Horoskopi për datën 24 mars nga Russell Grant


Dashi

Kur të tjerët ju presin rrugën ju ndiheni shumë të dobët. Si rezultat, silleni në mënyrë shumë agresive. Nëse doni të ecni përpara në jetën tuaj profesionale, duhet të formoni aleanca. Takohuni me njerëz të talentuar dhe me përvojë. Kërkoni ndihmë nëse keni nevojë dhe jini të gatshëm të ofroni ndihmë për ata që kanë nevojë. Sa më i pranueshëm të jeni, aq më shpejt do të merrni pozicionin që dëshironi. Njerëzit më të suksesshëm nuk kanë frikë.

Demi

Njerëzit përfitojnë nga natyra juaj vetëmohuese. Kjo ju bën të ndiheni të vetmuar. Hiqni dorë nga zakoni që keni për të kënaqur të tjetët dhe për të lënë pas dore veten tuaj. Tani që e dini sesi funksionojnë gjërat, ju duhet t’i shmangni. Jini më të sjellshëm dhe të dhembshur ndaj vetes tuaj. Në vend që t’i bëni një dhuratë dikujt bëjani vetes. Kur e trajtoni veten mirë edhe të tjerët do të bëjnë të njëjtën gjë me ju. Së shpejti, do të rrethoheni nga njerëz që ju bëjnë të ndiheni të vlerësuar.

Binjakët

Kur mërziteni me një situatë, ju largoheni. Kjo mund të shkaktojë një përçarje të madhe në rrethin tuaj shoqëror. Miqtë i marrin këto sjellje si personale. Nëse nuk doni të lëndoni ndjenjat e tyre, duhet të përpiqeni të mos krijoni shumë situata të pakëndshme. Mundohuni të gjeni diçka pozitive në një festë. Të paktën, bëjeni që të tregoni mirënjohjen tuaj për atë që e ka organizuar. Pasi të kaloni kohë të mirë në festë, mund të bëni siç dëshironi.

Gaforrja

Krijimi i një situate të pakëndëshme do të shkaktojë pakënaqësi tek ju. Mendoni se çdo gjë duhet shijuar pa marrë parasysh rrethanat me të cilat përballeni. Nëse miku ose partneri juaj, janë në gjendje të keqe mos harroni se duhet t’i qëndroni pranë. Bëni çdo gjë që ata të argëtohen. Forca e vërtetë vjen nga të qenit i kënaqur, pavarësisht se ku jeni ose çfarë jeni duke bërë. Kur njerëzit të kuptojnë se nuk mund të ndikojnë në humorin tuaj, do t’ju trajtojnë me më shumë respekt.

Luani

Kujdes nga të qenit i ashpër me njerëzit. Është e pamundur të jepni një performancë të shkëlqyer kur nuk keni as para dhe as kohë të mjaftueshme. Kur keni kritika për dikë bëjani privatisht. Turpërimi në publik i një personi vetëm sa do të sjellë pakënaqësi. Ju keni qenë gjithmonë një njëri emocionalë. Ka shumë mënyra më të vlefshme për të kaluar kohën tuaj dhe për të ushtruar intelektin tuaj, kështu që gjeni një gjë që ju përshtatet.

Virgjëresha

Xhelozia do të zërë vend në zemrën tuaj. Një rival po ju bën të ndjeheni të padëshiruar. Në vend që të ndiheni keq, trajtojeni veten mirë. Kthejeni vëmendjen tuaj ndaj aktiviteteve që ju japin kënaqësi. Kaloni kohë me njerëz që vlerësojnë zgjuarsinë tuaj, inteligjencën dhe shijen e hollë që ju keni. Në vend që të ndjeheni të detyruar të konkurroni me dikë tjetër, do të jeni të sigurt në aftësitë tuaja.

Peshorja

Kujdes nga rënia e fuqisë tuaj. Edhe pse nuk ndiheni të motivuar, është e rëndësishme të merrni përgjegjësi për familjen tuaj. Lejimi i dikujt tjetër për të marrë vendime rreth vendit ku jetoni dhe si rriten fëmijët tuaj do të rezultojë një katastrofë. Ju jeni shumë të ndjeshëm. Të jetuarit në një vend të bukur është thelbësore për shëndetin tuaj. Është gjithashtu e rëndësishme për ju të keni një familje ku njerëzit e trajtojnë njëri-tjetrin me mirësi dhe respekt.

Akrepi

Ju nuk jeni të sigurt nëse mund të bëni një punë të mirë me një projekt të rëndësishëm. Në vend që të bini viktimë e stresit, kërkoni ndihmë. Disa anëtarë të ekipit tuaj kanë talentin dhe përvojën e nevojshme për të mbushur boshllëqet e njohurive tuaja. Edhe pse stilet tuaja të punës janë shumë të ndryshme, ato janë plotësuese. Së bashku, do të krijoni diçka që do të vlerësohet.

Shigjetari

Ju jeni të vendosur të merrni atë që dëshironi. Kur gjërat nuk shkojnë mirë në rrugën tuaj, ju jeni të prirur të bëni që çdo gjë të shkojë sipas dëshirës tuaj. Shpërthimet tuaja janë shumë tërheqëse. Askush nuk do të dojë të merret me ju, por do të jenë të detyruar të kujdesen për çdo interesim tuajin. Herën tjetër që do të zhgënjeheni, merrni frymë thellë dhe numëroni deri në dhjetë. Shikoni nëse gjeni ndonjë rrugë për të dalë nga kjo ngatërresë.

Bricjapi

Tani jeni shumë i mërzitur. Familja juaj nuk e kupton, por sjellja e tyre kanë dëmtuar ndjenjat tuaja. Përkushtimi juaj ndaj të afërmve është shumë i madh dhe po harxhoni të gjithë energjinë tuaj. Në vend që të shqetësoheni për ato që u nevojiten atyre, përpiquni të kënaqeni veten. Nëse nuk po merrni ngrohtësi dhe vlerësim në shtëpi, gjejeni atë diku tjetër, bashkohuni me një organizatë ose merrni pjesë në bamirësi. Harxhoni energjinë tuaj me aktivitete që ju bëjnë të lumtur. Së shpejti, sjellja e familjes suaj do të ketë më pak ndikim në ndjenjat tuaja.

Ujori

Kujdes nga analizimi i një situate deri në fund. Kur të vijë koha për të zgjedhur një zgjidhje, veproni në instinkt. Ju kurrë nuk do ta falnit veten nëse do të pranonit një punë shqetësuese për më shumë para ose të qëndroni me partnerin tuaj për më shumë siguri. Dëgjoni zemrën; ajo kurrë nuk do t’ju drejtojë gabim. Pasi të merrni vendimin tuaj, do të ndjeheni më të lehtësuar dhe më të lumtur.

Peshqit

Blerja e dhurate nuk do të plotësojë zbrazëtinë emocionale që po rritet brenda jush. Në vend që të përpiqeni të kopjoni stilin e dikujt tjetër, duhet të tregoni që keni ide dhe frymëzime personale. Sa më bindës të jeni, aq më i lumtur do jeni. Ju keni qenë gjithmonë fleksibël. Kjo ju bën një shok të mirë, por ndonjëherë mund të krijojë edhe një pakënaqësi të madhe. Nëse duhet të shkoni vetë për të parë një ekspozitë, muze, film ose të shijoni një kuzhinë ekzotike, atëherë kështu qoftë.

 


Like it? Share with your friends!