Horoskopi për datën 9 prill nga Russell Grant


Dashi

Paratë nuk do të blejnë lumturinë që ju kërkoni. Në vend që të kërkoni më shumë pasuri, përqendrohuni te shijoni gjërat që keni. Merrni disa momente për të shijuar një gotë verë dhe një darkë të këndshme. Kjo gjë do ju bëjë të ndiheni më mirë. Rrethanat e paparashikuara në lidhje me punën tuaj do t’ju prishin ekuilibrin. Është e rëndësishme të mbani mend se siguria juaj financiare nuk varet nga puna juaj. Mbetet në aftësinë tuaj për të njohur mundësitë e bërjes së parave në çdo hap që hidhni. Jini të hapur për të marrë një pozicion në fushën e teknologjisë..

Demi

Ju nuk jeni të sigurt se çfarë doni të bëni. Mos e mundoni veten për faktin se nuk jeni i motivuar. Kur frymëzimi mungon merrni një sy gjumë dhe shijoni aktivitete çlodhëse. Në momentin që do të ndaleni së kërkuari përgjigjet, do ju vinë në mendje ide e mrekullueshme. Në vend që të jeni të shoqëruar gjatë gjithë kohës duhet të kaloni kohë edhe me veten tuaj. Kjo gjë ju lejon të kuptoni shpresat, ëndrrat dhe frikën tuaj.

Binjakët

Mbajtja e emocioneve tuaja përbrenda do të ketë një ndikim negativ në shëndetin tuaj. Gjeni një rrugë të shëndetshme për ndjenjat tuaja. Biseda me një psikolog ose ushtrimi i shpeshtë do të jetë terapeutik. Ndjenja e mirë duhet të jetë përparësia juaj. Është koha për të bërë ato gjëra që ju japin kënaqësi. Një përparim i jashtëzakonshëm shpirtëror do të ndodhë ndërsa shkoni në dyqan.

Gaforrja

Miqtë nuk e ndajnë entuziazmin tuaj për një temë ose veprimtari. Lejoni veten të merrni një drejtim tjetër. Marrëdhëniet tuaja me miqtë e vjetër do të mbijetojnë ndërsa mësoni se si të pikturoni, të këndoni ose të luani një instrument. Dikush që kërcënohet nga hobi juaj i preferuar do të veprojë. Në vend që të tërhiqeni tregojuni që ju jeni i aftë ta bëni këtë gjë. Gatuaj për familjen tuaj një vakt të shijshëm dhe kaloni sa më shumë kohë ma ta.

Luani

Një dëshirë për arritje profesionale po ju konsumon. Nëse do të jeni të suksesshëm, duhet të jeni më të sjellshëm me veten. Në vend që të akuzoni veten për mos arritjen e një qëllimi, jepini vetes merita për atë që keni arritur deri tani. Vlerësoni personin që jeni aktualisht. Marrja e veprimeve autoritare ju largon nga turma. Shumica e njerëzve më mirë qëndrojnë në vend sesa ndërmarrin rreziqe. Ju jeni ndryshe. Përqafoni ambicien tuaj dhe lëreni veten të frymëzoheni.

Virgjëresha

Përpjekja për t’i dhënë këshilla dikujt do të shkaktojë pakënaqësi. Ju jeni duke u marrë me një person që nuk i pranon gabimet e veta. Dilni nga rruga e tyre dhe lërini të nxjerrin mësime nga gabimet. Do të habiteni se sa mirë i përballojnë sfidat dhe pengesat. Punëdhënësi juaj u kishte kërkuar që të shkoni në një udhëtim biznesi të largët, ku do ju mungonin disa angazhime personale. Në këtë situatë si janë gjërat, ky udhëtim nuk do të ndodhi.

Peshorja

Ndarja e një fondi me grupin do të përfundojë në zënkë. Ju e urreni grindjen për para, duhet të merrni pjesën që ju takon. Është koha të bëni disa kërkesa që do t’ju lejojë të realizoni një ëndërr të dashur. Sjellja e partnerit tuaj romantik ju shqetëson. Ju nuk jeni të sigurt se çfarë mund të bëni për të lehtësuar frikërat e tyre. Kujdesuni për ta. Gjeni mënyra të reja për t’i bërë ata të ndihen më të sigurt, të dashur dhe të lumtur.

Akrepi

Të jesh i varur nga partneri po kërcënon shëndetin e marrëdhënies suaj. Ka ardhur koha për të qenë më të pavarur. Ju duhet të mësoni se si të drejtoni një punë, të merrni aftësi të tregtueshme ose të zotëroni një gjuhë të huaj. Nëse një kontratë është prishur mos u frikësoni. Do të ketë përfitime të jashtëzakonshme për këtë situatë nëse jeni vigjilent ndaj tyre. Ju jeni shumë më i shkathët se sa e kuptoni.

Shigjetai

Nëse jeni të lodhur bëni pushim.Nëse të tjerët ju bëjnë thirrje të bashkoheni më ta, injoroni mesazhet e tyre dhe kthejeni vëmendjen tuaj drejt vetes tuaj. Do të jeni shumë më produktiv pasi të bëni një sy gjumë. Rutina juaj po pëson disa ndryshime rrënjësore. Në vend që të luftoni këtë prirje, mbështetuni në të. Të kesh një orar do të jetë stimulues. Do të keni qasje më të mirë së shpejti.

Bricjapi

Kjo është një kohë e keqe për të marrë rreziqe financiare dhe emocionale. Rrini në atë që është e njohur. Mos u shqetësoni do të keni një mundësi për të zgjeruar horizontet tuaja më vonë. Tani për tani, ju duhet të përqendroheni në ruajtjen e statusit tuaj. Kjo gjë është e mërzitshme, por stabilizuese. Një marrëdhënie romantike nuk po i plotëson pritjet tuaja. Rezistoni ndaj tundimit për t’i vënë fajin partnerit tuaj. Lidhja juaj do të bëhet më e dobishme kur të jeni vërtet të ndërgjegjshëm ndaj dëshirave tuaja. Kaloni më shumë kohë në aktivitetet që doni.

Ujori

Të shqetësosh se çfarë do të mendojë familja juaj për një zgjedje tuajën është humbje kohe. Nëse do të jeni të lumtur, duhet të jeni të guximshëm për zgjedhjet tuaja. Jetoni ashtu siç dëshironi. Bëni zgjedhje që ju mbushin me gëzim. Mos bini pre e presionit për të ndjekur një karrierë të padëshiruar. Të jetosh vetë është e rëndësishme për lumturinë tënde. Nëse kjo nënkupton marrjen e një pune të mirë që ju lejon të paguani qiranë tuaj ashtu duhet të ndodhë. Sa më shpejt që të jetë e mundur, bëni gjithçka që është e nevojshme për t’u çliruar nga obligacionet kufizuese.

Peshqit

Ndaloni analizimin e një problemi. Një zgjidhje e kësaj dileme do të ndodhë kur të pushoni së theksuari mbi të. Gjeni një projekt tërheqës që do t’ju tërheqë vëmendjen nga kjo çështje. Një udhëtim është anuluar. Ky është një bekim për këto kohë ku ndodhemi. Ju duhet të qëndroni në shtëpi. Kjo gjë do të rezultojë në një pushim jashtëzakonisht i dëshiruar.


Like it? Share with your friends!