Inter parakalon Lazion për Marash Kumbullën, ja oferta e fundit e zikaltërve


ITALI-Inter dhe Lazio vazhdojnë duelin e tyre për Marash Kumbullën. Asnjë nga skuadrat nuk dëshirojnë të heqë dorë nga shërbimet e 20 vjeçarit. Presidenti i Lazios,Lotito e ka rritur ofertën nga 20 në 22 milionë, plus kartonin e André Anderson, për shkak të sulmit të Interit.

Inter në krahun tjetër ka ofruar deri 30 milionë (8 milionë më shumë se Lazio) plus kartonin e Salcedo (aktualisht në huazim te Verona) dhe të një futbollisti të ri (Primavera).

Përballë këtyre shifrave, marrëveshja paraprake me Lazion është e destinuar të mos respektohet. Lotito nuk ka dhe nuk dëshiron të shpenzojë kaq shumë për një futbollist (nuk e ka bërë më parë).


Like it? Share with your friends!