Horoskopi javor (29 mars – 4 prill)


Dashi

21 mars- 20 prill

Do të keni një javë përplot detaje, e cila do t’jua turbullojë kokën. Megjithatë, për ju do të jetë fantastike sepse do të mësoheni me një rutine të re që do ju ndikojë në shëndet, sidomos në atë mendor. Dita e enjte dhe e premte do të jenë ditë kur do të qetësoheni. Vikendin shfrytëzojeni për t’i befasuar njerëzit që i doni.

Demi

21 prill- 21 maj

Do t’ju duken gjërat sikurse në shekullin XIX: përkëdhelje, të ardhura, kopshte, art dhe sharmi do ju përcjellë në këtë jave. Ajo që duhet të bëni është të jeni më të qartë në biseda më të tjerët, të jepni argumente dhe mos t’ju rrokë kataklizmi në momente të caktuara. Sa për romantizëm, në vikend lexoni ndonjë libër të Jane Austin.

Binjakët

22 maj- 21 qershor

Gjatë gjithë kohës do të merreni me paratë. Po tregoheni paksa i ashpër. Por, duhet të llogaritni më mirë paratë. Fundja, edhe ekonomia është një lloj arti. Mos lejoni shumë të tjerët që t’ju këshillojnë. Por, mos bëni as llogari emocionale. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë pushimi dhe ju keni nevojë për relaksim.

Gaforrja

22 qershor- 22 korrik

Mendja juaj do të bëjë gara me të tjerët në fillim të kësaj jave dhe ju nuk duhet t’i lëni gjërat të ecin prapa. Bota juaj po ecën shumë përpara. Pavarësisht kësaj, juve ju pëlqejnë hapat e këtillë. Katër ditët e fundi do të jenë ditë vendimtare për ju. Të dielën grupohuni me familje. Punoni diçka për vetveten!

Luani

23 korrik- 22 gusht

Nuk duhet të shpenzoni shumë para në fillim të kësaj jave pasi që kjo nuk do t’ju bëjë të lumtur dhe as të kënaqur. Duhet të jeni me konservativ, sidomos deri në mes të javës. Ndonjë dashuri do të jetë trazuese, por ju duhet të punoni për të bërë një kombinim të së mirës dhe së keqes. Pse jo, të thirrni dikë për të pirë kafe!

Virgjëresha

23 gusht- 22 shtator

Tani kur çdo gjë është e qartë në tavolinën tuaj, atëherë ju duhet të filloni të tregoni sa më shumë profesionalizmin tuaj. Projektoni ndonjë gjë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në mesjavë do të keni ide të mira për karrierën, ndërkaq në dashuri nuk duhet të hezitoni të shprehni ndjenjat tuaja.

Peshorja

23 shtator- 22 tetor

Nuk mund të dini se nga do të vinë idetë e mëdha. Bëni mirë që t’i diskutoni ato më shokët apo shoqet tuaj dhe në fund të vini në konkludime. Kushtoni më shumë rëndësi paraqitjes së vetes tuaj dhe merrni për baze faktet profesionale. Paratë do të jenë tema dominuese e debatit tuaj gjatë të shtunës, por e diela do jetë ditë e idealizmit.

Akrepi

23 tetor- 21 nëntor

Një favor i vogël për një shok/qe – për të cilën gjë ju shumë pak mendoni – do t’ju kthehet dhjetëfish në fund të kësaj jave. Në të njëjtën kohë, e marta dhe e mërkura kërkojnë një durim më të madh tuajin. Vendimet do të jenë të vështira, sepse nuk keni figurë autoritative. Por, keni energji të mira dhe do keni sukses.

Shigjetari

22 nëntor- 21 dhjetor

Vetëm pse shefi i/e juaj ka pasur problemi nuk do të thotë që edhe ju të mendoni se do keni gjëra të këtilla. Duhet falënderuar vetën që jeni një person me dhunti të mira, të cilat dini t’i tregoni në momentet më të duhura. Imagjinata juaj është aktive, sidomos kur do të jeni vetëm. Luajeni edhe ndonjë lojë me ndonjë shok/qe.

Bricjapi

22 dhjetor- 20 janar

Një informacion i duhur do të vijë nga larg, që nga e hëna, nëpërmes telefonit apo email-it tuaj. Shpirti juaj do të trazohet (pasi do të takoheni me një shok apo shoqe të vjetër). Gjithçka është e mundur, por nuk do i përmbaheni një principi gjatë të martës apo të mërkurës. Sqaroni gjërat si duhet me partnerin/en.

Ujori

21 janar- 18 shkurt

Disa gjëra të reja do të pastrohen dhe ju do të arrini të keni një sukses të konsiderueshëm, sidomos profesional. Kjo do të jetë mënyra më e mirë për të gjykuar disa gjëra për të cilat më parë keni paragjykuar. Të qartë duhet të jeni edhe në vikend, kur duhet të tregoheni më i/e matur.

Peshqit

19 shkurt- 20 mars

Do mësoni më shumë gjëra gjatë kësaj jave, madje më shumë se sa ju e keni paraparë. Duhet që t’i ri-analizoni disa gjëra. Mesi i javës do të jetë një mënyrë e mirë për t’u marrë me emocionet tuaja, pra me dashurinë. Kujdes, mos i acaroni gjërat! Flisni matur dhe mos kërkoni që të tjerët t’ju komandojnë.


Like it? Share with your friends!