Horoskopi mujor nga PAOLO FOX; ç’kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë korrikut


DASHI: Muaji nis me kalimin e Marsit në shenjën tuaj, që përfaqëson rebelimin dhe luftimin. Nëse kalimit të Marsit i shtojmë edhe ndikimin e Mërkurit, mund të thuhet që korriku është muaji i diskutimeve dhe padurimit. Nëse jeni të rrethuar nga njerëz që nuk ju kuptojnë, ose që ju kanë lënë të pritni gjatë para se t’ju japin një përgjigje, mund të “shpërtheni”. Ditët më të ngarkuara me nervozizëm do të jenë datat 6, 13 dhe 20. Ndryshimet dhe zgjedhjet e kësaj periudhe do të ndikohen nga një vrull i madh, që do të thotë se kur zemëroheni, nuk arsyetoni dhe rrezikoni të shkatërroni edhe ato që keni bërë mirë. Ndikimi i yjeve ju nxit të reflektoni, sepse mund të refuzoni ose pranoni një marrëveshje pa qenë fort të bindur për të. Duhet sërish pak vëmendje me paratë. Nëse punoni me ortakë apo bashkëpunëtorë, ose nëse jeni në pritje të rinovimit të një kontrate, do të përballeni me diskutime të ashpra. Mirëpritni këshilla nga njerëz që janë më të përgatitur se ju për çështje ligjore, ose nëse do të keni raste që do t’ju ngatërrojnë në situata të dyshimta.

Nëse në ambientin profesional ka tensione të forta, edhe ndjenjat në korrik janë po aq të forta dhe do të jenë njëkohësisht edhe burim qetësie. Nuk është një periudhë që bllokon iniciativat e çifteve. Duhet kujtuar që viti 2020 është disi i vakët për sa u takon parave, por kur ka dashuri, ka gjithçka. Nuk është mirë të diskutohet për çështje ekonomike, sidomos nëse njëri nga partnerët nuk ka më të ardhurat si para një viti. Kush ka kaluar një ndarje, nuk synon të gjejë më dashurinë në jetë, ndaj nuk do të jeni në kërkim të takimeve të reja. Të ndarët janë pak të paqartë, pasi nuk e dinë as vetë ç’duan. Situatë e rrezikshme për ata që kanë paralelisht dy lidhje, pasi në gusht mund t’ju zbulohet gjithçka. Këshillohet shumë kujdes për takimet në fund të muajit, sidomos në datën 22, sepse do t’ju ndodhë diçka e bukur dhe emocionuese. Të lindurve në shenjën e Dashit do t’u rrahë zemra fort në datat 30 dhe 31.

Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj shkakton edhe një rritje tensioni, duke qenë karakter që i mbani gjërat nga brenda. Ka gjasa të keni momente të sikletshme, ndaj duhet të ndaleni dhe të mos mundoheni. Mundohuni të pushoni pak, të bëni një jetë pak më të qetë. Nuk frekuentoni ambientin e duhur, por situata do të përmirësohet nga data 22.

DEMI: Tensionet e lindura gjatë 3 muajve të fundit thuajse janë kapërcyer, ndaj edhe ata që s’e kanë vendosur akoma ç’do të bëjnë, tani e kanë të qartë përgjigjen. Rreth datës 14 do të merrni një përgjigje të kënaqshme. Yjet mund të na favorizojnë, por jemi ne ata që vendosim. Ata që kanë punuar mirë, mund të lëvdohen, ose të ngrihen në detyrë. Ata që janë të zotë do të marrin një propozim për një punë të përhershme, ndërsa studentët e përgatitur mund të marrin një ofertë praktike. Propozimet janë të mira, ndaj s’duhet të ngurroni, edhe pse duhet të zhvendoseni dhe të ndryshoni stil jete. Do të bëni shpenzime për shtëpinë, keni kredi, ose keni marrë borxh. Muaj interesant për blerje, ose për të sqaruar çështje që lidhen me trashëgimi familjare. Kush mund ta përballojë ekonomikisht, duhet të bëjë një reflektim të gjatë. Puna nuk është gjithçka në jetë.

Shtohet dëshira për të pasur një dashuri pa probleme, për të lënë gjithçka pas dhe për të përjetuar një pasion të vërtetë. Duhet të bëni kujdes që të mos të krijoni lidhje me njerëz të zënë. Lidhjet e krijuara gjatë muajve të fundit mund të bëhen edhe më interesante. Nuk është rastësi nëse ju rikujtohet një histori e vjetër. Do ta keni të lehtë të largoni ata që nuk ju meritojnë. Janë interesante lidhjet që lindin në korrik. Muaj i mbarë për t’u pajtuar me dikë. Një Gaforre, Virgjëreshë, ose Dash mund të jenë të rëndësishëm në jetën tuaj. Favorizohen edhe më shumë çiftet që duan të bëjnë fëmijë.

Ankthi shkakton shqetësime psikopatike, por në muajt e fundit u ke dhënë fund situatave që mund të të shkaktojnë bezdi dhe probleme. Duhet të merreni me meditim. Në datat 23 dhe 31 do të ndieni njëfarë dobësimi fizik.

BINJAKËT: Venusi ndikon në shenjën tuaj që nga prilli, ndaj i keni më të lehta projektet dhe punët që doni të kryeni. Mjafton të krahasoni këtë vit me verën e vitit të shkuar, kur keni pasur polemika goxha serioze. Fundja, nëse duhet thënë diçka, ju e thoni me çdo kusht. E keni shumë të vështirë t’i mbani gjërat nga brenda. E përdorni shpesh ironinë për të goditur ose lënduar. Korriku është fatsjellës në aspektin profesional. Me gjasa do të bëni ndonjë shpenzim të tepërt në fundjavën e datave 10 dhe 12. Po përgatitni një projekt që mund të jetë i rëndësishëm në fund të vitit. Ata që kanë mbetur në vend, kanë momentin e duhur për të lëvizur. Nuk është çasti i duhur që të ndërmerrni aventura të rrezikshme, pasi nuk keni fituar paratë e humbura vjet, por nuk do t’ju mungojnë mundësitë e mira nga data 22 e tutje.

Zgjedhjet e dashurisë do të jenë më të lehta, por duhet të kuptoni çfarë doni, sepse nëse doni një lidhje me kohë të pjesshme, yjet ju kanë favorizuar që në prill për këtë. Edhe nëse doni t’i riktheheni një lidhjeje, yjet ju favorizojnë shumë, vetëm nëse partneri në fjalë s’do t’ia dijë më për ju. Nëse do të keni mosmarrëveshje me ish-in për çështje ekonomike, mund të gjeni një marrëveshje. Ky mund të jetë muaji i duhur për t’u çliruar nga ndonjë barrë e tepërt. E ardhmja duhet parë me optimizëm, pasi lidhjet e reja janë bindëse dhe mos harroni që vendosni ju. Pra, do të varet nga ju nëse do t’i vazhdoni ato ose jo. Do të jetë e vështirë të mos merrni ndonjë propozim, pasi jeni nën vëzhgim nga palë të treta.

Ditët e korrikut sjellin një energji të mirë, për shkak të ndikimit të Marsit dhe Venusit, që do t’ju mundësojnë një rikuperim psikofizik të dukshëm. Datat 17 dhe 22 janë të favorshme për kura. Do të jeni më pak të nervozuar dhe sa më shumë t’i afrohemi fundit të vitit, aq më shumë do të shtohen mundësitë për të marrë veten fizikisht. Mund të merrni një lajm të mirë rreth datës 27.

GAFORRJA: Sa më shumë afron fundi i vitit, aq më të lehtë do ta keni t’i zgjidhni çështjet profesionale, pasi në dy vitet e fundit ka qenë një kaos i madh. Nëse keni nisur një aktivitet të ri, keni arritur nivele të larta dhe jeni angazhuar shumë, është dikush që do ta minimizojë punën tuaj, ose ndoshta pritnit më shumë. Ata që kanë një aktivitet të vetin, janë treguar të zotët me llogaritë. Është një moment i rëndësishëm në jetën tuaj për të kuptuar ato që keni dhe ato që do të arrini në të ardhmen. Nuk duhet të dekurajoheni nëse në korrik do të përballeni me tensione të forta, sidomos në mes të muajit. Do të rinovohen disa marrëveshje dhe s’do të jetë e thjeshtë të menaxhohen. Mund të prishen aleanca me njerëz të lindur nën shenjën e Binjakëve ose të Bricjapit. Nga korriku në dhjetor, duhet të shqyrtoni me kujdes çdo marrëveshje që përmban klauzola ose impenjime. Nëse ka probleme të rëndësishme financiare, duhet të merrni në dorë frenat e jetës suaj profesionale. Korriku dhe gushti do të jenë muaj shqyrtimi për çështje shumë të rëndësishme. Data 14 është e rëndësishme në lidhje me marrëveshjet profesionale.

Duke qenë periudhë pasigurie ekonomike dhe profesionale, ju pengon edhe në krijimin e një lidhjeje. Nëse nuk jeni të martuar, do të parapëlqeni lidhjet e shkurtra, pa bërë zgjedhje të rrezikshme për të ardhmen. Do të keni bashkëpunime interesante, por që s’kanë siguri. Madje, edhe ata që kanë një biznes të vetin, u është dashur që nga vjet të kërkojnë bashkëpunëtorë të rinj për të shmangur problemet. Çiftet që dashurohen ose ata që janë të martuar prej pak kohësh, duhet të bëjnë shumë kujdes në marrëdhënien e tyre, sepse gjatë datave 12 dhe 19 mund të përballen me ndonjë problem të vogël. Duhet të bëni shumë kujdes me të lindurit nën shenjën e Shigjetarit dhe të Ujorit. Nëse keni mosmarrëveshje në familje, bëni mirë të shmangni çdo polemikë. Pas gushtit, do të jetë gjithçka më e lehtë, pasi të hyjë Venusi në shenjën tuaj.

Do të jeni pak provokues, sidomos nëse mendoni se nuk ju kuptojnë, ose nëse doni të pengoni veprimtarinë e atyre që ju shkaktojnë probleme. Duhet të bëni shumë kujdes fizikisht gjatë tri të dielave të fundit të muajit. Është e rëndësishme të shmangi situata konfliktuale.

LUANI: Në korrik, ndikimi i Marsit dhe Venusit do t’ju ndihmojnë të keni një rikuperim si fizik, edhe në planin personal. Nëse do t’ju duhet të zgjidhni çështje trashëgimie ose financiare, duhet të lëvizni menjëherë, ose të paktën deri para nëntorit. Dikush mund të ketë firmosur një kontratë ose një marrëveshje. Ditët e para të muajit janë interesante, por edhe nga data 13 mund t’ju ndodhë diçka interesante. Me gjasa do të përshpejtohen ndryshime që janë të pashmangshme në fund të vitit, në lidhje me shoqëri ose ortakëri, nëse po diskutohen disa marrëdhënie ortakërie. Ata që sapo kanë nisur një punë, nuk duhet të dekurajohen. Është e rëndësishme të rifitoni paratë e humbura. Rikthimi i Diellit në shenjën e Luanit nga data 22 e përforcon edhe më tepër hipotezën që janë ditë interesante për të marrë lajme të mira. Në fund të muajit do të merrni një shumë të mirë, ose një kontratë të mirë. Ka edhe nga ata që po mendojnë të ndryshojnë gjithçka në jetë, ose që deri nga fundi i vitit të merren me diçka të re, ndaj pritini ndryshimet.

Në dashuri, yjet duken favorizuese. Nga fillimi i këtij muaji deri në fillim të vjeshtës, do të shihet një dëshirë e madhe për të dashuruar. Për shkak se do të keni një gamë të madhe mundësish zgjedhjeje, duhet të bëni zgjedhjen e duhur. Nëse keni një lidhje të bukur, ndoshta mund t’ju lindë ideja ta përsosni gjatë verës. Ka nga ata që kërkojnë lidhje të pamundura, si sfidë, por kjo është një sjellje e dëmshme. Ata që kanë prej kohësh një lidhje të konsoliduar, me personin e duhur, tani mund të bëjnë zgjedhje të rëndësishme. Tani edhe një ndarje do të ishte pozitive, sepse do të krijonte mundësi për një lidhje të mirë. Ditët pas datës 22 janë shumë intriguese.

Korriku është muaj i mbarë, por të gjithë ata që kanë vështirësi në aspektin profesional, duhet t’i shprehin dyshimet e veta, para fazës përfundimtare në fund të dhjetorit. Nëse nuk përjetoni risi të mëdha, mundohuni të ndryshoni diçka në jetën tuaj, ose mundohuni të kuptoni se ku qëndron problemi. Duhet shuar frika dhe droja, por për fat, jeni shumë guximtarë dhe ndikimi i Marsit në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë për një rikuperim psikofizik.

VIRGJËRESHA: Më në fund, duhet të jenë nënshkruar disa kontrata në fund të qershorit, por edhe nëse s’ka ndodhur akoma, do të ndodhë në korrik. Do të ketë nga ata që do të marrin një ofertë rreth datës 14. Duhet t’i shfrytëzoni në maksimum të dhënat e astrologjisë, ndaj është mirë që të bini në sy. Janë të favorizuar ata që kanë provime, ndaj mjafton të studioni. Madje, edhe më të përgatiturit mund të marrim një propozim për punë pas një rezultati të lartë në provim. Do të lindë diçka e bukur në jetën tuaj. Konsiderojeni veten si në një skenë këtë muaj, ku hapet sipari dhe ku duhet të tregoni se ç’dini të bëni. Suksesi u vjen atyre që janë të përgatitur ose që kanë guximin të provojnë projekte të reja. Është mirë që të mos humbni kohë, sepse nga nëntori nuk do të keni kaq shumë mundësi. Të sapodiplomuarit janë shumë të favorizuar, ose edhe ata që duhet të marrin përsipër përgjegjësi të reja. Aktivitetet më vete janë më të favorizuara, por edhe ata që janë vartës do të ngrihen në detyrë.

Edhe pse që nga prilli ka disa probleme në lidhje, kjo nuk shkakton shkatërrimin e tyre. Duket sikur në këtë periudhë duhet të jeni më të qartë për sa i takon situatës suaj sentimentale. Do të keni diskutime të vogla me njeriun e duhur në krah. Mos u zemëroni më kot ose të kërkoni gjëra të pamundura. Duke qenë vit provash të mëdha, ose mundësish më të mëdha profesionale, për pasojë do të jeni edhe më larg shtëpisë. Me gjasa do të ketë pak ftohje në lidhjet tuaja, pasi s’do të keni kohë që të qëndroni me partnerin. Virgjëresha ka përherë nevoja për shumë siguri. Meqë ju jepni maksimumin, e kërkoni këtë edhe nga partneri. Ndaj tani shtohen kritikat, që mund të jenë pozitive për ata që ju sulmojnë. Mund të lindin emocione të forta nga fundi i muajit.

Nuk ju mungon dëshira për punë, por keni që nga prilli që përjetoni shumë stres, për shkak të shtimit të përgjegjësive. Mundohuni të bëni ushtrime qetësimi. Duhet të merreni me gjëra që i doni, ndaj edhe duhet të bëni ndonjë pushim.

PESHORJA: Do t’ju duhet të sqaroni disa situata profesionale me të cilat do të përballeni në punë. Nëse keni një aktivitet tuajin, duhet të provoni strategji të reja, pasi ndryshimi është i rëndësishëm. Për ata që janë vartës dhe duan t’i thonë dy fjalë shefit të tyre, ndoshta ky nuk është çasti i duhur. Është moment që duhet bërë kujdes me çdo lloj shpenzimi, por edhe investimi. Të tjerëve do t’u dukeni më dorëmbledhur, por thjesht doni më shumë siguri. Një shqetësim juaji do të arrijë kulmin në datën 20, ndaj në raste të jashtëzakonshme mund të thoni që mjafton. Do të ketë nga ata që duhet t’i japin fund një ortakërie, ose ta ndryshojnë për të shpenzuar më pak. Ata që kanë kaluar një krizë profesionale vjet, vazhdojnë të punojnë ende me kohë të pjesshme dhe janë në kërkim të një pune të re. Situata do të jetë më pozitive pas datës 22, ku do të mund të krijoni projekte të reja me bashkëpunëtorë ose ortakë.

Nëse keni njëkohësisht dy lidhje, ka ardhur momenti të vendosni, pasi nga tradhtia lindin probleme. Korriku nuk është një muaj gjatë të cilit duhet të tregoheni të shkujdesur. Ju e keni shumë të vështirë të gënjeni, për të mos thënë që nuk dini aspak ta bëni, ndaj herët apo vonë do të zbuloheni. Peshorja nuk priret të tradhtojë, por nëse nuk ndihet e dashur, nevoja për ndryshim bëhet e dukshme në sytë e atyre që i rrethojnë. Në korrik, çështjet profesionale dhe ato ekonomike do të jenë në plan të parë. Kjo do të shkaktojë debate për shkak të mungesës së njërit prej partnerëve. Është e rëndësishme edhe harmonia në çift, ndoshta të programoni pushime së bashku pas datës 22. Ndihet nevoja e bashkëpunimit, që është e domosdoshme në një raport dashurie.

Duket se ky është muaji që sjell në vëmendje disa tensione profesionale ose probleme ligjore a familjare, ndaj do të keni shumë tension. Rreth datës 20 duhet kujdes maksimal. Do të keni gjithsesi shqetësime, ndaj duhet të bëni një vizitë mjekësore nga mesi i muajit.

AKREPI: Vazhdon ndikimi pozitiv i yjeve për ata që duan të rinovojnë një kontratë. Datat 9, 10 dhe 20 mund të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme. Nëse keni profesion të lirë, me gjasa ju ka ndodhur diçka e re. Nëse disa marrëdhënie pune janë bërë të pamundura, korriku ju nxit të shqyrtoni mundësinë për të ndryshuar vend pune. Por para se të ndryshoni dhe të bëni zgjedhje drastike, duhet të mendoheni mirë. Do të ketë momente që do t’ju duhen të gjitha energjitë për të zgjidhur problemet tuaja, pasi muajt e fundit kanë qenë goxha të vështirë në aspektin ekonomik. Doni të bëni ndryshime shtëpie dhe pune, por jo gjithmonë është e mundur. Në fillim të vjeshtës mund të jetë vendimi i duhur të hapni një biznes tuajin, por bëni kujdes me paratë, që janë përherë pak.

Tensionet e punës mund të kapërcehen në korrik, ndaj, nëse duhet të zgjidhni mes dy aktivitetesh, do ta keni më të lehtë. Për çiftet që kanë pasur probleme, nëse njëri nga partnerët ka sjellë në shtëpi stresin e akumuluar në punë, kjo gjë do të ndryshojë. Dëshira për të qëndruar me partnerin do të shtohet. Por kjo nuk vlen për historitë që janë konsumuar prej kohësh, pasi polemikat do të jenë të shumta. Mund të ketë momente debatesh të forta në datën 14. Nuk do të kenë probleme ata që duan një lidhje kalimtare. Në të vërtetë, edhe lidhjet e reja do të kenë disa probleme, sepse Akrepi është mosbesues dhe ndoshta me të drejtë.

Duhet thënë se ky është një muaj më i mbarë. Datat që favorizojnë shëndetin janë datat 9 dhe 20. Të lindurve në shenjën e Akrepit u këshillohet gjithmonë të jenë më pozitivë dhe të mos të mendojnë se gjithçka do të shkojë keq, sepse një qëndrim i tillë mund të ushqejë pesimizmin, duke shkaktuar në disa raste shqetësime psikomatike. Akrepi nuk çlirohet lehtë nga tensioni i akumuluar, ndaj rrezikon të mbetet keq pikërisht për këtë arsye. Ju këshilloj të frekuentoni njerëz pozitivë, për të rigjetur optimizmin që me raste e humbni.

SHIGJETARI: Datat më të rëndësishme dhe me më shumë dinamikë të muajit do të jenë 22 dhe 31, pasi do t’ju rikthehet protagonizmi. Mund t’ju kërkojnë edhe për zgjidhjen e një situate. Si fillim, duhet t’i keni ide të qarta, sepse në këtë periudhë mund të vendosni të bëni shumë gjëra njëkohësisht, kur duhet të jeni më të kujdesshëm me zgjedhjet tuaja. Gjatë datës 9 mund të lindin diskutime, gjë që mund të zgjidhet më datë 21. Ndërsa datat 30 dhe 31 janë shumë të rëndësishme. Merruni me projekte afatgjata, por nëse keni ndër mend të bëni ndonjë ndryshim drastik, duhet ta mbaroni deri në fund të verës. Duhet t’i llogaritni mirë investimet, por ekziston edhe mundësia që të keni ndonjë rast të mirë për të shfrytëzuar. Është muaj i favorshëm për artizanët dhe profesionet e lira. Do të kenë shumë mundësi pune edhe ata që merren me projekte.

Është një fazë delikate që vazhdon prej disa muajsh, duke shkaktuar konfuzione në dashuri. Çiftet që kanë shumë vite bashkë, duhet të shmangin mërzinë, ndërsa lidhjet e reja duhet të kapërcejnë disa probleme. Nuk menaxhohen lehtë pëlqimet e papritura dhe lidhjet jashtëmartesore. Për më tepër, nuk janë as zgjidhje e një krize. Kjo s’do të thotë që duhet pranuar gjithçka që nuk shkon. Ata që janë ende vetëm, mund të krijojnë njohje të reja. Mundësia për njohje të reja do të konkretizohet në fund të muajit dhe fillimi i gushtit do të jetë edhe më favorizues në këtë aspekt. Në një klimë kaq të tensionuar, është mirë të tregoheni të vendosur. Ata që duan të martohen, mund të vendosin gjatë dy muajve të rëndësishëm si gushti dhe shtatori.

Në korrik nuk do të mungojë energjia pozitive, që do të përqendrohet kryesisht pas datës 22. Është mirë të bëni edhe kura estetike, pastruese, më datë 30 dhe 31. Dëshira për të ndryshuar bëhet edhe me një ndryshim pamjeje, më moderne, më të re. Mjafton edhe një model i ri flokësh, ose nga dëshira për t’u dukur ndryshe para pasqyrës, pasi Shigjetarit i pëlqen të ndihet magjepsës.

BRICJAPI: Është muaj tepër i rëndësishëm, sepse ju nxit të reflektoni për perspektivat. Korriku nuk ka shumë elemente fatsjellëse në shenjën tuaj, por mund të filloni të programoni qetësisht vjeshtën, të bëni zgjedhje për stinët në vijim. Disa do të lajnë hesape të mbetura pezull prej dy vjetësh, në pjesën e dytë të vitit. Nuk është muaj vendimesh të rëndësishme, ndoshta sepse janë marrë vendimet më të rëndësishme. Mundohuni t’i shmangi debatet, sidomos javën e datave 13 dhe 19, ku do të përballeni me dyshime dhe problematika me njerëzit që ju rrethojnë. Duket sikur papritur gjithçka ngadalësohet. Sigurisht që kjo mund t’ju bezdisë. Nëse shikoni që s’ka asnjë zgjidhje, shtyjeni gjithçka për në vjeshtë. Në një periudhë kaq të rëndësishme është normale të shfrytëzohen mundësitë. Do të ketë ngritje në detyrë për ata që punojnë prej vitesh në një kompani. Do të rikthehet stabiliteti.

Dashuritë e lindura gjatë muajve të fundit duken të konsoliduara, por ka diçka që nuk shkon. Ndoshta sepse në korrik duhet të mendoni më shumë për paratë, biznesin, ndaj ndjenjat mund të kalojnë në plan të dytë. Çiftet që kanë kaluar kriza të thella mund të kenë debate që mund të çojnë në vështirësi të tjera në dy fundjavat e fundit të muajit. Edhe pse ndarjet përjetohen si lehtësim, zgjedhjet në këtë periudhë bazohen në mençuri. Këtë muaj nuk do t’ju mungojë dëshirat për t’i thënë gjërat hapur. Mund të keni konkurrencë të vogël me shenjën e Dashit dhe Gaforres, por bëni kujdes që të mos e teproni në fund të muajit. Gjithsesi, ambicia do të shpërblehet në fund të vitit dhe mund të zini një rol të rëndësishëm ose një punë në pozitë drejtuese.

Fundi i korrikut mund t’ju shkaktojë shqetësime, por është normale, sepse nuk jeni ndalur që në fillim të vitit. Mundohuni të gjeni pak qetësi. Një Bricjap nuk ndërmerr kurrë një projekt pa u menduar mirë, por korriku mund t’ju sjellë momente tensionesh të forta.

UJORI: Do të rikthehet një atmosferë favorizuese në shenjën tuaj, pas largimit të Saturnit, por kjo s’do të thotë se s’do të përballeni me vështirësi të mëdha. Këtë vit, çdo impenjim duhet bërë në bazë të nevojave të fizikut tuaj. Mos bëni më shumë nga ç’mundeni, vetëm kështu mund ta rifilloni pa stres. Nëse doni një ngritje profesionale, apo zgjerim, bëjeni, por mos u sforconi për të arritur qëllimin. Më mirë hidhni hapat e duhur në momentin e duhur. Vetëm kështu, situatat që ju interesojnë do të gjejnë spontanisht zgjidhje. Ata që kanë biznesin e tyre, duhet të kujdesen për aktivitetin, pavarësisht disa goditjeve ose rënieve financiare. Korriku kërkon shumë, por ofron edhe më shumë mundësi. Ata që duan të ndryshojnë grup ose ekip pune, duhet të mendohen mirë se cila është zgjedhja e duhur. Pjesa e parë e korrikut është më e mirë. Më datë 7 do të keni takime të rëndësishme, por as data 17 nuk mbetet pas për nga rëndësia.

Në aspektin sentimental, çiftet që kanë kohë bashkë duhet të gjejnë interesa të reja dhe shumë do të kenë dëshirë të hapin një biznes të përbashkët. Ata që nuk kanë një lidhje të përhershme, Venusi i favorizon gjithsesi. Data 17 do të jetë moment intrigues. Për të ndarët është një periudhë e qetë, nuk kanë dëshirë që të nisin një histori të rëndësishme. Disa të tjerë duhet të zgjidhin me ish-in probleme ekonomike ose që lidhen me fëmijët. Nuk mungojnë emocionet, veçanërisht në këtë periudhë të vitit.

Venusi dhe Marsi favorizojnë shenjën tuaj, sidomos pas datës 19. Është e rëndësishme ta krijoni vetë fatin tuaj dhe nëse ka një problem, në vend që të pyesni vetes se kush e ka fajin, duhet të kuptoni si ta zgjidhni, ose ta kërkoni brenda vetes përgjigjen. Askush nuk mund t’ia kushtëzojë jetën një Ujori, ndaj nëse ka ndodhur kështu, është më mirë t’i jepni fund dhe të gjeni menjëherë sërish individualitetin tuaj. Një nga të metat e të lindurve nën këtë shenjë është se bëjnë më shumë për të tjerët, sesa për veten. Duhet të ndryshoni menjëherë, përndryshe do t’ju pushtojë melankolia dhe pakënaqësia.

PESHQIT: Mërkuri favorizon idetë e reja, ndaj ka ardhur momenti për ndryshime në aspektin profesional. Një projekt ose një program nuk do të jetë më i njëjti, ndaj duhet shqyrtuar nga e para. Nëse jeni vartës dhe merreni me disa gjëra, do të kërkoni ngritje në detyrë. Data 9 është e rëndësishme, pasi është ditë e mbarë për të bërë kërkesa. Këto ditë, edhe pse shpenzimet janë të shumta, telashet ekonomike janë më të pakta. Ka nga ata që mund të fitojnë më shumë dhe kjo periudhë do të zgjasë edhe në gusht. Më fatlumët do të fillojnë një punë të re, në poste më të rëndësishme. Një i lindur nën shenjën e Luanit mund t’ju ndihmojë të kapërceni një problem. Do të jetë muaj i favorshëm për ata që merren me punë krijuese, shkrimtarët, muzikantët dhe artistët në përgjithësi.

Do të ndieni nevojën për siguri nga njeriu që dashuroni. Kjo nevojë do të shtohet nëse keni qenë larg partnerit për disa kohë. Lajmi i mirë është se që nga gushti, gjithçka do të jetë më e lehtë, ndaj mos nxitni debate nëse s’doni të largoni qëllimisht dikë nga jeta juaj. Të lidhurit rishtazi duhet të sqarojnë nëse po kërkojnë dashurinë apo po humbin kohën me vetëdije me lidhje që nuk ia vlejnë. Nëse jeni të martuar prej kohësh, do të donit që partneri të mos merrej kaq shumë me fjalë dhe të të ledhatonte pak më shumë. Mos shkarko në lidhjen tënde çështje që s’kanë lidhje me ndjenjat, për shembull dyshime ose telash pune. Gushti do të jetë muaji i emocioneve të reja dhe ata që janë prej kohësh në vetmi, më në fund do të mund të mendojnë për një të ardhme ndryshe. Fundi i muajit është i mbushur me emocione.

Do të ketë disa ditë më të ngarkuara dhe duhet pak më shumë vëmendje në datat 17 dhe 18. Shpërqendrimet janë burim telashesh dhe nuk duhet të rrëmbeheni nga dëshira për të vepruar dhe vrapuar, pasi stresi i tepërt e dëmton fizikun. Ditët më të mira për të nisur kura, terapi dhe dieta nën kontrollin mjekësor janë ato pas datës 19. Është e rëndësishme të nisni një kurë pastruese për organizmin tuaj dhe të ushqeheni më shëndetshëm. Këshillohuni me një ekspert nëse duhet të bini pak në peshë.


Like it? Share with your friends!