Horoskopi për datën 6 maj nga Russell Grant


Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre.

Dashi

Është e rëndësishme të jeni të sinqertë në lidhje me gabimet tuaja. Nëse mendoni se keni bërë një gabim në një projekt, pranojeni. Është e sikletshme të nxirrni në pah gabimet tuaja, por nëse nuk e bëni, të tjerët bëhen dyshues. Nëse pretendoni se nuk ka gabim, do t?ju dëmtohet reputacioni. Njiheni problemin dhe punoni për ta rregulluar atë.

Demi

Do të jeni të suksesshëm në aspektin e punës, por disa njerëz do të jenë xheloz për arritjet tuaja. Arsyet pse po ja dilni shumë mirë financiarisht, janë rezultat i punës suaj të madhe. Nëse doni të ndihmoni dikë, zgjidhni një të afërm që ka vërtet nevojë për ndihmë. Do të jeni të dobishëm në realizimin e ëndrrave të dikujt dhe kjo do t?ju nihmojë të ndiheni mirë.

Binjakët

Po përjetoni disa zhgënjime. Dhe në vend qe të arsyetosh ti qesh me veten dhe nuk bën asgjë për të rregulluar problemin. Në fakt është një mënyrë shumë e mirë për të larguar stresin, edhe pse në fakt duhet të mendoni pak më shumë. Do filloni një punë të re shumë interesante dhe do keni fitime të konsiderueshme. Do të njihni edhe një partner të ri shumë pasionant por që lidhja nuk do rezultojë shumë e gjatë. Do merrni një vendim të rëndësishëm në familje që do shkaktojë debate.

Gaforrja

Sot do jetë dita e ëndërrimeve. Do mbyllni axhendën dhe do kaloni aventura që ju kanë munguar. Nuk do jeni vetëm sepse edhe miqtë tuaj ndjejnë nevojën për të pushuar. Por, nuk mund të themi se janë pushime të plota sepse mendjen e keni përsëri tek paratë dhe mënyra se si mund të bëni më shumë para. Hiqeni mendjen nga ato dhe shkoni shihni një film apo lexoni një libër.

Luani

Ndryshoni sjelljen sepse po e kuptoni mjaft mirë se nuk po lini përshtypjet e duhura tek rrethi i ri shoqëror. Mos ngacmoni aty ku nuk duhet sepse në të kundërt do të nënvlerësoheni. Bisedoni me dikë të afërt për problemin që po ju shoqëron këto kohë. Mos ja vendosni të tjerëve fajin për të metat tuaja. Merrni përgjegjësine e gabimeve dhe mundohuni të mos i përsërisni. Në mbrëmje keni një suprizë por nuk mund të thuhet për mirë apo për keq.

Virgjëresha

Punët e shtëpisë kërkojnë vëmendjen tuaj. Situata juaj financiare është e fortë. Shpenzoni më shumë se zakonisht me riparimet, zëvendësimet dhe ridekorimet. Ju jeni një person ambicioz i cili ka nevojë për një parajsë të qetë për të rikarikuar bateritë. Të kthehesh në një shtëpi të qetë, komforte dhe të këndshme, do të ringjallë shpirtin tuaj. Merrni punonjës me reputacion të mirë për të bërë rregullimet në shtëpi.

Peshorja

Rritja e njohurive tuaja do t?ju shtrojë rrugën për mundësi më të mira profesionale. Gjithmonë keni pasur aftësinë të mësoni shpejt. Nisni një kurs të ri. Do t?ju harxhojë kohën, por do të jetë stimulues. Do të bëni miq të mirë dhe do të ndiheni më mirë me veten gjatë këtij procesi. Mjaft dëgjuat ata tipa që ju thonë se duhet t?i përkushtoheni punës. Ju jeni një person inteligjent i cili ka nevojë për një punë interesante që të jetë i lumtur. Duke bërë të njëjtën gjë ditë pas dite, do të plakeni shumë shpejt.

Akrepi

Intuita juaj është shumë e fortë. Besojuni instikteve tuaja kur hyni në një marrëveshje. Sigurohuni që kontratat tuaja të kontrollohen nga një profesionist në fushën e ligjit. Gjithashtu, kushtojini rëndësi fiziologjike reagimeve të njerëzve. Nëse dikush ju nervozon ose ju prish ekuilibrat, ju duhet të shmangni përfshirjen e mëtejshme. Disa do t?ju pyesin pse refuzuat një marrëveshje në dukje të madhe. Mos u merrni me detajet se pse e morët këtë vendim. Kini besim në gjykimin tuaj dhe kërkoni për një pozicion më të mirë.

Shigjetari

Dëshira juaj ka qenë të merrnit më shumë përgjegjësi në punë, por kjo po ju shkakton stres në jetën personale. Është bukur të investosh energji në marrëdhëniet personale. Dikush që ju ka ndihmuar në të shkuarën ka nevojë për suportin tuaj. Mos i ktheni shpinën për shkak të punëve. Punët shkojnë e vijnë, por njerëzit janë unikë. Tregohuni të sinqertë me ata që ju janë gjendur fër në kohtë të mira e të këqija. Marrëdhënie të tilla janë më të çmuara se ari.

Bricjapi

Një imazh negativ që keni për veten po ndikon në suksesin tuaj. Mjaft u përpoqët të arrini imazhin ideal të revistave. Kërkoni të jeni natyral dhe kapni shijen e muajit të ri që po vjen. Kërkoni për veshje që i përshtaten fizikut dhe stilit tuaj. Do t?ju bëjnë të jeni më të sigurt. Kultivimi i një look-u të caktuar është çështje gjenerimi energjish pozitive.

Ujori

Emocionet e fuqishme kanë ndryshuar mënyrën se si menaxhoni paratë. Gjithmonë keni pëlqyer luksin, por borxhet kanë pasur ndikim në anën tuaj emocionale. Zgjedhja e një ekuilibri të mirë mes mes shpenzimit dhe kursimit do të jetë çelësi. Në vend që të rrini natën pa gjumë duke u shqetësuar për faturat, do të jeni në gjendje të flini pa kurrfarë shqetësimi. Kur keni nevojë për komfort dhe gjëra të bukura, mbështetuni në burimet ekzistuese. Përjetoni veten tuaj. Bëni diçka të thjeshtë si përgatitja e një darke të shijshme dhe një banjë e ngrohtë aromatike.

Peshqit

Nuk keni frikë nga konkurrenca në punë. Edhe nëse nuk jeni aq të fortë sa rivalët tuaj, ju keni inteligjencë emocionale. Dini se si të nxirrni anën më të mirë tek kolegët dhe klintët, gjë që do ta ndihmojë yllin tuaj të shkëlqejë. Nëse jeni i papunë, mund t?ju ofrohet një pozicion i përkohshëm. Mos i qëndroni me hundë përpjetë kësaj mundësie. Sapo të fusni këmbët në këtë kompani, do të bëheni pjesë integrale e aksionit.


Like it? Share with your friends!