Zgjedhjet lokale te 14 majit 2023 duken se per here te pare po ofrojne nje gare reale mes forcave politike persa i perket gares se mandateve per keshillat bashkiake.
Tradicionalisht persa u perket zgjedhjeve lokale, forcat e medha politike jane perqendruar ne betejen elektorale te kryetareve te bashkive duke u lene subjekteve politike me te vegjel kontrollin e betejes per keshillat bashkiak. Kesaj rradhe duket sikur vete subjektet e medha politike nuk duan te leshojne terren ne garen e keshillave bashkiake, por ne te njejten kohe kemi dhe nje mobilizim me te madh se heret e tjera te subjekteve politike te ashtequajtura “te vegjel”.
Ne shume-llojshmerine e kandidateve dhe subjekteve politike ne garen e keshillave bashkiake, keto zgjedhje ne Tirane kandidon dhe Mirdian Nikollaj, nje i ri nga Mirdita i cili eshte rritur ne qytetin e Tiranes.
Nga nje hulumtim rastesor ne rrjetet sociale pame qe Mirdiani nuk e ka per here te pare pjesmarrjen ne fushata elektorale pasi ne vjeshten e 2012 Mirdiani ka qene pjese aktive e “Organizing for America” ne shtetin e Ohios ne SHBA, levizje kjo qe ishte pjese e Partise Demokrate ne SHBA dhe fushates Obama.
Gjate nje komunikimi me te, i riu deklaron se ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Shkenca Politike ne Tirane, me pas studimet pasuniversitare ne shtetin e Ohios ne SHBA dhe aktualisht vazhdon studimet ne Fakultetin e Drejtesise prane Universitetit te Tiranes si fakultet te dyte.
Ndryshe nga te rinjte ne Shqiperi ku ne periudhe fushatash elektorale ose mbushin baret e lokaleve ose perdoren thjeshte te ngjisin postera, une kisha fatin te behesha pjese krejt rastesore e organizimit te Obama Campaign ne shtetin e Ohios, organizim qe per mua ishte maksimumi i emocioneve kur u caktova te isha pjese e stafit organizues te mitingut te madh permbylles te presidentit Obama ne stadiumin e universitetit ku studioja Cleveland State University,- deklaron Mirdiani.
Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ai deklaron se si te gjithe studentet shqiptare qe marrin iniciativen e guximshme te kthehen ne vendlindje, nuk i shmangesh dot perballjes me nepotizmin e klientelizmin ne administraten publike ne Shqiperi. Vitet e para te kthimit, ishte shume e veshtire qe te gjeje nje pune te arsyeshme ne menyre qe te mos beheshe pishman per rikthimin ne Shqiperi, deklaron Mirdiani.
Pas nje sere eksperiencash punesimi ne disa institucione publike, vendosa te behem pjese e gares politike ne zgjedhjet lokale 2023 ne Bashkine e Tiranes duke garuar per nje mandat ne keshillin bashkiak nen logon e Aleances Arbnore Kombetare, subjekt politik me kryetar partie historianin Gjete Ndoj.
Ai deklaron qe pavaresisht ofertave te subjekteve te medha per tu bere pjese e listes se tyre per keshillat bashkiak, ka zgjedhur AAK-ne duke pershkruar ndoshta nje rruge me te veshtire por me dinjitet dhe nje rruge qe i jep nje autonomi politike me te madhe te cilen ke mundesi ta vesh ne dispozicion te qytetareve te Tiranes.
Eshte per tu habitur sipas Mirdianit se sa pa vlere konceptohen keshillat bashkiake ne Shqiperi ne krahasim me keshillat bashkiake ne qytetet e medha amerikane. Ne qytetet shqiptare ndodh qe keshilltaret bashkiake te 2-3 partive te medha te perdoren si ushtare politike te kryetareve te partise, ndersa pjesa tjeter e mandateve shperndahet si qoka drejtoreve te dalluar te administrates, atyre qe firmosin tenderat korruptive ose gjenerojne votat, apo “te forteve” te zonave lokale.
Sipas Mirdianit, gara me nje subjekt te vogel politik ne luften e madhe te keshillave bashkiake ne Tirane i jep vlera te shtuara atij si kandidat por edhe votes qe i besohet, pasi ajo vote eshte autonome dhe perdoret ne interes te qytetareve ne keshillin bashkiak, nuk eshte vote heshtje per te degjuar retorikat politike te kryetarit te radhes te bashkise.
Persa i perket fushates elektorale ne Bashkine e Tiranes, i riu deklaron se sipas ti te dyja grupimet e medha politike qellimisht kane ulur ritmin zgjedhor te kesaj fushate, jo per te kursyer por per te shtuar pasivitetin e elektoratit “gri” duke i dhene ngjyra te zbehta fushates dhe ritem komplet pasiv. Kjo sipas tij ben te mundur ruajtjen e status quoes politike te te dyja kampeve, pra duket sikur ka nje marreveshje te dyanshme qe te ruhet status quoia aktuale politike dhe duke perjashtuar nga vemendja elektoratin te ashtequajtur “gri” i cili ne rast se aktivizohet ne pjesemarrje elektorale rrezon llogarite politike te dy kampeve te medha.
Ne Shba thone qe “nqse nuk je ne nje karrige ne tavoline atehere je pjese e menuse se pjates”, prandaj te gjithe votuesit ne Tirane duhet te jene pjese e vendimarrjes, mos te lejojne qe pasiviteti i tyre te zgjedhe zyrtare te korruptuar e te paafte, – ben thirrje i riu i cili shpreson se ne zgjedhjet elektorale te 14 majit do te arrije te thyeje partite e medha duke siguruar mandat ne keshillin bashkiak te Tiranes me logon e Aleances Arbnore Kombetare.