DASHI
Ndikimi i Marsit dhe Plutonit në shenjën e Dashit gjatë korrikut do të shkaktojë konflikte në sferën profesionale, ose do t’ju shtohet përshtypja sikur jeni të tepërt. Nga data 5 korrik, nën ndikimin e Marsit, do të mund të ndryshoni burimet dhe financat tuaja. Nëse jeni në një fazë që po krijoni një lidhje të re, është momenti të bisedoni me njerëz që keni më të afërt. Shfrytëzoni datën 13 për të mbyllur një kapitull profesional dhe mundohuni të vendosni ekuilibra mes jetës profesionale dhe asaj personale.
Në datat 19 dhe 21 për shkak të disa provokimeve në punë, do të ndiheni sikur nuk bëni sa duhet dhe do të jeni në dilemë mes asaj që doni të arrini dhe asaj që ju bën të ndiheni mirë. Këtë muaj duhet të mësoni t’i merrni gjërat shtruar. Nga data 19 duhet të nxitni krijimtarinë, të eksploroni pasionet dhe mbi të gjitha të argëtoheni. Mundohuni të organizoni një festë dhe të reflektoni se cilat janë vlerat më të rëndësishme për ju.
DEMI
Ditët e parat të muajit korrik do të ndiheni pak të mërzitur për shkak të pasigurive për të ardhmen. Por me rikthimin e Marsit në shenjën tuaj në datën 5 do t’ju shtohet gjallëria dhe do të keni dëshirë të luftoni dhe të reagoni, por vetëm për gjëra të rëndësishme. Do të keni mundësinë të bisedoni me ata që ju rrethojnë, të informoheni dhe të mësoni diçka të dobishme. Hëna e plotë në datën 13 do t’ju ndihmojë të jeni më elastikë dhe të kuptoni sa mund të zbuloni nga ata që keni pranë vetes, e jo vetëm larg shtëpisë. Pjesën e dytë të muajit do t’ia kushtoni rehatisë dhe shtëpisë, duke dashur të zbuloni se çfarë ju bën të ndiheni të mirëpritur dhe të sigurt.
Mund të jetë momenti i duhur për të hapur sërish biseda me familjarët tuaj, ose të mendoni se ku ose si doni të jetoni, duke filluar nga data 28. Sigurisht që shtëpia nuk ndërtohet për një ditë, por gjatë kësaj kohe mund të filloni të mendoni seriozisht për të ardhmen. Nuk duhet të ngurroni të pranoni që të gjithë gabojnë, madje edhe ju.
BINJAKËT
Korriku nis me disa tensione për sa u takon disa projekteve që do të ndërmerrnit me njerëz të tjerë. Ndoshta do t’ju duket sikur nuk po vendosni dot kufij, ndaj do të nxiteni shpesh nga dëshira për ta ndërprerë bashkëpunimin. Do të përballeni shpesh këtë muaj me pyetjen, ku është autonomia juaj dhe me çfarë jeni të gatshëm të përballeni? Pas datës 5 korrik do të mësoni të luftoni pasiguritë personale e të kuptoni se çfarë ka vërtet rëndësi për ju. Do t’ju duhet shpesh të merreni me financat tuaja, të mundoheni të krijoni projekte më fitimprurëse, ose të zbuloni pikat tuaja të forta. Nga data 18 mund të shikoni rezultatet e këtyre përpjekjeve, sidomos nëse keni mësuar të përmirësoni ato që keni.
Nga data 13 do të keni mundësinë të gjeni autonominë tuaj, duke zgjidhur situatat në të cilat ndiheshit të varur ndaj dikujt, e ndoshta do të shlyeni edhe ndonjë borxh, që e shtyni prej kohësh. Ndikimi i Diellit dhe i Mërkurit do t’ju mundësojë të komunikoni, të informoheni, të shkruani, a të merreni me diçka që e keni pasion. Data 28 do t’ju ndryshojë plotësisht qasjen ndaj botës. Tregohuni fleksibël, siç vetëm ju dini dhe krijoni komunikim me të tjerët.
GAFORRJA
Korriku do t’ju gjejë të shndërruar, ndonëse në ditët e para të muajit nuk do të duket, pasi përparimet në karrierë mund të bezdisin dikë. Pas datës 5 do të keni më shumë energji, më shumë dëshirë për të ndenjur me të tjerët, aftësi dhe dëshirë për të komunikuar dhe për të shprehur mendimin tuaj. Një spontanitet që ndoshta do t’ju shtyjë drejt miqësive të reja. Duke zbuluar një mënyrë të shprehuri më të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, ndoshta do t’i jepni fund marrëdhënies me dikë që nuk përshtatet me ju.
Në fakt, ky muaj i kushtohet autonomisë dhe spontanitetit. Venusi do t’ju shoqërojë nga 18 korriku dhe do ta vlerësoni sërish veten, madje mund të mendoni si të shfrytëzoni më së miri burimet tuaja. Datat 19 dhe 21 janë të mbushura me tension dhe me gjasa shqetësimet do t’ju vijnë nga eprorët tuaj. Megjithatë duket se nga fundi i muajit do t’ju rikthehet buzëqeshja, pasi do të vlerësoni aftësitë tuaja dhe do të kërkoni atë që meritoni, sepse do të jetë e rëndësishme të vlerësohen arritjet tuaja të deritanishme. Ka ardhur momenti të mendoni për kapitullin e radhës.
LUANI
Korriku është i ndarë në dy pjesë, para dhe pas një reflektimi të thellë. Gjithçka nis në fillim të muajit me ditë më të ngarkuara se zakonisht, ku mblidhen angazhimet dhe duken të pamundura për t’u menaxhuar. Por nga data 5 duket se do të gjeni njëfarë motivimi, sidomos në punë dhe do të dini t’i trajtoni edhe sfidat si stimul. Në të njëjtën ditë do të ndieni nevojë për privatësi dhe vetmi, për një fazë të mirëfilltë meditimi. Duke analizuar brendinë tuaj, duke menduar mekanizmat mbrojtës që përdorni, me gjasa do të zbuloni edhe qasje alternative për karrierën tuaj, përveç heqjes dorë nga disa zakone të këqija. Pak nga pak do të shikoni se hapësira e heshtur dhe vetmitare do t’ju pëlqejë dhe mund ta pasuroni me udhëtime imagjinare, ose me shëtitje në natyrë, sidomos në datë 18 korrik.
Do t’ju rikthehet shkëlqimi në fund të muajit, pasi në shenjën e Luanit do të rikthehet ndikimi i Diellit dhe Mërkurit, ndaj në datat 19 dhe 21 ju rikthehet dëshira për komunikim, për t’u shprehur, të luani, të jeni thjesht vetvetja. Ndoshta edhe sepse e keni kuptuar se kush jeni në këtë fazë të jetës suaj. Megjithatë, mos mendoni se i keni kuptuar të gjitha, pasi muajt në vazhdim do të shoqërohen me një reflektim të thellë mbi disa parime që për ju janë shumë të rëndësishëm.
VIRGJËRESHA
Korriku do të jetë muaji që do të stërvitë të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës të rrinë me të tjerët, pasi që në ditët e para të muajit ndihen ekuilibrat që fshihen pas disa marrëveshjeve, që ndoshta jo fort të qarta, ju vënë pak në siklet. Por nga data 5 do të ndërveproni me njerëz të ndryshëm, që do t’ju nxitin drejt përvojave të reja, goxha sfiduese, sigurisht, sepse zgjerimi i horizonteve nënkupton edhe të largohesh nga zona e rehatisë.
Nga data 13 mund të shikoni nga një tjetër këndvështrim interesat tuaja dhe mund të vendosni t’i jepni fund një lidhjeje kalimtare që nuk po ju çonte askund. Nga data 18 korrik do të forconi lidhjet me shoqërinë tuaj, por ndonëse jeta juaj sociale do të jetë shumë më aktive se më parë, mund të ndieni nevojën të reflektoni dhe të rrini pak vetëm. Ndoshta lodhja e shkaktuar nga shtirja si tjetërkush me shoqëritë e reja, fundi i muajit është i duhuri për të mësuar të jeni mirë me vete. Nga data 28 këshillohet të filloni një terapi, ose një rrugëtim shpirtëror. Këshillohet të bëni marrëveshje më të mira, më të ekuilibruara, për të gjitha palët.
PESHORJA
Nëse ditët e para të korrikut ju duket sikur jeni mes familjes dhe kërkesave të njerëzve që ju rrethojnë, ky mund të jetë momenti i duhur për t’u çliruar dhe të krijoni rrugëtimin tuaj. Nga data 5, me shumë gjasa situatat do të kërkojnë një pozitë më të vendosur në marrëveshje dhe bashkëpunime, ndërkohë që mund të propozoni ide të reja në punë, duke ia shtuar rëndësinë pozitës suaj. Tekefundit me më shumë pjesëmarrje mund të arrini marrëveshje më të mira. Nga data 13, me objektiva profesionalë dhe personalë të përcaktuar më së miri, bëhet përherë më e rëndësishme të merren vendimet e duhura në sferën personale.
Ndoshta s’duhet të shpërqendroni që të arrini objektivat tuaj, ose ndieni nevojën të largoheni nga pritshmëritë që familja kishte për ju. Pjesa e fundit e muajit duhet t’i kushtohet e gjitha shpërndarjes, nuk duhet vetëm të mësoni të shpalosni vlerat dhe aftësitë tuaja, por mund të njiheni edhe me kontakte të rinj, që mund t’ju këshillojnë dhe ndihmojnë në realizimin e projekteve tuaja. Nga data 28, mund të shtoni listën tuaj të kontakteve. Me gjithë këto ndryshime, nuk është e habitshme të rishqyrtoni elementët më të rëndësishëm për ju në një lidhje.
AKREPI
Shfrytëzojeni korrikun për përvoja të reja. Muaji nis pak rrëmujshëm, me ditë me keqkuptime, ndoshta për shkak të faktit që i ngatërroni shpesh prioritetet. Nga data 5, situata do të ndryshojë plotësisht, do të ndërmerrni iniciativë në lidhje, madje do të mund të zgjidhni konflikte në mënyrën më të mirë. Do të nisë një fazë ku do të mësoni diçka të re nga udhëtimet dhe përvojat, sa më shumë të bëni, aq më shumë mësoni dhe aq më shumë do t’ju hapet mendja. Ndaj data 13 është e duhura që të ndryshoni disa bindje, duke dalë nga zona e rehatisë.
Nuk keni pse t’i bëni vetëm gjithë këto, madje një udhëtim çift do të ishte shumë i këndshëm, mjafton të rrethoheni nga njerëz që bëjnë biseda të thella, sepse jeni lodhur nga gjërat sipërfaqësore. Nga fundi i muajit mund të shndërroni të gjithë stimujt dhe projektet konkretë, sepse keni ide të reja dhe objektiva që doni t’i arrini. Data 28 do të jetë idealja për të nisur një projekt, ose për të ndryshuar diçka në aspektin profesional. Në muajt në vazhdim duhet të organizoni më mirë ditën tuaj, që mos të shteroni.
SHIGJETARI
Duket se fillimi i muajit zbulon pse bëni blerje impulsive për të shfryrë tensionin, por do të kuptoni edhe ku i shpenzoni paratë. Në datën 5 do t’ju rikthehet dëshira për aktivitet fizik, ose ta organizoni ditën tuaj që të keni një ritëm logjik, ndërkohë që merreni me kontrata, projekte, ose situata që kanë nevojë për marrëveshje me njerëz të tjerë. Mund të jenë pikërisht këta partnerë a bashkëpunëtorë që do t’ju ndihmojnë të ndryshoni zakonet. Data 13 është e duhura për të ndryshuar mënyrën si shpenzoni, që të mund të investoni për të ardhmen.
Në fund të korrikut mund të shihni anët pozitive të këtyre ndryshimeve dhe të zgjidhni të ndërmerrni një rrugë tjetër. Mund të organizoni një udhëtim me kursimet tuaja, ose të mendoni të regjistroheni në një kurs të ri formimi. Në datën 28 mund të nxiteni të kërkoni frymëzim që mund të marrë një formë konkrete, mund të dëshironi ta njihni më shumë botën, jo vetëm përmes librave, por edhe duke e prekur nga afër. Në të njëjtën periudhë jeni në kërkim të një ekuilibri mes një mërzie nga gjithçka dhe gjetjes së një pasioni të vërtetë.
BRICJAPI
Korriku nis me ndjesi të çuditshme, sikur ju mundojnë kujtime të vjetra që ju rikthehen në kujtesë, por do ta merrni veten shpejt. Në datën 5 do të kërkoni më shumë argëtim, me më shumë dëshirë për pasion dhe lehtësi, ndërkohë që do të keni një fazë më komunikuese me ata që keni afër. Qoftë shoqëri a dashuri, ka ardhur momenti ta ndryshoni këtë marrëdhënie duke provuar përvoja të reja dhe në datën 13 do të kuptoni sa i rëndësishëm është ky njeri në jetën tuaj. Jeni mësuar t’i bëni gjërat vetë, por në këtë fazë do ta lini mënjanë krenarinë dhe të kuptoni se është shumë ngushëlluese të keni një shpatull ku të mbështeteni.
Kështu, falë ndikimit të Venusit nga data 18, lidhja do të jetë më e fortë dhe e gjallë, një fazë gjatë së cilës do të kultivoni mirëkuptimin. Do të vijë momenti që të bëni një bisedë më serioze me partnerin dhe të krijoni një marrëdhënie më serioze. Sigurisht, mund të ngurroni dhe t’ju duket sikur nuk e keni gjithçka nën kontroll, por në datën 28 objektivat e përbashkët do të jenë më të qartë. Tregohuni të qartë me njëri-tjetrin dhe flisni hapur, mendoni vetëm, a ia vlen ky njeri? Ndoshta kjo do të shoqërohet me reflektimit se ç’doni të krijoni në jetën tuaja personale, pavarësisht statusit, a karrierës.
UJORI
Ditët e parë të muajit mund ta keni mendjen të mjegulluar nga mendime jo edhe aq pozitive, ndoshta pikërisht për këtë, në datën 5 vendosni të riktheheni në vende familjare, ose të krijoni marrëdhënie me familjen, ndërkohë që kthjelloni idetë dhe vendosni rregulla të reja në jetën tuaj të përditshme. Një element thelbësor për këtë muaj do të jetë gjetja e qasjeve të reja dhe teknikave për ta bërë punën në mënyrën më efikase, ose për të krijuar zakone më të shëndetshme. Kërkojini këshilla atyre që janë më të përgatitur, bëni ndonjë vizitë të specializuar, informohuni për atë që është më e mirë për ju. Natyrisht që më datë 13 do të shfaqni mekanizmat psikologjikë pas të cilëve vazhdoni të jeni të ngjitur, të cilët po ta mendoni, veçse ua shtojnë pasiguritë.
Kujdesuni për veten pas datës 18, pasi duke u ndierë më në formë, do të vijë momenti të bisedoni me dikë të afërm dhe të përqendroheni te marrëdhëniet. Data 28 mund të përfaqësojë një kapitull tjetër lidhjeje, qoftë ndonjë takim special, ose një këndvështrim tjetër për lidhjet, tekefundit po tjetërsoni prioritetet tuaja. Mos kini frikë të humbni kontrollin, bëni ato që ju bëjnë të ndiheni mirë, pasi në muajt në vazhdim, Jupiteri do t’ju ndihmojë të kuptoni se cilat lidhje ia vlen të vazhdohen. Nuk keni pse ta ngarkoni mendjen me gjithfarë stimujsh.
PESHQIT
Në ditët e para të korrikut mund të kuptoni që vlerat tuaja nuk përkojnë me ato të miqve tuaj, apo të grupeve ku bëje pjesë. Ndaj pas datës 5 do të jeni në kërkim të stimujve të rinj dhe të bisedave të reja. Shikoni rrotull, informohuni, për të qenë më të përgatitur për përballje nëse do të jetë nevoja. Ndikimi i Mërkurit në këtë periudhë përfaqëson një fazë, e cila padyshim, ka si stimuj më të kënaqshëm ata krijues, të përhumbni në kundrimin e një tabloje, ose thjesht të bëni një bisedë të këndshme. Në datën 13 nuk është e habitshme që t’i jepni fund një miqësie toksike, ose të ndryshoni marrëdhënien me njerëzit që tashmë janë shumë larg jush.
Ndihuni të lirë të shpreheni më datë 19 dhe të shpalosni fantazinë, tekefundit kur jemi të natyrshëm tërheqim njerëzit e duhur dhe gjejmë terrenin ideal për të shijuar pak romanticizëm. Nga fundit i muajit do të vijë momenti të riorganizoheni. Do të ishte ideale të ndryshonit rutinën tuaj duke përfshirë zakone që jua mbajnë mendjen dhe imagjinatën gjallë, një dimension që mund të marrë formë nga data 28. Në muajt në vazhdim, mund të kuptoni se çfarë dhe kush ju nevojitet vërtet, duke mësuar të vlerësoni arritjet tuaja, si edhe të shikoni me objektivitet zhvillimet e ardhshme.