Përshtypja e parë për dikë mundet t’ju mashtrojë. Në takimin e parë me një person,ai duhet t’ju njohë sipërfaqësisht dhe të arrijë një përfundim për ju. Atëherë, me apo pa vetëdije tregoni një pjesë të karakterit, e në diçka të kësaj ndikon edhe shenja e horoskopit. Ja çfarë përshtypje lini të tjerët në bazë të shenjës tuaj.
DASHI; Personat në këtë shenjë lënë përshtypjen e një personit të shkathtë, të cilën është e vështirë ta lexoni.
DEMI; Demat janë shumë misteriozë dhe pak flasin për veten e tyre, kështu që shumë bashkëbisedues, gjatë takimit të parë me ta ndjejnë një dozë mosbesimi.
BINJAKËT; Njerëzit shpesh mendojnë se Binjakët nuk i japin pesë para për askënd. Mirëpo, ata vetëm lënë një përshtypje të tillë, përderisa janë shumë të përkushtuar ndaj miqve.
GAFORRJA; Gaforret shpesh lënë përshtypjen e personave të mërzitshëm. Kjo pasi Gaforret nuk ndjejnë se duhet të flasin shumë për veten, e nga ana tjetër nuk janë të interesuar për jetën e të tjerëve, pa pasur ndonjë temë për bisedë.
LUANI;Luani është aq i sigurt në veten e tij sa që nganjëherë zgjohen një xhelozi te njerëzit, të cilët nuk i njohin mjaftueshëm mirë.
VIRGJËRESHA; Virgjëreshat, në fakt janë shumë të mbyllura, kështu që lënë përshtypjen e një personit të pashoqërueshëm dhe vështirë se gjejnë miqësi të reja.
PESHORJA; Peshoret e lënë përshtypjen e personave më të këndshëm në botë, me të cilën ndonjëherë keni biseduar, që është larg nga e vërteta.
AKREPI; Akrepat thjesht kanë faktorin ‘X’ dhe në këtë mënyrë me sharm e bëjnë për vete secilin person dhe e njohin.
SHIGJETARI; Shigjetarët shpesh janë të shkëputur me shpirt, kështu që njerëzit që porsa i njohin ju duken thuajse nuk janë në dispozicion.
BRICJAPI; Personat me këtë shenjë lënë përshtypjen e njerëzve ambiciozë dhe personave të fortë, që në fakt edhe janë të tillë.
UJORI; Ujori mundohet që para personave të panjohur lënë përshtypjen e personave të ftohtë dhe të mbyllur, në çfarë do të bindeni kur t’i njihni më mirë.
PESHQIT; Peshqir për të tjerët duken të vrazhdë nganjëherë, të pikëlluar dhe të vetmuar, por kur t’i njihni më mirë do të bindeni se janë me sharm dhe persona argëtues.