Ishin shpallur në kërkim, arrestohen tre persona


Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se po vijon nga puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kështu gjatë 24 orëve të fundit mësohet se janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:Y. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”.Xh. Y., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 11.10.2020, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u ndalua shtetasi:E. D., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 27.09.2020, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chryser” ka goditur mjetin tip “Opel” dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit “Opel”, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!