Ikigai: Sekreti japonez për një jetë të gjatë e të lumtur që do t’ju ndihmojë të gjeni harmoninë


Në Japoni, miliona njerëz mbështeten tek Ikigai, motivi pse ngrihen lehtë nga shtrati çdo mëngjes. Ishulli japonez Okinawa, nga i cili rrjedh koncepti Ikigai, është qendra më e madhe e të moshuarve mbi 100 vjeç në botë.

A mund të jetë koncepti Ikigai një nga motivet e kësaj jetëgjatësie? Ikigai shpesh përfaqësohet si kryqëzim i katër elementeve themelorë:

Ajo çfarë doni (pasioni juaj)

Ajo për të cilën bota ka nevojë (fati juaj)

Në çfarë jeni të zotë (thirrja juaj)

Diçka për të cilën mund të paguheni me para (profesioni juaj)

 

Kur gjeni një aktivitet për vetveten që mund të ndiheni të sigurt në të gjitha kategoritë, do të gjeni Ikigai-n tuaj, do të mbushni jetën tuaj me lumturi, një sens realizimi shumë afatgjatë.

Së pari bëjni vetes katër pyejte:

1. Çfarë më pëlqen?

2. Çfarë jam vërtet i zoti të bëj?

3. Për çfarë mund të paguhem tani—ose çfarë mund të bëja nëse do të përpiqesha pak më shumë?

4. Çfarë pret bota nga unë?

Në librin e tyre, Hector Garcia dhe Francis Miralles rendisin dhjetë rregulla që mund të ndihmojnë këdo që të gjejë ikigai-in e tij.

 

Këto janë rregullat:

Hiqni dorë nga urgjencat, filloni të jetoni ngadalë dhe me maturi.

Mos hani shumë: Hani aq sa të ndiheni 80% të ngopur.

Rrethohuni me miq të mirë.

Qëndroni në formë me ushtrime të përditshme dhe delikate.

Buzëqeshuni njerëzve përreth jush dhe vlerësojini për ata që janë.

Rilidhuni me natyrën.

Jiini mirënjohës ndaj botës dhe fatit për gjithçka që na e bën ditën më të shndritshme dhe na bën të ndihemi të gjallë.

Jetoni në të tashmen, jo në të kaluarën ose të ardhmen.

Ndiqni ikigai-n tuaj.


Like it? Share with your friends!