Dashi
Pesë yje për Dashin. Lajm i mirë për dashurinë, sepse historitë që kanë lindur tani premtojnë ditw të mira, por do të jetë pak e vështirë për t’i vazhduar ato. Më mirë planifikoni një javë të qetë, përpiquni të mos nervozoheni dhe të rigjeni besimin te ndjenjat. Në punë, së shpejti do të vijnë ndryshime pozitive: përpiquni të vlerësoni propozimet që vijnë. Keni një dëshirë të madhe për hakmarrje, sepse ju është dashur të merreni me një padrejtësi. Tani duhet të shkosh përpara!
Demi
Pesë yje për Demin. Venusi kalon në shenjën tuaj dhe gjithçka për ndjenjat është më e lehtë, nëse shfaqni dëshirwn e duhur. Historitë që kanë lindur tani janë të bukura dhe premtuese, por mos vini bast për personin e gabuar. Përpiquni të bëni një “përzgjedhje”. Gjeni zgjidhjet më të lehta, mos u bëni kokëfortë. Në punë, pak konfuzion, por tani mund të vendosni se ku të shkoni dhe çfarë të bëni. Vështrime dhe ide të shkëlqyera!
Binjakët
Pesë yje për Binjakët. Marsi del nga shenja juaj, por nëse jeni të interesuar për një person, është koha të shihni para sepse Venusi do të jetë në anën tuaj, në muajin maj. Në periudhën e fundit keni humbur disa mundësi. Kushtëzoheni nga disa shqetësime. Në punë, mund të jeni duke menduar për një ndryshim të qartë pozitiv. Ata që punojnë në mënyrë të pavarur gjithashtu mund të bëjnë zgjedhje të reja dhe të largohen nga një grup i caktuar. Në çdo rast, një projekt që do të jetë i suksesshëm po vjen!
Gaforrja
Katër yje për shenjën e Gaforres. Pjesa e parë e prillit për dashurinë nuk ishte interesante, por po zhvillohet gjithçka tani. Nëse ju pëlqen dikush, përpiquni t’i afroheni, por jo të dielën. Miqësi të mira ose marrëdhënie dashurie me ata që kanë lindur nën shenjën e Ujorit ose Akrepit. Në punë, nëse jeni përballur me vështirësi, jeni më mirë dhe disa çështje janë më të qarta. Arritja e lidhjes së një kontrate është gjithashtu e mundur!
Luani
Tre yje për Luanin. Jeni pak të trazuar në dashuri dhe nuk ndiheni gati të lini veten të shkojë në ndjenja. Shumë janë duke menduar për punën dhe jo marrëdhëniet, por ky mund të jetë një problem për ata që dëshirojnë të përjetojnë emocione. Kini kujdes nga e marta, sepse do të jeni shumë të diskutueshëm. Në punë, jeni duke kërkuar zgjidhje, por është më mirë të mbani gjithçka nën kontroll. Kushtojini vëmendje të martës dhe jini të durueshëm: nuk mund të prisni të pamundurën. Mos kini frikë sepse së shpejti do të rikuperoni atë që keni humbur!
Virgjëresha
Pesë yje për shenjën e Virgjëreshës. Momenti pozitiv për ndjenjat, por gjithçka varet nga vullneti juaj. Nëse mendoni shumë për punën, dashuria zë vendin e dytë. Tani mund të rikuperoni edhe një marrëdhënie. Mund të ndiheni tërheqës dhe të magjepseni nga njerëz të moshave të ndryshme. Në punë, jeni gati të riktheheni në lojë. Nëse keni ndërmend të ndryshoni, bëni një kërkesë: mos humbni kohë, shfrytëzojeni në maksimum këtë periudhë pozitive!
Peshorja
Pesë yje për shenjën e Peshores. Në fillim nuk u dukët i bindur për historinë e dashurisë, por tani gjithçka po ndryshon dhe në muajin maj situata do të bëhet më intriguese. Kujdes të Dielën sepse mund të keni një takim të rëndësishëm, favorizoni takime të reja. Mos harroni se jetoni në pasione! Në punë, një kohë e shkëlqyer për ata që duhet të zgjidhin problemet ose për ata që u desh të mbyllnin një biznes në fund të Marsit. Për ata që punojnë vetë do të jetë gjithashtu e mundur të bëjnë një ndryshim, ndoshta të hapin një kompani të re. Kush e di!
Akrepi
Tre yje për shenjën e Akrepit. Keni pasur disa marrëdhënie të padobishme në muajt e fundit dhe tani keni nevojë për siguri. Dëshironi të përjetoni emocione të reja, por shmangni ndërlikimet. E vërtetë që jeni duke kërkuar dashurinw tuaj, por nuk po bëni shumë për ta marrë atë. Në punë, përpiquni të qëndroni larg polemikave. Nëse një person nuk është sjellë mirë me ju, ju ose mund të zemëroheni ose t’a përjashtoni nga jeta juaj. Kushtojini vëmendje marrëdhënieve me bosët!
Shigjetari
Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Mos hiqni dorë nga dashuria, sepse tani mund të ndërtoni diçka të bukur. Sidoqoftë, keni nevojë për më shumë liri dhe dëshironi të planifikoni diçka të këndshme për verë. Muaji korrik është premtues për takime të reja. Në punë, muaj i komplikuar për paratë. Yjet nuk bëjnë mrekulli, por jini të sigurt sepse me Jupiterin dhe Saturnin në krah do të ketë një rimëkëmbje. Gjithashtu duhet të kompensoni për disa ditë punën e humbur!
Bricjapi
Pesë yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit. Në dashuri tani gjithçka duket më e qartë dhe historitë që lindin tani, megjithatë, mund të jenë vetëm argëtuese, jo kërkuese. Por mbase, kjo periudhë, është në rregull, prandaj nuk jeni pretendent. Në punë, nuk i duroni dot njerëzit që flasin pas jush, por tani mund të hakmerreni dhe të qëndroni për veten tuaj! Fuqia!
Ujori
Tre yje për Ujorin. Po kërkoni diçka që ju përmbush, por nëse po përjetoni një dashuri “transgresive” të Martën mund të ketë një moment tensioni të madh. Më mirë të qëndroni të qetë dhe të mbani gjithçka nën kontroll. Në punë, doni të arratiseni, por nuk po mundeni. Keni shumë shpenzime, më mirë të shmangni shpërqendrimet të Martën dhe të Mërkurën! Çdo gjë ka kohën e vet!
Peshqit
Katër yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve. Java është premtuese dhe do t’ju ndihmojë të harroni dikë që ju ka lënduar në të kaluarën. Lajm i mirë edhe për beqarët: Afërdita është në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të përjetoni emocione të mira, prandaj lëshojeni veten. Në punë, Dielli, Mërkuri, Venusi do t’ju ndihmojë të merrni kënaqësi të mira.