Horoskopi veror: Çfarë ju pret gjatë muajve të verës?


Dashi
Muajt veror juve ju shkojnë për shtati, ndërsa që gjatë gjithë qershorit do të jeni të qetë, porse situata ndryshon paksa gjatë ditëve të korrikut. Personat që janë në lidhje pas 15 korrikut do të kenë ofertë në planin në dashuri dhe punë, që vështirë të refuzohen. Koha ideale për pushim do të jetë në fillim të muajit gusht, ku do të dëshironi që dy javë t’i kaloni me personin e dashur dhe me personat e dashur të tjerë që i keni përreth.

Demi
Vera është koha kur duhet të kërceni nga komfori! Dëshironi punë të re, dashuri të re apo ndonjë ndryshim? E, tani ka ardhur koha që të lëvizni dhe të bëni një hap të madh, i cili gjithsesi se do të ndikojë në të ardhmen tuaj. Java e parë e korrikut është ideale për të pushuar në mënyrë që t’i mbushni bateritë për pjesën tjetër të mbetur të muajit. Një Ujor kohë të gjatë po dëshiron vëmendjen tuaj, ndoshta gushti është momenti i fundit që të lëshoheni në një aventurë.

Binjakët
Edhe pse është hëna e plotë, gjatë kësaj periudhe kohore asgjë me rëndësi nuk mundet të përfundojë. Më saktë, vera për juve do të jetë ekskluzivisht për pushim, relaks dhe grumbullim të energjisë për fillimin e vjeshtës, kur ju presin vendime të rëndësishme dhe projekte. Kur dashuria është në pyetje, gushti është i prirë për këtë, sidomos për ata persona që janë të lirë, beqarë. Bashkim ideal për juve është Luani, e gjatë gushtit mund të keni momente të hatashme dhe të bukura së bashku.

Gaforrja
Vera para jush është prridhë ideale që të pajtoheni me të kaluarën dhe me të ardhmen. Filloni që nga gjysma e qershorit në mënyrë të ngadaltë ta pastroni jetën tuaj. Njerëzve negativë përfundimisht mbylljani dyert dhe ofroni mundësinë personit që për një kohë të gjatë jua ka vënë syrin. Po, e kemi fjalën për personin Binjak ose Akrep. Në muajin gusht mos lëshoni mundësinë për një punë të re, që mundet t’jua hapë dyert për perëndim.

Luani
Luanët, të dashur Luanë, e dimë se jeni të veçantë dhe se muajt verorë janë të krijuar për juve. Po shkëlqeni pothuajse në secilën situatë, por provoni që këtë verë vendin ta ndani me njerëzit përreth jush. Nëse është e mundur, rrini larg aferave dhe rrini besnikë personit të dashur (nëse jeni të lidhur). Ata që janë beqarë kanë shumë mundësi (edhe të mira, edhe pak të mira) se do ta keni të vështirë që të vendosni. Gjysma e gushtit do të jetë ideale për të pushuar.

Virgjëresha
Virgjëresha të dashura, është koha që të relaksoheni dhe se jo gjithmonë mund të bëheni më të përsosur, sidomos jo këtë qershor. Muajt që po pasojnë, korriku dhe muaji gusht, do të jenë shumë më të prirë për të sjellë vendime të duhura për këtë periudhë kohore. Një Peshore nuk po ju lë rehat, e ju do të jeni të tunduar pas 15 korrikut, që të pyeteni nëse ky tundim këtu është me arsye.

Peshorja
Korriku është momenti i duhur që të merreni me jetën në dashuri. Nëse për një periudhë të gjatë kohore ishit vetë dhe beqarë, relaksohuni dhe ofroni një mundësi personit që në disa mënyra të ndryshme ka treguar ndjenjat e veta të sinqerta. Gjatë korrikut ka mundësi që të keni disa grindje me partnerin ose thirrjet nga e kaluara që do të sjellë trazira në lidhjen tuaj, deri atëherë rrini të qetë.

Akrepi
Është koha që të fitoni diçka nga Binjakët dhe energjitë e tyre, sidomos gjatë verës. Mos u mbyllni në veten tuaj, shoqërohuni dhe mendoni që përfundimisht t’i thoni PO personit që për një periudhë të gjatë kohore po jua tregon ndjenjat e sinqerta. Korriku është muaji i duhur që t’ia vëni pikën ish -dashurisë, por edhe punës që më nuk po kënaq nevojat tuaja. Mos kini frikë që këtë verë të bëni ndryshimet radikale në jetën tuaj, sepse keni përkrahjen e duhur të yjeve.

Shigjetari
Ju mezi po e prisni fillimin e verës, në mënyrë që natyra juaj e egër të dalë në pah. Edhe pse muaji korrik do të jetë i qetë dhe i mërzitshëm, që në gjysmën e parë të korrikut ndryshon situata dhe nuk do të mund ta zgjidhni ofertën më të mirë (si atë në punë, po ashtu edhe në dashuri). Personat në shenjën e Demit, në mënyrë të hapur ju sjell qëllimet e veta, e nëse jeni në kontakt deri në fillim të korrikut, ndoshta kthimi zhvillohet në diçka më shumë. Prisni muajin e gushtit dhe zgjidheni destinimin për pushim, sepse juve pushimi në fakt edhe nuk ju nevojitet.

Bricjapi
Për fatin tuaj, në muajin korrik gjithçka sillet rreth kënaqësisë dhe lojërave. Nuk do të mund t’i shprehni dëshirat tuaja në dashuri dhe do të jeni në dilemë se kë do ta zgjidhni. Kini kujdes që dikujt të mos ia lëndoni ndjenjat. Korriku është i rezervuar për të pushuar dhe për të sjellë plane të rëndësishme për të ardhmen. Nëse tash e një periudhë të gjatë kohore po planifikoni të shkoni në perëndim apo edhe më larg, mos e prisni vjeshtën, por që nga muaji gusht nisuni për në aksion.

Ujori
Personat që janë në lidhje këtë korrik do të kënaqen në shoqërinë e personit të dashur dhe përfundimisht do të mendojnë ose për një jetë të përbashkët, ose për të zgjeruar familjen. Mos lejoni që planet dhe idetë t’jua shkatërrojë dikush nga e kaluara, dikush me të cilin ende nuk i keni mbyllur llogaritë. Periudha ideale për pushim është fillimi i shtatorit, atëherë kur të keni përfunduar të gjitha obligimet e punës, që gjatë kësaj vere do të jenë të shumta.

Peshqit
Paksa jeni duke ndenjur anash kohëve të fundit, apo jo? Mos u brengosni për këtë, sepse fundi i muajit korrik ju sjell aspekte të favorshme. Në korrik do të jetë momenti të planifikoni një lloj ikje apo “arratisje”, kështu që shikoni mundësitë që tani dhe rezervoni destinacionin. Nuk është e thënë të jetë diku larg dhe të jetë ekstravagante, vetëm që t’ju shkojë për shtati dhe të kënaqeni. Ka mundësi të ndodhë një takim fatal, pikërisht me një shenjë të zjarrtë.

 


Like it? Share with your friends!