Horoskopi javor nga Paolo Fox, çfarë kanë parashikuar yjet për ju


Dashi: Ju pret një javë e mbushur me emocione dhe gëzim. Festa e Shën Valentinit do t’ua ngrohë zemrat edhe atyre që nuk besojnë në dashuri të qëndrueshme. Do të keni dëshirë që ta befasoni partnerin. Disa nga të lindurit e kësaj shenje nuk ndihen mirë për shkak të një periudhe të vështirë që kanë kaluar, prandaj merrni disa ditë pushim që të qetësoheni. Besimi juaj është lëkundur, por mos u dorëzoni pa luftë. Kushtojini rëndësi dietës dhe sporteve.

Demi: Ka ardhur koha që ta shikoni të ardhmen me optimizëm dhe të çliroheni nga paragjykimet. Që të fitoni, duhet edhe të rrezikoni. Jepini vetes më shumë liri si në nivel profesional ashtu dhe në atë sentimental. Çiftet që kanë shumë vite së bashku do të kenë mundësinë të përjetojnë një lloj muaji mjalti të dytë dhe të ringjallin dashurinë që ndoshta është shuar pak këto kohë. Në punë ose në shtëpi do të keni nevojë për ndihmë, sepse jeni në vështirësi financiare.

Binjakët: Ju prireni të mendoni gjithmonë për më të keqen dhe ndoshta jeni paksa disfatistë. Mundohuni që të jepni më të mirën nga vetja. Thoni më shumë ‘po’ dhe më pak ‘jo’, gjithashtu përpiquni të organizoni një udhëtim romantik ose një ditë të këndshme në një qendër estetike. Është e rëndësishme që të kujdeseni për veten, kjo do t’jua ngrejë humorin. Thënia “i duruari i fituari” duhet të bëhet motoja juaj e javës. Kujdes me dietën dhe bëni sa më shumë lëvizje.

Gaforrja: Pas disa javësh të vështira, më në fund do të ndiheni sërish optimistë. Duhet të bëni ndryshime në jetën tuaj, pasi diçka nuk po shkon siç duhet. Ata që janë pushuar nga puna ose i kanë ulur në detyrë nuk duhet të dorëzohen, por të ngrihen dhe të kërkojnë për diçka më të mirë. Mos abuzoni me veten, por ulini ritmet, që të keni mundësi të qetësoheni. Kujdesuni për dietën tuaj dhe informohuni për trajtimet e reja. Për disa prej jush parashikohen hyrje parash.

Luani: Në sferën sentimentale do të merrni lajme të mira. Nuk përjashtohen surprizat, dikush mund t’ju shfaqë dashurinë. Dilni për pak kohë, sepse keni qëndruar gjatë të mbyllur në shtëpi. Kujdesuni për shëndetin, pasi shumë njerëz ia njohin vlerat vetëm kur e humbasin. Beqarët, ose ata që kanë përjetuar një ndarje së fundmi, do të parapëlqejnë të distancohen nga njerëzit. Mos lejoni që cinizmi t’ju prishë humorin. Përqendrohuni te vetja, familja dhe profesioni juaj. Ata që janë të papunë mund të marrin në konsideratë mundësinë për të filluar një punë të re ose që të eksplorojnë shtigje të reja. Hidhini hapat me kujdes.

Virgjëresha: Kohët e fundit keni qëndruar të distancuar, ndoshta keni frikë ta lini veten të lirë ose ndoshta dikush ju ka zhgënjyer. Mos u merrni me të kaluarën. Nëse doni një të ardhme të ndritur, atëherë duhet të përqendroheni në të tashmen dhe të angazhoheni për të dhënë gjithçka. Besoni në vete, nuk është kurrë vonë për të ndryshuar rrugën tuaj, për të përmirësuar rutinën, për t’i dhënë fund një marrëdhënieje toksike, për t’i shfaqur dikujt dashurinë, për t’u pajtuar. Do të keni risi në sferën sentimentale ose të punës. Çiftet e dashuruar do të kalojnë një të hënë të qetë dhe romantike të Shën Valentinit.

Peshorja: Të dashuruarit do të shijojnë pasionin dhe do të përjetojnë një muaj mjalti të dytë. Ata që kanë një lidhje në distancë, janë në vështirësi. Në këtë rast është më mirë të shkoni pranë të dashurit të zemrës ose ta prishni marrëdhënien përgjithmonë. Nuk mund të jetë gjithçka në favorin tuaj, diluni përpara vështirësive. Do të jetë java e duhur për të bërë një intervistë, për të përballuar një ndërhyrje të caktuar apo për të udhëtuar. Debateve në familje përgjigjuni me tolerancë. Ata që kanë prindër të moshuar ose fëmijë të vegjël, duhet të mendojnë me kujdes për një vendim që i prek ata. Ruani qetësinë. Shëndeti parashikohet i mirë.

Akrepi: Javë do të nisë me vrull. Keni shumë pritshmëri, por kjo mund t’ju kthehet kundër. Mos e gënjeni veten, mbase dikush është i dashuruar me ju, por ndjenjat nuk janë reciproke. Yjet flasin për të reja në aspektin profesional dhe financiar. Ruani shëndetin dhe kushtojini rëndësi të veçantë dietës. Trajtojeni veten si të ishit një gur i çmuar dhe pretendoni më të mirën për ju. Do të përfshiheni në sherre dhe shumë akuza do të bëjnë në adresën tuaj. Disa telefonata ose mesazhe mund ta bëjnë xheloz partnerin. Fundjava parashikohet e qetë.

Shigjetari: Në ditë të caktuara do të dëshironi të braktisni gjithçka dhe të largoheni nga të gjithë. Po përjetoni një periudhë të vështirë dhe ndiheni të pasigurt. Ndoshta nga jashtë dukeni të qeshur, por brenda vetes po bëni një betejë shumë të vështirë. Pas shiut, shfaqet ylberi, ndaj mendoni se herët a vonë do të vijë ajo që prisni. Një serial i mirë i huaj televiziv ose një film në kinema do të mund t’jua largojë vëmendjen nga problemet e përditshme. Ju mund të mendoni për një dashuri të vjetër dhe të ndjeni shumë keqardhje, por mos u kapni pas së kaluarës. Nëse jeni të martuar, bëjini një surprizë partnerit.

Bricjapi: Po e teproni me ushqimin dhe po nguleni para televizorit. Mos qëndroni zgjuar deri vonë, përpiquni të rivendosni ritmin tuaj natyral. Një ose më shumë njerëz mund t’ju përcjellin thashetheme për dikë që e njihni mirë, por mos u bëni palë me ta. Pritet që të merrni disa lajme të rëndësishme. Kujdesuni më mirë për veten, lini takim te parukierja ose tek estetistja, flini më shumë, hani shëndetshëm dhe bëni ushtrime rregullisht. Dikush duket se është i zemëruar me ju, ndoshta një koleg ose një fqinj. Kujdes me transportin publik, mund të ketë të papritura të sikletshme.

Ujori: Disa nga të lindurit e kësaj shenje po përjetojnë një periudhë të paqëndrueshme. Gjatë javës situata do të qartësohet. Hera herës do të mendoni për të kaluarën, por sa vlerë ka të mendoni për çfarë ka ndodhur vite më parë? Investoni në të tashmen, krijoni marrëdhënie të shëndetshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantoni një të ardhme të bukur. Në familje, edhe nëse nuk shkoni mirë me ndonjë të afërm, fare mirë mund t’i shmangni konfliktet. Ky koncept vlen edhe në sferën e punës, veçanërisht në mesin e kolegëve. Gjithmonë jepni më të mirën tuaj dhe thellohuni në atë që ju intrigon. Kujdes të mos shpërqendroheni nga gjërat e padobishme!

Peshqit: Do të kaloni disa vështirësi në familje, por dijeni se nuk jeni vetëm. Të afërmit do t’ju mbështesin. Bëni të pamundurën dhe mos u dorëzoni. Me vullnet do të arrini t’i kapërceni të gjitha pengesat. Në punë mund të merrni lëvdata dhe madje edhe detyra fitimprurëse, thjesht përpiquni të mos stresoheni. Një person afër jush mund t’ju japë këshilla të dobishme, ndaj kushtojini vëmendje. Bëni kujdes në ngarjen e makinës, kërkoni që më mirë t’ju shoqërojë dikush me makinë nëse është e mundur. Kujdesi për veten nuk është asnjëherë i tepruar.


Like it? Share with your friends!