Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë rezervuar yjet për datat 12-18 prill


Dashi: Planeti Mërkur do të hyjë këtë javë në shenjën tuaj. Do të fillojë për ju një periudhë aktive, gjatë së cilës do të favorizohen marrëdhëniet e ngushta, përfshirë edhe ato në distancë. Pritet që të merrni një lajm të mirë. Bëni kujdes megjithatë. Mërkuri nuk do të jetë në shenjën tuaj përgjatë gjithë javës. Mund të përjetoni edhe çaste nervozizmi, sidomos ditën e martë dhe të mërkurë.

Demi: Marsi dhe Saturni në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj do të ndikojnë që të ndiheni të lodhur dhe të stresuar . E enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më të vështira të javës, pasi dhe Hëna nuk ju ndihmon. Për fat, Mërkurin do ta keni aleat deri ditën e diel, duke ju garantuar mbështetjen e familjarëve dhe miqve, të gatshëm për t’ju qëndruar gjithmonë pranë.

Binjakët: Vendosja e Venusit për një kohë të gjatë në këtë shenjë do të bëjë një revolucion të vërtetë në jetën tuaj sentimentale. Pak e nga pak do ta kuptoni sa e rëndësishme është prania e një personi, të cilin mbase e kishit nënvlerësuar. Planeti Mërkur do t’ju buzëqeshë sërish, duke premtuar për lajme të mira. Në fundjavë do të ndiheni nervozë, pasi Hëna do të jetë në pozicion të pafavorshëm.
Gaforrja: Do të keni këtë javë mbështetjen e Mërkurit, falë të cilit do të fitoni respektin dhe miratimin e njerëzve që ju rrethojnë. Do të ketë dhe nga ata që do të përballen me probleme në familje. Ndërkohë shijojini këto ditë që Hëna ju favorizon, sidomos të hënën, të enjten dhe të premten. Të martën dhe të mërkurën mund të lindin tensione në marrëdhënien me partnerin.

Luani: Kjo nuk do të jetë një periudhë e lehtë për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të jenë të detyruar të durojnë kundërshtimin e Marsit dhe të Saturnit. Këta planetë mund t’ju krijojnë probleme në aspektin personal edhe profesional. Bëni durim, sepse situata do të përmirësohet shumë shpejt. Për fat, Venusin do ta keni aleat dhe do të keni në krah një njeri të veçantë për ju.

Virgjëresha: Ditën e diel, planeti Mërkur do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Derisa të vijë ajo ditë, do t’ju duhet të përballoni edhe për pak kohë stresin, sidomos në marrëdhënie me të tjerët. Mes jush dhe partnerit do të ketë zënka, shpeshherë për gjëra të kota. Do të ndiheni xhelozë dhe dyshues, por është e këshillueshme që të ruani qetësinë. Gjithçka do të kalojë.

Peshorja: Mërkuri nuk ju favorizon dhe mund të shkaktojë zvarritje dhe bllokime në aspektin profesional apo probleme komunikimi me ata që ju rrethojnë. Shfrytëzoni këtë javë për të marrë në konsideratë propozimet e ndryshme që do t’ju bëhen dhe mos hezitoni të veproni. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me shumë fat, pasi Hëna do të jetë në shenjën tuaj.

Akrepi: Gjatë kësaj jave Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar emocione dhe fat. E enjtja dhe e premtja do të jenë dy ditë për t’u mbajtur mend, gjatë të cilave dashuria do të jetë protagonistja e vërtetë. Marsi dhe Saturni do të vazhdojnë të jenë në pozicion të pafavorshëm, duke ju bërë të ndiheni të lodhur dhe të stresuar. Për fat, do të keni në krah dikë që do t’ju bëjë të harroni të gjitha shqetësimet.

Shigjetari: Kjo nuk është një periudhë e lehtë për shenjën tuaj për sa i përket ndjenjave. Venusi dhe Hëna janë të kthyer në pozicion të pafavorshëm dhe kështu do të vazhdojnë dhe për disa kohë. Ky është një moment i rëndësishëm për të vënë në peshore lidhjen tuaj dhe për të kuptuar çfarë dëshironi në të vërtetë. Në fundjavë situata parashikohet e mirë.

Bricjapi: Shfrytëzojeni në maksimum këtë javë për t’u dhënë zgjidhje projekteve dhe për të arritur një marrëveshje. Duke filluar nga dita e diel, kur Mërkuri nuk do ta favorizojë për disa kohë këtë shenjë, mund ta keni të vështirë të tregoni vlerat tuaja. E enjtja dhe e premtja do të jenë dy ditë me fat, të favorizuara nga Hëna. Aty nga mesi i javës mund të hasni ndonjë të papritur.

Ujori: Këtë javë do të ndiheni të fortë si kurrë më parë. Marsi dhe Saturni të kthyer nga shenja juaj do t’ju dhurojnë të gjithë energjinë e nevojshme për të revolucionarizuar jetën tuaj. Dhe nëse do t’ju duhet të prisni deri vitin tjetër për të parë ndryshime të mëdha, tani do të jeni në gjendje të kuptoni ç’drejtim do të merrni. Venusi aleat do t’ju dhurojë ditë të mbushura me dashuri, sidomos në fundjavë.

Peshqit: Mërkuri do të jetë i kthyer nga shenja juaj, duke ju favorizuar në aspektin profesional edhe në atë personal. Në krye të javës do të përjetoni momente tensioni, pasi Hëna do të jetë e kthyer në pozicion të pafavorshëm, ndërsa e premtja dhe e shtuna do të jenë ditë me fat. Kujdes të dielën më datë 12, sepse parashikohen zënka me partnerin.


Like it? Share with your friends!