Horoskopi për datën 29 prill nga Russell Grant


Dashi

Ju mund të jeni financiarisht i sigurtë pa pasur një punë të përditshme. Një person si ju shkëlqen më së miri një fushë që kërkon të ndërmarrësh rreziqe. Kërkimet, shërbimet emergjente dhe lojërat janë të gjitha rrugë të mira për t`u eksploruar. Sa më shumë të punoni, aq më mirë. Ju jeni shumë të ndjeshëm ndaj mjedisit tuaj. Nëse dyshoni se dikush është i pakëndshëm me një detyrë apo qasje, provoni një tjetër.

Demi

Është kënaqësi për ju që të dilni nga një rol dhe të provoni diçka të re. Njerëzit do të tronditen nga transformimi juaj. Mos u shqetësoni për ta. Dëgjoni zemrën. Pas shqyrtimit të fakteve, ju keni ndryshuar disa mendime. Kjo mund të bëjë që të largoheni nga një grup në të cilin keni jetuar për vite me radhë. Ju do të jeni në gjendje të mbani shumë nga miqësitë që keni bërë, por qëndrimi në grup nuk është më tërheqës.

Binjakët

Ju nuk mendoni si të tjerët. Idetë tuaja rreth spiritualitetit janë shqetësuese për ca njerëz. Nëse doni të shmangni polemikat, kini besim tek vetja. Shprehja e emocioneve lirisht nuk është një diçka që duhet ta bëni në punë. Nëse nuk pajtoheni me një procedurë ose vendim, përballuni me shefin tuaj. Jepni idetë tuaja.

Gaforrja

Ju jeni krijues, por i përqendruar tek vetja. E vetmja mënyrë për të ecur përpara është të kalosh më shumë kohë me veten. Është e vështirë të dëgjosh veten kur je i zhytur në punë e në zhurmë. Dashuria për dije do t`ju nxisë që të ndiqni një kurs sfidues. Së pari, do të keni vështirësi në kryerjen e detyrave. Puna me një nga studentët e tjerë do të jetë e dobishme. Ai do t`ju shpjegojë ato që s`kuptoni.

Luani

Mosbesimi tek institucionet ju frymëzon të bëni një lëvizje rebele. Autoriteti sfidues i bën sytë tuaj të shkëlqejnë. Ju i doni betejat me tradicionalistët dhe i përballoni me sukses. Nëse jeni duke kërkuar për dashurinë, kërkoni atë që doni. Nëse keni një partner, bëjini një dhuratë.

Virgjëresha

Bindjuni një dëshire për të zgjeruar horizontet tuaja. Shkuarja në një udhëtim në mbarë botën, ndarja e mendimeve tuaja në internet ose ndjekja e një kursi sfidues janë të gjitha opsionet e mundshme. Puna me një partner është e mirë për ju. Një tendencë për të kapur në detaje të vogla do të korrigjohet nga gjysma tjetër. Kur bëheni i fiksuar me një çështje të parëndësishme, dikush do t`ju ndihmojë të ndryshoni fokusin.

Peshorja

Ju jeni tip që mbani sekrete dhe nuk bëni keq për këtë. Ju kurrë nuk i diskutoni detajet e jetës suaj private në shoqëri të përziera. Shumë njerëzve ju dukeni intrigues. Të bëni një punë që ju kënaq është kritike për shëndetin tuaj. Nëse keni një punë që përfshin krijimtarinë do ndiheni vazhdimisht mirë.

Akrepi

Partneri do inkurajojë lirinë tuaj personale. Do t`ju japë bekimin për një udhëtim që e doni prej kohësh. Nëse jeni në një marrëdhënie mbytëse, bisedoni me dashurinë tuaj për t’u bërë më e pavarur. Të pasurit interesa të ndryshme do të forcojë lidhjen tuaj. Kur jeni të lumtur në jetën tuaj personale, ju mund të lëvizni malet. Nuk ka asgjë që ju pëlqen më shumë sesa të kërkoni informacione të pakapshme dhe të zbuloni copëza misteri.

Shigjetari

Riorganizoni hapësirën tuaj të punës në mënyrë që të bëheni më produktivë. Ndani sendet që nuk i doni më në tre shtylla: Hidhini, dhurojini dhe shitini. Krijimi i një mjedisi qetësues për ju dhe familjen tuaj këshillohet shumë. Pas krijimit të zyrës tuaj në shtëpi, kthejeni vëmendjen te dhomat e gjumit.

Bricjapi

Njerëzit janë të tërhequr nga mendja dhe entuziazmi juaj. Nëse kërkoni dashurinë, do ta gjeni me një artist të mrekullueshëm. A jeni në një marrëdhënie? Organizoni një shëtitje romantike të pazakontë. Është koha për të kënaqur kuriozitetin tuaj rreth një subjekti. Ndjekja e një kursi për argëtim do të ketë një efekt të mirë në marrëdhëniet tuaja. Është e lehtë të jeni bujar dhe të falni dashuri kur jeni i lumtur. Dhe asgjë nuk ju bën më të lumtur sesa të stimuloni intelektin tuaj.

Ujori

Ju nuk dëshironi një jetë në shtëpi që është e parashikueshme dhe e kufizuar. Të keni zonën tuaj private është shumë e rëndësishme. Nëse nuk e keni një në shtëpinë tuaj ekzistuese, mund të jetë koha për të blerë vendin tuaj. Mos dyshoni se mund ta bëni. Është e lehtë të jeni mirënjohës ndaj jetës kur ndiheni i çlodhur dhe i përkëdhelur. Trajtojeni veten me një vakt të shijshëm, hidhni parfum ose bëni një masazh relaksues.

Peshqit

Merreni veten me të mira. Blerja e një kompjuteri më të mirë, smartphone ose lidhja me internet ju duhet shumë në këtë periudhë. Njerëzit do të jenë kaq të impresionuar nga produktiviteti juaj aq sa do të merrni disa detyra fitimprurëse në punë. Ju do t’i përfundoni këto projekte në kohë rekord. Jeni në gjendje të përshtateni me të gjithë. Krijimi i kontakteve me njerëz në industrinë tuaj të dëshiruar do të përmirësojë perspektivat tuaja profesionale. Ata do t`ju ofrojnë ndihmën e tyre. Pranoni.


Like it? Share with your friends!