Ish ushtari i UÇK-së i del në mbrojtje Dua Lipës, degjeneron këngëtaren serbe Ceca: Hej (Ceca) plakushe, ta detyruam burrin tënd…


Prej disa ditësh ka nisur një pèrplasje e gjerë mes emrave më të njohur të skenës në Kosovë dhe asaj në Serbi. Shkak është bërë debati për përfshirjen e Kosovës në hartën e “Apple”.

Shumë këngëtare serbe u kthyen kundër artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipës, e cila ishte e para që u bashkua me peticionin për futjen e Kosovës në këtë hartë.

Por sigurisht që mori mbështetje të madhe nga shqiptarët. Ish-ùshtari i Ùshtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri ka marrë në mbrojtje Dua-s përballë këngëtares serbe Ceca.

Tahiri ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se dikur kur ai ishte fëmijë, si shumë bashkëmoshatarë të tij, e detyruan burrin e Cecës të turpërohej. Ndër të tjera ai ka treguar se Dua Lipa dhe Rita Ora janë simboli i kombit shqiptarë.

“Hej (Ceca) plakushe, edhe une isha dikur voglush,e shum voglush te tjer qe ta detyruam burrin tende me ùshtrin e tij famkeqe te ndihet i turperuar. Une krenohem me yjet e mi boteror kurse ti bart mbi supe nje turp nga e kaluara e burrit tend. Dua Lipa dhe Rita ora jan simbole te kombit tim, kur ofendohen ato ne jemi prap ata voglushet per ty”, shkruan ai në “Facebook”.

 

Këngëtarja e famshme serbe ka qenë gruaja e Zheljko Ražnatoviç, që njihet më shumë si Arkani, gjenerali i trupave paramilitare serbe që kreu kríme në Kosovë nga urdhrat e Sllobodan Milosheviç.

Kujtojmë se Dua Lipa, ka përkrahur fort kauzën e ngritur në rrjet, që është konkretizuar edhe në një peticion që deri më tani ka arritur në mbi 80 mijë firma online, e po ashtu në rrjetet sociale vazhdon të bëjë thirrje për një reflektim nga gjiganti i prodhimit të telefonave.

Por ka qenë postimi i Dua Lipës, me flamurin “Autochthonous” që ka sjellë një kundër-reagim nga ikona e muzikës serbe, Svetlana Ceca Raynatovic, e njohur si “Ceca” e cila e quajtën Dua Lipën injorante dhe fëmijë.


Like it? Share with your friends!