Horoskopi për datën 1 prill nga Russell Grant


Dashi

Kujdes nga fuqia juaj mbi të tjerët. Vetëm se keni shumë ndikim nuk do të thotë të jeni superior. Bëni një përpjekje për t’u lidhur me njerëzit që janë duke luftuar. Duke lavdëruar kontributet e tyre dhe duke inkurajuar ëndrrat e tyre, ju do t`i bëni të ndihen mirë. Ndonjëherë nuk e kuptoni ndikimin tuaj tek të tjerët. Jeni kaq të përqendruar në arritjen e qëllimeve tuaja, saqë nuk shikoni rreth jush. Duke qenë të ndjeshëm ndaj sfidave që po kalojnë të afërmit dhe të dashurit tuaj, do t’i hapni rrugën marrëdhënieve shumë të ngushta.

Demi

Ju nuk jeni në humor shumë të mirë. Ngjarjet nga e kaluara po rëndojnë në mendjen tuaj. Është koha për të larguar këto emocione negative dhe për të kultivuar lumturinë. Mendoni për çdo gjë të bukur që keni në jetë. Përqendrimi në gjërat pozitive do t’ju bëjë më tërheqës për dashurinë, fatin dhe paratë. Gjithashtu do ta lehtësojnë përballimin e bezdisjeve të vogla që mund të keni. Është më e lehtë të qeshësh me pengesat kur ndjehesh i arrirë dhe i dashuruar. Një i afërm që gjithmonë kritikon zgjedhjet tuaja nuk duhet që të merret seriozisht.

Binjakët

Ju jeni të shqetësuar nga një koleg që po kritikon performancën tuaj në punë. Në vend që ta lini të krijojë ankth tek ju, përqendrohuni të bëni punën tuaj sa më mirë që të mundeni. Punëdhënësi juaj ka qenë gjithmonë mirënjohës për qëndrimin tuaj fleksibël ndaj punës. Ju kurrë nuk ankoheni për kryerjen e detyrave. Falë sjelljes suaj, shefi nuk shqetësohet kurrë se ju do ta lini punën pas dore. Rivali juaj e kupton se sa i rëndësishëm jeni për organizatën dhe ndihet i kërcënuar nga prania juaj. Kjo është arsyeja pse ata po përhapin thashetheme për ju.

Gaforrja

Mos e përzieni miqësinë me financat. Nëse nuk mund të përballoni diçka, duhet të filloni të kurseni. Nëse nuk mund të paguani një faturë të madhe, bisedoni me kreditorin tuaj. Shpjegojini se në çfarë situate ndodheni. Së bashku do të jeni në gjendje që të negocioni për një plan shlyerjeje që funksionon për të dy palët. Zgjidhja e këtij problemi do të bëjë që të merrni frymë lirshëm.

Luani

Ju nuk jeni të kënaqur me perspektivat tuaja profesionale. Një njeri si ju dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Kur nuk jeni në gjendje ta bëni këtë, produktiviteti juaj ngadalësohet. Vetëm mendimi për të hyrë në zyrë ju bën nervoz. Edhe detyrat që keni shijuar dikur, tani ju rëndojnë. Nëse nuk ndryshoni qëndrimin tuaj, situata do të përkeqësohet. Rezistojini tundimit për të hequr dorë nga pozicioni juaj. Sa më mirënjohës të jesh, aq më e lehtë do të jetë tërheqja e detyrave që dëshironi.

Virgjëresha

Mos e ftoni familjen t’ju vizitojë nëse ju mungon një vend i rehatshëm për t’i akomoduar. Kjo thjesht do të krijojë një situatë të panevojshme për të gjithë. Nëse një i afërm dëshiron t’ju vizitojë, sugjerojini të qëndrojë në një hotel. Jini sa më fleksibël dhe optimistë të jetë e mundur. Ndonjëherë, bashkimet familjare mund të shkaktojnë pakënaqësi të mëdha. Në vend që të ndaleni te e kaluara, përqendrohuni që ta bëni këtë një kohë shumë të veçantë për të gjithë.

Peshorja

Ju shqetësoheni për përparësitë e një personi të dashur. Në vend që të kritikoni zakonet e tyre të shpenzimeve përpiquni të jeni pak më inkurajues. Pyetni për hobet apo artistët e tyre të preferuar. Zëvendësimi i përbuzjes me kuriozitet do të përmirësojë shumë marrëdhënien tuaj. Do të vini re gjithnjë e më shumë cilësi të mira të tyre. Do të bëni biseda të këndshme së bashku. Ju jeni një person shumë i sjellshëm.

Akrepi

Ju nuk keni shumë shpresë për një marrëdhënie biznesi apo romantike. Sjellja e paparashikueshme e partnerit tuaj ju ka mërzitur shumë. Në vend që të hiqeni vazhdimisht sikur nuk ka ndodhur asgjë, ju dëshironi të jeni me dikë që ju jep mbështetje. Një person pasionant si ju duhet të rrethohet nga njerëz me ndjenja shumë të fuqishme. Por kjo lidhje është duke përjetuar një krizë të përkohshme, ndaj mos e merrni atë shumë seriozisht, gjithçka do të jetë mirë.

Shigjetari

Nëse shqetësoheni për shëndetin tuaj, është koha të bëni disa ndryshime në rutinë. Përgatitja e ushqimeve të shëndetshme do t’ju bëjë që të mos hani gjëra të dëmshme kur jeni të uritur. Ushqimi i shëndetshëm gjithashtu do të rrisë energjinë tuaj, duke ju shtyrë të bëni stërvitje të rregullt. Nëse jeni duke luftuar me një varësi, është koha për ta trajtuar këtë problem. Mos u shqetësoni se çfarë do të mendojnë të tjerët për vendimin tuaj. Nuk ka asgjë më të mirë se një person që është i gatshëm të punojë shumë për të përmirësuar veten e tij.

Bricjapi

Mos dilni garant për një kredi të marrë nga partneri juaj ose nje një i afërm. Ju punoni shumë për paratë tuaja. Kjo bën që të tjerët të mendojnë se keni para për të humbur. Ju keni një vlerësim dhe respekt të madh për pasurinë. Nëse doni që të mbani një marrëdhënie të mirë, mbajini financat tuaja të ndara. Në fillim ata do të ankohen dhe do ju akuzojnë se jeni egoist. Mos bini viktimë e tyre.

Ujori

Ju jeni mësuar me njerëzit që plotësojnë të gjitha nevojat tuaja. Në vend që të prisni që ata të bëjnë ça doni ju, pyesni edhe se çfarë duan ata që të jenë të lumtur. Ju mund t’i shoqëroni ata në një restorant ose të ndiqni një film që nuk ju pëlqen. Gjëja e rëndësishme është të lini të dashurin tuaj të marrë një vendim në emër të të dyve. Do të vini re një përmirësim të madh në marrëdhënien tuaj. Çdo marrëdhënie përfshin dhënie dhe marrie. Kohët e fundit, ju keni marrë më shumë sesa keni dhënë.

Peshqit

Një i afërm ose një fqinj është mbështetur tek ju. Kjo gjë po ju bën nervoz. Ju nuk dëshironi të jeni përgjegjës për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Është koha për të gjetur një sistem mbështetës për këtë person. Një program qeveritar ose një shoqatë mund të jetë e dobishme. Njerëzit përfitojnë shumë nga dhembshuria juaj. Ata e përdorin atë për të marrë kohën dhe të ardhurat tuaja. Vendosni kufij të shëndetshëm dhe mos u ndjeni fajtor për refuzimin e kërkesave për ndihmë.


Like it? Share with your friends!