Horoskopi për datën 23 mars nga Russell Grant


Dashi

Ndaloni së vëni theksin në çështjet materiale. Paraja nuk është zgjidhje për problemet tuaja, kënaqësia po. Të qenit i lumtur me rrethanat tuaja, pavarësisht nga ajo që po ndodh, është fuqia më e madhe që mund të posedoni. Aty ku ke mbjellë, gjithmonë do lulëzojë. Numëroni bekimet tuaja. Një partneritet po tregon shenja të zbehjes. Ju shpenzoni më shumë kohë në punë. Jepini më shumë kohë dashurisë. Kur jeni të lumtur në jetën tuaj personale, perspektivat tuaja profesionale do të përmirësohen.

Demi

Shtytja e një të dashuri drejt një karriere të padëshiruar do të krijojë pakënaqësi. Ju mund të mendoni se e dini çfarë është më e mira për një partner, por kjo nuk është e vërtetë. Tregoni besim në gjykimin e tyre dhe mbështesni vendimin e tyre. Kjo do të shënojë një pikë kthese në marrëdhënien tuaj. Një çështje shëndetësore do të shfaqet. Kjo është një shenjë që duhet të kujdeseni më mirë për veten. Përgatisni ushqim të mirë në shtëpi. Do jeni më energjikë.

Binjakët

Mos bëni thashetheme. Ju nuk doni të merrni një reputaciontë keq. Duke mbrojtur privatësinë e dikujt, do të fitoni respektin e bashkëmoshatarëve dhe eprorëve tuaj. Nëse presioni po bëhet shumë i madh, kaloni në një vend të fshehtë, privat. Është e vështirë kur dikush nuk jua kthen dashurinë. Në vend që të përpiqeni ta bëni veten më të dëshirueshëm për këtë njeri, kini vetëvlerësim. Kur e doni atë që jeni, mund të tërhiqni plot admirues.

Gaforrja

Ju mërziteni lehtë në punët e dashurisë. Para se të hiqni dorë nga një admirues, provoni një qasje më inovative për takimet tuaja. I dashuri juaj do të ketë një reagim entuziast. Jeni vetmi? Mos u shqetësoni për të gjetur një partner. Familja juaj nuk po e mbështet një marrëdhënie romantike. Mos lejoni që një i afërm të thotë gjëra të pahijshme për partnerin tuaj. Bëjini të qartë se në këtë pikë nuk mund të ndërhyjë. Lidhjet e gjakut janë aksidentale, preferencat personale janë autentike.

Luani

Jeni të vendosur për të marrë atë që dëshironi dhe t’i injoroni nevojat e të tjerëve. Në vend që të bëni më shumë presion, largohuni nga situata. Kuptoni në largësi se çfarë mendojnë shokët tuaj. Duke bashkuar forcat, mund të bëni një kompromis që kënaq të gjitha palët. Reagimi i keq për një projekt krijues do t`ju tronditë. Reflektoni dhe bëni më të mirën.

Virgjëresha

Mos i futni hundët aty ku nuk ju takon. Të bëhesh i fiksuar me jetën personale të një personi tjetër do t`ju largojë nga jeta juaj. Përqëndrojini energjitë tuaj në një kurs sfidues. Fitimi i statusit të ekspertit do t`ju sjellë punën që doni. Ju jeni vonuar madje për të ndjekur këtë kurs. Ju dëshironi të paguani më shumë. Nëse punëdhënësi juaj aktual nuk mund t’i plotësojë kërkesat tuaja, kërkoni një mundësi më të mirë. Do të duhet kohë për të gjetur fiks atë që doni, por jini të durueshëm.

Peshorja

Mos e humbisni një marrëdhënie intime. Ju gjithmonë do të keni nevoja dhe interesa që janë të ndryshme nga partneri juaj. Këto nuk do ta dobësojnë lidhjen tuaj, përkundrazi, do ta forcojnë atë. Shpenzimi i çdo minute së bashku nuk është i shëndetshme. Rritja e vazhdueshme personale kultivon sukses edhe në aspektin romantik. Një i afërm nuk po i mbështet shumë qëllimet tuaja. Në vend që të kërkoni mbështetjen e tij, kërkoni të kënaqni veten. Kjo është jeta juaj dhe ju mund të bëni si dëshironi. Çdo qasje tjetër do t’ju bëjë të mjerueshëm dhe do të rezultojë në mundësi të humbura.

Akrepi

Ju hezitoni të provoni diçka të re. Shkoni me rrjedhën. Ndryshimet e ardhshme do të jenë befasuese. E kaluara ishte e bukur, por e ardhmja do jetë më e ndritshme. Një sekret i turpshëm do të dalë në dritë. Në vend që të merrni pozicion mbrojtës, zotëroni gabimet tuaja. Njerëzit do të admirojnë ndershmërinë tuaj dhe do t’ju japin një shans të dytë. Do të jetë një lehtësim të nisni një fillim të ri, pa mashtrime.

Shigjetari

Nëse keni një punonjës i cili vazhdimisht ka kërkesa ndryshe nga çfarë ju mund t`i ofroni, është koha për të gjetur një zëvendësues. Më shumë do t`ju prishin punë këta njerëz, se sa do t`ju ndreqin. Megjithëse ju jeni të trishtuar të thoni lamtumirë ndaj kësaj marrëdhënieje, duhet ta bëni. A ndiheni të vetmuar? Bashkohuni me një organizatë vullnetare ose politike.

Bricjapi

Është më mirë të jeni i qartë për synimet tuaja. Kjo do t`ju ndihmojë të krijoni marrëdhënie të qëndrueshme. Mos e kritikoni veten ngaqë ju duket sikur s`keni arritur shumë në aspektin profesional. Ju jeni pikërisht aty ku duhet të jeni. Duke i bekuar rrethanat tuaja të tanishme, ato do të përmirësohen. Një punë më e mirë do t`ju vijë së shpejti.

Ujori

Ju urreni shfaqjen publike të emocioneve. Mos u ndjeni keq kur i dashuri juaj s`lë vend pa e treguar dashurinë për ju. Gjithkush ka mënyra të ndryshme për të shprehur veten. Duke e pranuar mënyrën se si ai është dhe sillet, do ta vlerësoni më shumë. Rezultatet e një pushimi do të jenë zhgënjyese. Nuk do ta planifikoni siç duhet, por le t`ju shërbejë si mësim. Edhe studenti më i zgjuar duhet të studiojë më shumë. Zvogëlojini daljen tuaja dhe kushtojini më shumë kohë leximit.

Peshqit

Ju ndjeni një lidhje të thellë me dikë që ndan të njëjtat ideale me ju. Një pengesë financiare nuk është arsye për panik. Paratë do të vijnë shpejt drejt jush, ndaj mos u shqetësoni. Frika nga varfëria do të zvogëlohet kur të përqendroheni tek bekimet tuaja.

 


Like it? Share with your friends!