Dashi
Është një ditë që fillon me Hënën në favorin tuaj, shfrytëzojeni nëse keni gjëra për t’i thënë një personi që ju intereson ose të fitoni zemrën e dikujt që ju përgjigjet. Dhe meqë është periudhë shumë pozitive në dashuri, lëreni veten të përfshiheni nga dashuria. Mos harroni: ndjenjat duhen pasur gjithmonë dhe zemrës nuk duhet t’i mungojnë kurrë emocionet e këtij lloji. Jini të hapur ndaj mundësive të reja edhe në aspektin e punës.
Demi
Sot do t’ju duhet të përballeni me disa probleme të vogla. Situatë që pritet të vazhdojë deri në datën 28 të muajit korrik. Ndaj është e vështirë të eliminoni një telashqë ju vërtitet. Ka edhe shqetësime dashurie për t’u përballur, çiftet që përjetuan një krizë në shkurt të këtij viti do të duhet të jenë më të kujdesshëm. Problemet e kësaj periudhe sjellin diskutime, dhe ju nuk doni të vazhdojnë më. E vetmja gjë që doni, është të shpërfillni gjëra që nuk ju interesojnë, jeni lodhur duke rendur pas vogëlsirave.
Binjakët
Hëna në shenjë sot sjell një dozë të mirë lumturie dhe gjithashtu e shtuna 15 pritet të jetë një ditë interesante. Dashuria është në qendër të gjithçkaje tani: beqarët mund të bëjnë takime të veçanta, çiftet do të jenë në gjendje të rinovojnë dialogun dhe të nxjerrin në pah ndjenjat e tyre më të thella. Në punë po vijnë sfida të reja profesionale, por që duhen përballuar me guxim dhe besim.
Gaforrja
Më në fund erdhi koha që ju të merrni pak mirënjohje për punën dhe përkushtimin tuaj të palodhur. Nga sot deri të dielën do të shtohen mundësitë për të përjetuar momente intensive me partnerin/en e nuk përjashtohen edhe aventura për beqarët. Nuk duhet harruar se dashuria në jetën tuaj, por edhe në marrëdhënien tuaj është shumë e rëndësishme. Disa Gaforre, pas një zhgënjimi që kanë pësuar, nuk duan më t’ia dinë për dashuri, por kjo mbyllje është momentale.
Luani
Kjo është dita e përsosur për t’i treguar botës karizmin dhe talentin tuaj. Mos kini frikë të dilni në skenë dhe të bini në sy, me siguri do të vlerësoheni. E gjitha kjo do të tërheqë vëmendjen e të tjerëve duke hapur dyert për mundësi të reja, ndaj mos e humbisni rastin. Këtu është një qiell që nga njëra anë të shtyn të bësh gjëra të mëdha dhe nga ana tjetër sjell bezdi, sidomos në planin fizik duhet të përpiqesh të rikuperosh pak. Sa për dashurinë, asgjë e re…
Virgjëresha
Nuk e përjashtoj që kjone premte, ashtu si e enjtja të përfshihet nga një moment tensioni. Pa merak se fundjava duket të jetë më e qetë. Por në këto 24 orë, merrni gjithë kohën që ju nevojitet për të reflektuar mbi veprimet tuaja dhe për të përgatitur plane të sakta. Mos u mbingarkoni nga shqetësimet e tepërta dhe përqendrohuni për të pasur sa më shumë energji në atë që është e rëndësishme për ju. Pritini disa degë të thata të jetës suaj!
Peshorja
Nëse duhet të thoni diçka të rëndësishme, flisni sot sepse e shtuna dhe e diela do të jenë dy ditë për të mbajtur gjërat nën kontroll. Etja për shoqëri po zgjohet tek ju, ndaj përfitoni nga kjo energji për t’u lidhur me njerëz të rinj dhe për të zhvilluar kontakte. Jini të hapur ndaj çdo mundësie, profesionale dhe sentimentale, sepse tashmë keni hequr dorë nga disa gjëra që keni pasur në të kaluarën: Kjo është koha për t’u rikuperuar.
Akrepi
Java që po mbyllet nuk ishte më e mira për ju. Megjithatë po vjen një fundjavë rikuperimi, shiheni atë si një mundësi ripërtëritjeje. Vendosmëria dhe forca e brendshme do të jenë në krye gjatë gjithë fundjavës! Pasioni dhe këmbëngulja, si dhe të qenit në formë të mirë fizike gjatë kësaj periudhe, do të jenë thelbësore për të kapërcyer çdo pengesë që mund të shfaqet.
Shigjetari
Sot dëshironi vërtet të eksploroni dhe të mësoni gjëra të reja, por edhe të ndërmerrni përvoja të ndryshme për të zgjeruar horizontet tuaja! Lëreni veten të udhëhiqet nga etja për dije dhe zbulim. Bota është plot me mundësi që vetëm presin të shfrytëzohen! Ju e dini se sa e rëndësishme është për ju që të keni një marrëdhënie të mirë me të tjerët, jeni një nga shenjat më të shoqërueshme të zodiakut. Ndaj shijojini edhe ata!
Bricjapi
Në këto 24 orë, mund të lindin ngjarje të rrezikshme e të papritura që rrezikojnë t’ju vënë në provë. Përqendrohuni në përgjegjësitë tuaja dhe kini gati një plan veprimi për t’u marrë me çdo problem! Flakni shpërqendrimet dhe degët e thata jashtë derës, rruga drejt lumturisë është duke bërë dredha, por nuk duhet ta humbisni, ndaj ndiqeni atë. Do të përfundoni të rraskapitur të dielën ndaj do të ishte mirë që të përfitoni nga orët në vijim për t’u përpjekur të organizoni më mirë gjithçka që keni për të bërë, pa harruar mbi të gjitha, veten!
Ujori
Po dilni nga dy ditë, ato të 11 dhe 12 korrikut, mjaft të lodhshme. Por tani le të shkojmë më tej. Dyzet e tetë orët e ardhshme janë interesante, deri në datën 16 korrik, do të jenë periudhë plot energji për të shprehur kreativitetin dhe imagjinatën tuaj. Në fund të fundit, është origjinaliteti ai që i bën të veçantë të lindurit e kësaj shenje, ndaj lëreni veten të udhëhiqeni nga instinkti dhe intuita e nuk do të pendoheni. Në dashuri gjërat po shkojnë mirë dhe çiftet mund të mendojnë për një kërcim cilësor në marrëdhënie.
Peshqit
Një ditë që sjell shumë reflektime kjo e premte 14. Ka të ngjarë që në këto ditë të ndiheni të keqkuptuar ose të vetmuar në marrjen e zgjedhjeve të caktuara. Do të jeni më të vëmendshëm ndaj emocioneve të të tjerëve dhe mund të ofroni mbështetje dhe mirëkuptim. Mbështetuni në intuitën tuaj për t’u lidhur me njerëzit përreth jush dhe për të ofruar ndihmë. Kontributi që do jepni, do të vlerësohet dhe më pas çdo gjë do të jetë reciproke.