Horoskopi javor 26 Prill – 2 Maj Nga Astrologu Jorgo Pulla/ Kjo eshte shenja me FAT e javes


Parashikimet Javore nga data 26 Prill deri në 2 Maj 2021 : Një javë e këndshme.

Java është shumë aktive nga ana astrologjike dhe mund të sjellë ngjarje ndryshuese dhe situata të papritura që do ndikojnë cështjet ekonomike dhe personale.

Në 26/4 takimi i Merkurit me Afërditën tek Demi lind nevojën për biseda të këndshme dhe komunikim. Eshtë e nevojshme të shoqërohemi me persona që I përceptojnë nevojat tona plotësisht. Optimizmi mund të luajë rol të rëndësishëm në biseda të natyrës ekonomike dhe personale.

Në 27/4 Hëna e Plotë në boshtin Demi- Akrepi ndryshon ngjarjet dhe sjell në sipërfaqje pasiguri dhe dëshira që duhet të përballemi në sy. Takimi i Diellit me Uranin tek Demi lind sjellje revoltuese dhe qasje të ashpër ndaj gjërave. Cështjet e sigurisë dhe të vlerave morale ndryshojnë dhe krijohet një rrethanë e fortë përplasëse në bashkpunime dhe lidhje. Njohje të reja të papritura mund të shfaqen që do krijojnë trazira të forta, por pasiguria përshkak të atmosferës së qetë do duhet të na drejtojë në sjellje të pjekura.

Në 30/4 gjashtkëndëshi i Merkurit tek Demi me Neptunin tek Peshqit ndihmon të përparojnë në cështjet ekonomike duke i dhënë mirkuptim kërkesave të tjerve. Llogjika dhe ndjeshmëria ndihmojnë të kuptojmë më shpejtë cilat janë lëvizjet treguese që do të na drejtojnë tek suksesi.

Të njëjtën ditë takimi me të njëjtin fat i Diellit dhe Uranit tek Demi trazon nevojat tona dhe krijon dëshirën për tu larguar nga c’do gjë që na presionon shumë.

Në 2/5, të Dielën, Merkuri nga Demi formon trekëndësh me Plutonin tek Bricjapi duke ndihmuar komunikimin në të gjitha fusha. Mendimet më të thella, qasja intuitive të gjërave na ndihmojnë të kuptojmë personat që shoqërohemi dhe më së shumti nevojat e tyre. Rrëfime dhe sekrete të thella do të na impresionojnë dhe do qëndrojnë të pafshira nga memoria jonë.

Paralelisht, gjashtkëndëshi i Afërditës nga Demi me Neptunin tek Peshqit rrit qëndrimin tonë artistik. Qefi harmonizohet me imagjinatën dhe mund të japë rezultate unike në shoqëri dhe në jetën tonë personale.

 

Dashi javor
26/04/2021 to 02/05/2021

Hëna e plotë që do realizohet në 27/4 në boshtin e Demit- Akrepit ka mundësi të sjellë surpriza në marrveshje ekonomike, të ardhura por edhe shpenzime, ndaj do duhet të jeni të kujdesshëm! Ka gjithashtu mundësi të shfaqen disa cështjet që keni lënë pezull që lidhen me portofolin tuaj dhe sa më parë ti menaxhoni aq më mirë. Në 30/4 do realizohet me përpikmëri takimi Diellit/Uranit tek Demi i cili tregon se kjo javë do jetë ndryshuese, në cështje që lidhen me fushën ekonomike.

Dashuria

Java fillon me takimin e Afërditës – Merkurit tek Demi, i cili do ndihmojë shumë të menaxhoni disa cështje që mund të jenë shfaqur midis jush dhe partnerit tuaj, por do nevojitet përpjekje nga ana juaj. Nevojat tuaja sentimentale dhe siguria që mund të ekni nga komunikimi dhe kontakti juaj me një person, do dalin në sipërfaqje dhe do jenë ato që do ju drejtojnë në vendime që lidhen me jetën tuaj personale. Nëse jeni beqar ka shumë mundësi të shfaqet papritmas një interes i ri.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë duket se mund të ekzistojnë shumë biseda të cilat lidhen me fushën profesionale por edhe pjesën ekonomike të marrveshjeve profesionale. Urani që ndodhet tek Demi do luaj rol profesional dhe tek Hëna e Plotë por dhe në kënde të cakta astrologjike, dicka që tregon ndryshime në të dhëna. Gjashtkëndëshi i Merkurit që ndodhet në shenjën e Demit me Neptunin që ndodhet tek Peshqit në 30/4 tregon se do jetë më mirë të mos i ngreni tonet në ndonjë arritje profesionale.

 

Demi javor
26/04/2021 to 02/05/2021

Këtë javë mbani rol protagonist në ngjarjet astrologjike dhe kjo është dicka që do jenë vecanërisht e dukshme me Hënën që do realizohet në boshtin tuaj (Demi- Akrepi) në 27/4. Kjo Hënë e Plotë ka mundësi të tregojë se disa persona qëndrojnë pengesë në aspiratat tuaja, vecanërisht ato që lidhen me fushën profesionale. Sigurisht akoma dhe nëse ndodh dicka e tillë preferoni të ruani tone të ulta dhe të mos bëni lëvizje të cilat do mundeshin t’ju ekspozojnë. Të mbani mend sesa më shumë tone të ulta të ruani përballë personave që ju krijojnë nervozizëm, aq më shumë e lehtë do jetë të dilni të “padëmtuar” nga komunikimi midis jush!

Dashuria

Merkuri që ndodhet në shenjën tuaj do takojë Afërditën në fillim të javës dhe të dy së bashku do krijojnë katror me Saturnin, dicka që nuk do ndihmojë aq sa në komunikimin midis jush dhe dikujt që ju intereson. Të mbani mend se në bisedë mund të bëjë mrekulli dhe të përmirësojë klimën në një cështjet sentimentale. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të mos lini disa cështje të cilat vinë nga fusha të tjera të ndikojnë qëndrimin tuaj përballë partnerit tuaj.

Puna dhe Ekonomia

Fusha profesionale do ju shqetësojë këtë javë ashtu si gjithashtu dhe disa bashkpunime, të cilat mund të kishin disa vështirësi periudhën e fundit. Urani do luajë rol protagonist në ngjarjet astrologjike të këtyre ditëve dhe ka shumë mundësi të shtojë nervozizmin në punë. Përpiquni të shmangni sabotimet dhe kundërshtimet pasi nëse fillojnë do jetë e vështirë të ekzistojë vetpërmbajtja!

 

Binjakët javor
26/04/2021 to 02/05/2021

Këtë javë ka mundësi të shfaqen disa detyrime pune apo punë të përditshmërisë të cilat do jetë vështirë të marrin shtyrje. Hëna e re që do realizohet në 27/4 në boshtin e Demit- Akrepit tregon se do jenë prioritet. Përpiquni të mos lini punë për momentin e fundit, pasi ajo që do jetë e durueshme dhe për menaxhimine e tyre por edhe për qëndrimin tuaj. Në 30/4 takimi Diellit/Uranit mund të sjellë disa zbulime, ndaj mirë do ishte të mos veproni fshehurazi në cështjet që ju shqetësojnë.

Dashuria

Java do fillojë me takimin e Afërditës dhe Merkurit në shenjën e Demit dhe katrori tyre me Saturnin, i cili tregon se mund të ekzistojnë disa cështje që lidhen me jetën tuaj personale të cilat do duken të ngatërruara. Nëse jeni beqarë mirë do ishte të mos “hapni letrat tuaja” tek një person që nuk e njihni shumë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje sinqeriteti do luajë shumë rol ndihmues në komunikimin midis jush dhe partnerit tuaj dhe do ndihmojë të sqarohen dhe disa cështje.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë ka mundësi të ekzistojë lëvizshmëri në cështje që lidhen me punën e cila duket se do ndodhet në pjesën prapaskenike, ndaj do duhet të jeni shumë të kujdesshëm me zgjedhjen e personave që do besoni për të shprehur planet tuaja, akoma dhe shqetësimet tuaja. Gjashtkëndëshi i Merkurit që ndodhet në shenjën e Demit me Neptunin që ndodhet tek Peshqit (30/4) tregon se dhuntia juaj komunikuese do ndikojë persona pozitivë që ndodhen në ambjentin tuaj profesional.

 

Gaforrja javor
26/04/2021 to 02/05/2021

Këtë javë ka mundësi të ndjeni nevojën të bëni disa sqarime përsa ka lidhje me marrdhëniet shoqërore por edhe disa cështjet sentimentale, të cilat ju kanë krijuar presion periudhën e fundit. Hëna e Plotë që do realizohet në 27/4 në boshtin Demi/Akrepi tregon se do nevojitet të ruani balancën midis cështjeve personale dhe shoqërore, dicka që nuk do jetë aq e lehtë. Ka mundësi të ekzistojnë ankesa nga persona që ndodhen në rrethin tuaj të ngushtë, dicka që mund të rëndojë atmosferën. Në 30/4 takimi i Diellit me Uranin sjell të reja të papritura që lidhen me persona që ndodhen në rrethin tuaj shoqëror.

Dashuria

Këtë javë ka mundësi të shfaqet një bisedë me partnerin tuaj e cila mund të sjellë përsëri në sipërfaqje cështjet të kaluarës të cilat me rradhën e tyre ka mundësi të krijojnë distancim midis jush. Shfrytëzoni komunikimin e mirë që keni për të menaxhuar cështje të mundshme, të cilat do mundeshin të përbëjnë bazën e kundërshtimeve. Nëse jeni beqarë me takimin e Diellit/Uranit në 30/4 nuk përjashtohet të afroheni shumë pranë me një person që ndodhet në ambjentin tuaj shoqëror.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë ka mundësi të mos i kushtoni rëndësinë që mund të kenë nevojë disa cështje profesionale për tu menaxhuar dhe kjo është dicka që do mundej të krijojë dhe probleme të vogla apo dhe të mëdha në punë. Synoni dëshirën tuaj komunikuese pasi do jetë ajo që do ju ndihmojë të shmangni kundërshtime dhe tensione që përpiqen të krijojnë persona të caktuar në punë.

 

Luani javor
26/04/2021 to 02/05/2021

Këtë javë ka mundësi të dalin në sipërfaqje disa dëshirat tuaja, të cilat duket se do hasin pengesa nga disa detyrimet tuaja! Hëna e Plotë që do realizohet në 27/4 në boshtin Demi- Akrepi tregon se do gjëndeni midis “detyrimeve” dhe “dëshirave” dhe do nevojitet të ruani balancat, të cilat nuk do munden të shtyhen dhe tregojnë sesi do nevojitet të rradhisni prioritetet tuaja.

Dashuria

Këtë kavë ka mundësi të keni akoma dhe pa dashjen tuaj një qëndrim kritikues përballë partnerit tuaj, dicka e cila do krijojë një klimë të cuditshme në lidhjen tuaj dhe ka mundësi të ftohë atmosferën midis jush. Përpiquni të shmangni skenarin e mësipërm, vecanërisht nëse ekzistojnë tashmë cështje të cilat kanë krijuar tashmë një distancim midis jush dhe partnerit tuaj. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi të afroheni me një person i cili me ndonjë mënyrë ose ndodhet ose lidhet me ambjentin tuaj profesional.

Puna dhe Ekonomia

Cështjet profesionale dhe c’do gjë që lidhet me punën do ndodhen në epiqëndrën e interesit tuaj për këtë javë. Ka mundësi disa prej tyre t’ju shqetësojnë dhe t’ju vënë në procedurë të merreni me to. Nëse filloni të sistemoni detyrimet tuaja profesionale atëher do jetë më e lehtë ti vendosni në një rregull dhe të mos keni asnjë cështje!

 

Virgjëresha javor
26/04/2021 to 02/05/2021

Këtë javë ka mundësi të hyni në procedurë – me shkak disa biseda- të sqaroni disa cështje të cilat ju prekin dhe disa gjëra të cilat janë thënë për ju. Hëna e Plotë që do realizohet në 27/4 në boshtin Demi- Akrepi sjell personat e ambjentit tuaj në sipërfaqje dhe hap biseda për tu sqaruar disa tema. Shmangni lëvizjet e prera dhe reagimet e ashpra- që do jenë shumë të mundshme për këto ditë- nëse dëshironi të ekzistojë një klimë e mirë midis jush dhe të tjerve.

Dashuria

Komunikimi me partnerin tuaj mund të kalojë nga “dyzetë dallgë” këto ditë dhe ka shumë mundësi të shfaqen disa cështje të cilat nuk do lidhen me ju drejtpërsëdrejti, por me një farë mënyre do t’ju ndikojnë. Përpiquni të shmangni të thoni fjalë që lëndojnë, pasi do jenë ato që mund të krijojnë shumë probleme midis jush. Nëse jeni beqarë ka mundësi këto ditë të mos jenë të mira për tu afruar me një person që ju intereson, ndaj dp nevojitet të bëni pak durim pasi dhe kjo fatmirsisht do jetë e përkohshme!

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë ka mundësi të shfaqen disa detyrime profesionale akoam dhe në momentin e fundit. Përpiquni të mos i lini të bëhen shkak nervozizmi dhe të krijojnë kundërshtime midis jush dhe personave që ndodhen në ambjentin tuaj profesional. Gjashtkëndëshi I Merkurit nga shenja Demit me Neptunin tek Peshqit (30/4) do ndihmojë rëndësishëm në mbizotërimin e qetësisë në lidhjet tuaja profesionale.

 

Peshorja javor
26/04/2021 to 02/05/2021

Këtë javë ka mundësi të ekzistojnë disa cështje që mundësisht të ju krijojnë shqetësim të brëndshëm dhe duket se këto lidhen me disa cështje të kaluarës. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin e Demit- Akrepit në 27/4 ju fton të dëgjoni ndjenjat tuaja, pasi ky do jetë një fillim i mirë për të kufizuar shqetësimet tuaja. Takimi që do realizohet midis Diellit dhe Uranit në shenjën e Demit në 30/4 ju paralajmëron të jeni të kujdesshëm me shpenzimet tuaja, pasi mund të sjellë disa ndryshime.

Dashuria

Këto ditë ka mundësi të jeni të rreptë me të tjerët vecanërisht me partnerin tuaj dicka e cila do ndikojë dhe komunikimintuaj por edhe humorin tuaj. Përpiquni të shmangni kritikat e ashpra pasi do mundej të bëhej shkak për përplasje. Nëse jeni beqarë nuk përjashtohet të ekzistojë një komunikim me një person që vjen nga e kaluara dhe kjo do japë piknisjen për tu sqaruar disa “cështje të lëna pezull”.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë do jetë e vështirë të qëndroni të përqendruar në detyrimet tuaja profesionale pasi në mëndjen tuaj ndodhen shumë gjëra dhe mendimet tuaja janë të stuhishme, dicka që nuk do ju lënë të përqendroheni në një punë. Përpiquni të shmangni skenarin e mësipërm vecanërisht gjatë menaxhimit të cështjeve kërkuese profesionale, për të ulut dhe mundësinë e gabimeve.

 

Akrepi javor
26/04/2021 to 02/05/2021

Fusha e lidhjeve ndërpersonale vjen në sipërfaqje këtë javë dhe Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin tuaj (Demi- Akrepi) në 27/4 e tregon me c’do mënyrë. Ndoshta ndjeni se disa persona nuk janë aq shoqërorë përballë jush apo nuk ju shohin me sy të mirë në lëvizjet tuaja. Ruani distancimet nga persona që i konsideroni se janë toksik dhe zgjidhni me kujdes ata që do afroheni. Në 30/4 do realizohet me përpikmëri takimi Diellit me Uranin tek Demi, dicka që mund të ndikojë të dhënat që ekzistojnë në një lidhje personale apo në një marrveshje.

Dashuria

Këto ditë ka mundësi të krijohet mbingarkesë sentimentale e cila do mundej të ndikojë në një lidhjen tuaj personale. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje e cila “lëkund barrierat” , do nevojitet të jeni dyfish i kujdesshëm pasi lëvizjet e këtyre ditëve do përcaktojnë dhe zhvillimin e tyre. Nëse jeni beqarë mirë do ishte të prisni derisa të dilni në përfundime për një person që keni njohur së fundmi, pasi këto ditë nuk do ju ndihmojnë përfundimet e sigurta.

Puna dhe Ekonomia

Vëmëndja juaj ndodhet e kthyer në një lidhje profesionale apo në një bashkpunim dicka e cila do ndikojë dhe në mënyrën sesi e shihni punën apo dhe detyrimet tuaja profesionale. Ndoshta ndjeni se disa persona nuk janë aq pozitivë përballë jush por mos humbni kohë duke u përpjekur ti tregoni se nuk kanë të drejtë. Lëreni punën tuaj ti tregojë se bëjnë gabim, pasi c’do gjë tjetër do jetë humbje kohe.

 

Shigjetari javor
26/04/2021 to 02/05/2021

Përditshmëria dhe disa punë që e shoqërojnë nuk do e lenë aq këtë javë, madje duket se ndoshta do nevojitet të rrisni shpejtësinë për të mundur ti menaxhoni. Hëna e Plotë që do realizohet në 27/4 në boshtin e Demit- Akrepit tregon se dicka ndryshon në përditshmërinë tuaj dhe ndoshta të kenë nevojë për disa ripërshtatje. Ka mundësi të ekzistojnë më shumë përgjegjësi pune apo më shumë detyrime dhe ju do ftoheni të tregoni se “kapiteni mirë në formunë duket”! Në 30/4 do realizohet me përpikmëri takimi Diellit/Uranit në shenjën e Demit që tregon se të gjithë këtë javë do keni nevojë për “fleksibilitet” për të shmangur tensionet.

Dashuria

Këto ditë do nevojitet të bëni një plan shumë të mirë për të mundur të përkushtoni kohë dhe në jetën tuaj personale, pasi duket se detyrimet e përditshmërisë kanë prioritet. Takimi i Afërditës me Merkuritn në shenjën e Demit dhe katrori që krijojnë me Saturnin tek Ujori, ka mundësi të krijojë disa debate midis jush dhe partnerit tuaj akoma dhe për cështjet të thjeshta të përditshme. Nëse jeni beqarë përpiquni të mos transformoni tensionin nga detyrimet e përditshmërisë në biseda me personin që ju intereson.

Puna dhe Ekonomia

Disa cështje që lidhen me punën ndoshta nuk duket se do shtyhen, ndaj duket se këto ditë do kenë shumë detyrime profesionale. Ndoshta të ndjeni se doni të bëni gjëra të cilat nuk keni kohë për shkak të punës dhe kjo do mundej të ndikojë humonin tuaj dhe t’ju nervozojë. Komplimentoni veten tuaj me një dhuratë të vogël nëse tregoheni korrekt me programin tuaj!

 

Bricjapi javor
26/04/2021 to 02/05/2021

Me Hënën e Plotë që do realizohet këtë javë (27/4) në boshtin Demi- Akrepi duket se një person i caktuar ju tërheq interesin tuaj. Sigurisht të njëjtin moment duket se ndoshta ekziston një shqetësim, akoma dhe nëse nuk ekzistojnë të dhënat që do mundeshin ta mbështesin apo ta përforcojnë. Përpiquni të mos e lini mëndjen tuaj të krijojë skenare për një cështje sentimentale, pasi dhe këto skenare ndoshta të mos përputhen në realitet dhe do t’ju krijojnë ndjenja negative pa arsyje. Në 30/4 do realizohet me saktësi takimi Diellit/Uranit në shenjën e Demit që flet për një ndryshim të këndshëm në një cështje sentimentale.

Dashuria

Këtë javë duket se do keni disa mendime të cilat do ju pushtojnë nga ana sentimentale dhe nuk përjashtohet të ndikojnë dhe humorin tuaj përballë partnerit tuaj. Takimi Afërditës me Merkuritn tek shenja Demit dhe katrori që krijojnë me Saturnin nga Ujori, nuk do ndikohë komunikimin ndaj shmangni të hapni tema të cilat e dini se janë vështrirë të menaxhueshme. Nëse jeni beqarë kjo javë tregon se do ekzistojnë surpriza në fushën sentimentale dhe të gjitha mundësitë qëndrojnë të hapura!

Puna dhe Ekonomia

Vëmëndja juaj nuk do ndodhet aq sa në fushën profesionale këtë javë pasi ekzistojnë cështje nga ana personale të cilat ju kanë tërhequr mjaft interes. Dëshira creative do jetë vecanërisht e dukshme, ndaj një ide e mirë është ta konsumori në punë! Ndoshta keni disa ide të cilat mund të jetë vështirë të realizohen menjëherë, por ia vlen ti ruani pasi në të ardhmen ka shumë mundësi të gjeni mënyrën e përmbushjes së tyre.

 

Ujori javor
26/04/2021 to 02/05/2021

Këtë javë do t’ju tërheqin vëmëndjen cështje të cilat lidhen ose me fushën profesionale apo me disa detyrime familjare dhe janë ato që do nevojitet ti kushtoni prioritet. Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin Demi- Akrepi në 27/4 tregon se ka mundësi të ekzistojnë disa biseda me persona që ndodhen ose në ambjentin profesional apo në atë familjar, të cilat do ju ndihmonjnë të mbyllni disa keqkuptime të kaluarës. Këto biseda mund të mos jetë shumë e lehtë për tu filluar, por do ndihmojnë rëndësishëm në menaxhimin e cështjeve të cilat kanë qëndruar pezull deri tani. Në 30/4 takimi i Diellit me Uranin mund të krijojë një situatë ndryshuese në një cështje familjare!

Dashuria

Këtë javë ka mundësi të jeni më shuëm të mbyllur në vetvete sesa e keni zakon, dicka që nuk do ju ndihmojë në komunikimin me partnerin tuaj apo me dikë që ju intereson. Takimi Afërditës me Merkurin në shenjën e Demit dhe katrori që krijojnë me Saturnin në shenjën tuaj, mund t’ju bëjë të mendoni negativisht për cështjet tuaja personale por edhe për persona të cilët ju kanë tërhequr interesin. Qëndrimi juaj kritikues duket se do shfaqet këtë javë dhe nëse nuk e kufizoni mund të krijojë distancim midis jush dhe dikujt që ju intereson.

Puna dhe Ekonomia

Disa detyrime profesionale apo disa cështje të cilat vijnë nga e kaluara dhe lidhen me punën duket se do t’ju shqetësojnë shumë këto ditë. Hëna e Plotë që do realizohet në 27/4 ju shtyn të mbyllni disa cështje të lëna pezull dicka që ndoshtqa të mos jetë dhe aq e lehtë, por edhe ajo që do ju drejtojë në vendime të sakta periudhën e ardhshme.

Peshqit javor
26/04/2021 to 02/05/2021

Hëna e Plotë që do realizohet në boshtin e Demit- Akrepit në 27/4 do përcaktojë klimën këtë javë pasi duket se do ndikojë komunikimin tuaj me të tjerët. Ka mundësi të krijohen disa keqkuptime apo të ekzistojnë tashmë disa cështje të cilat do shfaqen tani në sipërfaqje. Komunikimi dhe dialogu do luajë rol të rëndësishëm në menaxhimin e një cështjeje të tillë që mirë do ishte të mos i lini të grumbullohen. Në 30/4 do realizohet takimi Diellit/Uranit i cili mund të sjellë një ndryshim të papritur në lidhje me një person që ndodhet në rrethin tuaj të ngushtë.

Dashuria

Këtë javë do duhet të ruani lidhjen tuaj nga përfshirja e të tjerve në cështje që lidhen vetëm me ju dhe partnerin tuaj, pasi ajo do jetë baza për të mbizotëruar qetësia midis jush. Nëse jeni të lirë ka mundësi të keni një takim të papritur, të rastësishëm, me një person i cili lidhet me një flirt tuajin të vjetër. Gjithashtu ka mundësi të merrni dhe një mesazh nga dikush që nuk e prisni!

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë do duhet ti kushtoni vëmëndje të vecantë cështjeve që lidhen me fushën tuaj profesionale, vecanërisht pjesës komunikuese të tyre. Duket se nuk do jetë aq e letë të ekzistojë mirkuptim midis personave që shoqëroheni nga ana profesionale dhe ndoshta krijohen dhe disa pengesa gjatë menaxhimin e detyrimeve profesionale. Të mbani mend se bisedat do luajnë rol të rëndëssihëm në punë ndaj do duhet ti kushtoni vëmëndjen e duhur./Astrologu AL


Like it? Share with your friends!