Horoskopi për datën 1 mars nga Russell Grant


Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e marte, 1 mars 2021.

Dashi

Mos i merrni shumë seriozisht gjërat në marrëdhëniet personale. Puna ka qenë stresuese dhe juve ju duhet shumë suport moral. Në vend që të prisni që të dashurit tuaj të heqin barrën tuaj, gjeni një mënyrë për t?i ndihmuar ata. Duke investuar energji për të bërë më të lehtë jetën e dikujt, do të kijoni një perspektivë të shëndetshme. Punët shkojnë e vijnë, por miqësia zgjat përgjithmonë.

 

Demi

Nëse doni të mbani punën, duhet të kapni ritmin. Gjithmonë keni punuar me një ritëm të ngadaltë në një mënyrë të qëllimshme. Kjo gjë parandalon gabimet dhe ankthin. Për fat të keq, duhet të kapni shokët. Nëse shefi juaj do të dojë të bëjë shkurtime, jeni i pari që i jepni një arsye të shëndoshë. Ose mësoni të punoni shpejt dhe me efikasitet, ose ndryshoni linjën e të punuarit.

 

Binjakët

Rrezikoni humbje parash nëpërmjet spekulimit financiar. Në vend që t?i investoni paratë e fituara kohëve të fundit, ruajini në bankë. Nëse doni të krijoni një siguri fiannciare afatgjatë, bëjeni ngadalë. Filloni të mendoni që një pjesë të pagës ta kaloni për fondin e pensionit. Si fillim nuk do të jetë impresionuese, por pastaj do t?ja dilni.

 

Gaforrja

Nuk jeni veçanërisht të motivuar për të bërë punët e shtëpisë. Por nëse vazhdoni t?i neglizhoni më tej, do të zhyteni thellë e më thellë në apati. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të bërë disa punë të thjeshta si larja e enëve, pastrimi i mjeteve të kuzhinës, lavanteria. Dëgjoni muzikë energjike teksa punoni. Rrethanat kaotike të shtëpisë do t?ju duken më optimiste.

 

Luani

Të pretendoni se e keni nën kontroll një çështje të caktuar, do t?ju shkaktojë siklet. Nëse nuk keni thellësi të mjaftueshme, pranojeni. Dikush i aftë, do të mbushë hapësirat e boshllëqeve tuaja. Do t?ju duhet një kohë relativisht e gjatë për të integruar koncepte të caktuara, kështu që tregohuni të durueshëm. Fiksoni çdo ditë një fakt në kujtesën tuaj. Do të ecni shumë përpara me këtë metodë.

 

Virgjëresha

Nuk është koha e duhur të tregoheni ekstravagantë. Edhe pse dëshironi të kënaqni dëshirën tuaj për luks, mendoni të paguani njëherë faturat. Do të jetë e nevojshme të jetoni me një buxhet të ngushtë kështu që lidheni rripin derisa të ndiheni mirë financiarisht. Do të ketë kosto edhe në jetën tuaj romantike, por s?kemi ç?bëjmë. Një ndryshim i papritur fati do të vijë kur të keni më së shumti nevojë, por në vend që të bëni një udhëtim, apo të shpenzoni për veshje, shlyeni borxhet më parë.

 

Peshorja

Mos i vidhni qendrën e vëmendjes dikujt që sapo ka bërë diçka mbreslënëse. Edhe pse keni kontribute të veçanta, kjo është diçka e re. Një person i dashur për ju, i cili ka pasur një varg zhgënjimesh së fundi, do të përjetojë një gëzim të madh. Lërni gjithçka që po bëni dhe gjendjuni pranë për të festuar. Tejkalojeni ndjenjën e xhelozisë. Mos qëndroni indiferentë ndaj bollëkut tuaj, por mund ta shfrytëzoni për të ndihmuar të tjerët.

 

Akrepi

Në vend që të bini viktimë e keqardhjes, ngrehuni dhe fshini pluhurin nga vetja juaj. Të tjerët nuk janë në favor të situatës suaj. Ata do të ndryshojnë kur ju të braktisni zhgënjimin dhe të ndiqni një tjetër mundësi. Të ndryshoni fushën profesionale do të jetë një shans për të qenë në paqe. Gjithashtu të bëheni pjesë e një profesioni që po zgjerohet me shpejtësi, do t?ju japë pushtet në një kohë të shpejtë.

 

Shigjetari

Mos u kërkoni miqve ndere të veçanta. Nevojat duhet t?i përmbushni me meritën tuaj. Të ndërmerrni një sport ose hobi të ri kushton. Mund t?u merrni hua miqve disa pajisje derisa të mblidhni para. Kini durim. Nga momenti që keni mjaftueshëm para për të blerë gjërat që ju duhen, interesat mund të ndryshojnë. Jeni të prirur ndaj impulsive të papritura. Duke ngadalësuar dhe eksploruar mundësitë tuaja, do të shmangni një gabim të shtrenjtë.

 

Bricjapi

Po mbivlerësoni veten tuaj në një organizatë ku bëni pjesë. Në vend që të kërkoni të trajtoheni në mënyrë të veçantë, luani sipas rregullave. Trajtojini të gjithë me respekt, pavarësisht pozicionit të tyre. Nëse jeni të zemëruar nga puna, mos e çoni zemërimin me vete në shtëpi. Familja juaj është e etur t?ju ndihmojë në ditë të vështira. Duke qenë të rrethuar nga ngrohtësia dhe përkujdesja e tyre, do t?i menaxhoni përgjegjësitë në mënyrë profesionale.

 

Ujori

Një dilemë etike ju shqetëson. Ju frikëson ideja mos bëni një armik të fuqishëm. Rezistojini tundimit për të sabotuar një urdhër prapa skenave. Veprimet tuaja do të zbulohen dhe ju do të ndiheni ngushtë. Nëse keni problem me vendimet, thuajeni në publik.

 

Peshqit

T?i jepni shumë nga vetja partnerit tuaj, do t?ju bëjë të ndiheni të pakënaqëur dhe të mërzitur. Duhet të vendosni veten tuaj në fillim, edhe me rriskun e t?u dukurit egoistë. Nëse partneri juaj është pa punë, nuk është detyra juaj t?i mbështesni egon. Gjeni mënyra pë të bërë veten tuaj të lumtur, edhe nëse njëra prej tyre është të flisni me natyrën. Ndoshta të dashurit tuaj e kuptojnë mesazhin dhe marrin përgjegjësi për veprimet e tyre.


Like it? Share with your friends!