Ikën Artur Çobani , Agjensia e Kadastrës në Durrës me një tjetër drejtues


Nga dita e sotme, Rezart Elmazi do të jetë kreu i ri i Agjensisë së Kadastrës në qytetin e  Durrës. Pas shkarkimit nga detyra të Artur Çobanit, do të jetë tashmë Rezart Elmazi që do të drejtoj këtë institucion të rëndësishëm. Elmazi ka drejtuar të njëjtën drejtori në Vlorë dhe në Kamzë. Ky institucion është përballur vitet e fundit me shumë lëvizje, por nuk kanë munguar dhe ish zyrtar të rënë në pranga, si topografë, hartografë, juristë apo dhe ish drejtues, të cilët janë akuzuar për shpërdorim detyre dhe tjetërsim pronash.


Like it? Share with your friends!