Horoskopi për datën 21 shkurt nga Russell Grant


Dashi

Një mik do t`ju përmendë, duke ju nxjerrë nga hutimi. Nuk është gjithmonë e lehtë të tregoni entuziazmin që nuk e ndjeni në të vërtetë, por duhet të përpiqeni. Kështu është jeta!

Demi

Nuk jeni gati të angazhoheni në plane udhëtimi në distancë të gjatë ose për të rezervuar një pushim. Keni frikë nga anulimet. Dikush do t’ju akuzojë se jeni më shumë të kujdesshëm seç duhet. Do ju duhet të ndryshoni temë, ose të debatoni.

Binjakët

Shmangni përhapjen tuaj në kryerjen e shumë aktiviteteve njëherësh. Është e vështirë të thuash se çfarë është normale këto ditë, por keni nevojë për diçka ndryshe. Vetëm kini kujdes që të mos kafshoni më shumë nga sa mund të përtypni.

Gaforrja

Mund të pranoni që nuk e keni përdorur mirë kohën tuaj. Nuk është se keni shumë për të bërë, por thjesht nuk keni qenë shumë të organizuar. Nëse i planifikoni ditët në vazhdim me më shumë kujdes do të përfitoni maksimumin nga çdo ditë.

Luani

Ju nuk jeni të sigurt se si do të shkojnë disa plane, por jeni të gatshëm ta provoni. Jeni lodhur duke u ndikuar nga një mik i cili shikon negativisht gjithçka. Shmangia e njerëzve të tillë është çelësi i suksesit dhe lumturisë tuaj.

Virgjëresha

Familja dhe miqtë luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Ju mund të mos keni qenë në gjendje ta shihni aq sa keni dashur njëri-tjetrin gjatë vitit të kaluar, por kjo nuk i bën ata më pak të rëndësishëm. Në fakt ju jeni më të vetëdijshëm tani se sa keni qenë ndonjëherë për vlerën e miqësive tuaja të ngushta.

Peshorja

Kohët e fundit keni arritur një kualifikim ose çmim. Ju duhet të ndiheni krenar për veten tuaj që keni përfunduar një kurs trajnimi online. Tani keni zhvilluar aftësi të reja dhe keni fituar njohuri të reja që do të doni t’i shfrytëzoni në punën tuaj ose në një aktivitet vullnetar.

Akrepi

Ju po tërhiqeni në lojërat e shoku pa e vënë re. Do hapni më ne fund sytë. Do filloni shumë shpejt ta injoroni.

Shigjetari

Ju bezdis kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç shpresoni. Diçka me të cilën duhet të merreni nuk ju premton shumë sukses. Jeni i pasigurt se çfarë të bëni për më të mirën. A do dorëzoheni dhe do ia kaloni këtë sfidë dikujt tjetër, apo do provoni përsëri një qasje tjetër?

Bricjapi

Një dietë e re ose regjim shëndetësor nuk po ju jep shumë kënaqësi. Keni pritur që të keni bërë një përparim. A jeni duke u përqëndruar më shumë në anën fizike? Filloni t’i kushtoni më shumë vëmendje nevojave tuaja emocionale dhe shpirtërore nëse kjo do të thotë të kaloni më shumë kohë me të dashurit tuaj, të meditoni ose të shkoni në shtrat më herët çdo natë.

Ujori

Nuk ka nevojë të ndiheni fajtorë sepse doni diçka ndryshe nga jeta juaj. Nëse çdo ditë është e njëjtë me ditën e fundit, është e kuptueshme që një person i shoqërueshëm si ju dëshiron dhe ka nevojë për më shumë. Përfitoni nga mundësia për të pranuar një ofertë që ju ofron arratisjen që po kërkoni.

Peshqit

Ju mund ta thoni sinqerisht se keni prerë lidhjet dhe një flakë e vjetër dashurie nuk nënkupton më asgjë për ju. Këtë mund ta vërtetosh vetëm nëse e shikon në sy dhe nuk ndjen asgjë për të. Ndryshe nuk ke nga ta dish.


Like it? Share with your friends!