni se çdo gjë ndodh për një arsye.

Copyright Anabel.al /


Like it? Share with your friends!