Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2021: Dashi dhe Demi


Sapo keni dalë nga një Hënë e Plotë shumë pozitive dhe ndiheni më të kënaqur se kurrë! Mund të jeni fejuar/martuar gjatë marsit dhe na lini t’ju themi se keni gjetur kohën perfekte. Nëse jeni në një marrëdhënie, shihni drejt të ardhmes, vendosni objektiva të reja bashkë me partnerin përpiquni t’i realizoni. Nga ana tjetër, mund të bëni një marrëveshje shumë të rëndësishme me një klient apo bashkëpunëtor që do të thotë shumë për ju.

Pasi të mbarojnë planet që përfshijnë përemrin “ne” është koha të mendoni për veten! Hëna e Re e 11 prillit është në Dash, një dhuratë nga universi për ditëlindjen tuaj. Nëse keni në plan të nisni një biznes të ri apo një marrëdhënie, Marsin do ta keni në anën tuaj. Jupiteri dhe Marsi do të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, duke ju sjellë përfitime të kënaqshme.

E dimë që doni të udhëtoni, por me pandeminë dhe mutacionet që dëgjojmë çdo ditë, është më mirë që qëndroni në shtëpi. Ndoshta motra, vëllai, apo një njeri i afërt do t’ju takojë dhe të darkojë me ju, prandaj zgjidhni një restorant të mirë dhe bëni diçka festive.

Një nga ditët më të mira të muajit do të jetë 15 prilli. Ditën tjetër, 16 prill, Marsi do të jetë në sinkron të plotë me planetin e fatit të mirë, Jupiterit dhe kjo ju sugjeron të veproni mbi gjëra që ju japin përfitime dhe rritje.

Këto do të jenë dy ditë shumë të rëndësishme, prandaj bëni kujdes si e shpenzoni energjinë. I vetmi planet jo dhe aq bashkëpunues do të jetë Plutoni, që gjëndet në kënd të vështirë dhe mund t’ju bëjë të ndiheni padrejtësisht të kritikuar nga njerëz të rëndësishëm. Gjithsesi, ju qëndroni optimistë dhe tregoni siç dini anën tuaj të historisë dhe mos harroni që Marsi është udhëheqësi juaj dhe detyra e tij është të kujdeset për ju.

Një ditë perfekte për të dhënë fjalime, për të prezantuar apo për të firmosur një kontratë do të jetë 17 prilli. Bëhet fjalë për dy dokumente për të cilat prisni aprovim dhe do të jenë në favorin tuaj. Financat kërkojnë vëmendje aty nga data 26 prill pasi mund të përballeni me shpenzime të papritura. Fatura që s’i prisnit mund të duhet t’i paguani, prandaj bëjini llogaritë mirë.

Nëse po mendoni të ndani të ardhurat pas përfundimit të një biznesi apo martese, shmangini bisedat në 26 prill (plus/minus 4 ditë). Ditë më të mira ju presin në maj.


Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2021: Dashi dhe Demi
Teksa afrohej fundi i muajit ju përgatiteshit për të përfunduar një projekt të madh të kërkuar prej një klienti. Saturni është në kënd perfekt me Hënën e Plotë, prandaj përfundimi i kësaj detyre do t’ju shkaktojë një ndjesi rehatie dhe do të ndiheni më të sigurtë në vendin e punës.

Gjatë prillit do të ndjeni nevojën për të qëndruar vetëm dhe për të pushuar. Puna ju ka marrë shumë kohë dhe energji, prandaj kushtojini vëmendje gjumit. Pas suksesit të treguar gjatë marsit, do t’ju jepet mundësia për të drejtuar një projekt të ri që do të jetë shumë i rëndësishëm dhe mund t’ju propozohet aty nga data 11 prill.

Nëse keni patur probleme me shëndetin mendor dhe ankthin, kërkoni ndihmë tek një terapist. Së fundmi keni shpenzuar më shumë para nga ç’duhet, por mos u shqetësoni sespe projekti për të cilin ju folëmm do t’ju shpërblejë shumë bujarisht. Jupiteri, planeti i fatit të mirë po shkëlqen në shtëpinë tuaj të 10-të, prandaj shfrytëzojeni për të bërë një emër me më shumë reputacion për veten.

15 prilli do të jetë një ditë shumë e mirë për të prezantuar diçka, të jeni të sigurtë që do të lini përshtypje të mirë. Fillimisht, njerëzit e rëndësishëm rreth jush mund të sillen ftohtë dhe ashpër, pasi s’janë të bindur, por sharmi juaj do t’jua ndryshojë komplet opinionin. Planetet janë në favorin tuaj, prandaj përpiquni të mos e humbisni vetëbesimin apo të emocionoheni më shumë nga ç’duhet.

Përsa i përket një lidhjeje të ngushtë personale, mund të ndjeni turbulenca. Hëna e Plotë e 26 prillit do t’i bëjë pak gjërat të duken të paqarta. Në të njëjtën kohë mund të merrni vendime për të bashkëjetuar me partnerin apo të hiqni dorë prej statusit aktual në të cilin ndodheni.

Nëse ndaheni nga partneri do t’ju duhet të lëvizni diku tjetër për të jetuar. Një ngjarje e tillë mund të ndodhë papritur, por do t’ju dilni të gjeni çfarë ju përshtatet më shumë.

Afërdita, planeti juaj udhëheqës do t’ju ndihmojë ta kaloni këtë fazë. Nëse ambienti juaj ka qenë shumë i vogël, shumë i errët apo shumë i shtrenjtë, s’do të pendoheni fare që u larguat prej aty.

Një mundësi tjetër është se mund të dëgjoni një lajm surprizues për një nga pjesëtarët e familjes. Mund të kenë nevojë për ndihmën tuaj dhe ju do t’jua jepni. Mos mendoni për gjërat që nuk ndodhën apo për ato që do të ndodhin, jetoni dhe shihni ç’po ndodh tani.

Edhe nëse do të donit, nuk mundeni ta ktheni kohën pas në të tjera ditë. Bota ka ndryshuar dhe s’ka asnjë zgjidhje tjetër veçse të ecni para.

Copyright Anabel.al /


Like it? Share with your friends!