Ja perse liria eshte kaq e rendesishme!


Një aktivitet shumë i rëndësishëm. Shoqata Nejat Albania me bordin drejtues prezantohen pranë institucionit të kujdesit social të qytetit të Lezhës. Në këtë institucion standardet mjekësore janë të përpikta dhe me një staf që gjithmonë është përpjekur të kujdeset për përmirësimin e shëndetit mendor të personave që ishin nën mbikëqyrjen e këtij institucioni. Në fakt, shumë qytetarë e quajnë burgun e Lezhës, por në fakt është një qendër rehabilitimi e mbyllur për individët që konsiderohen të rrezikshëm për komunitetin për shkak të veprimeve të tyre që konsiderohen si rrezik për familjen apo shoqërinë. Kthimi në jetën e lirë dhe bashkimi me komunitetin është në dorën e tyre nëse kuptojnë se jeta është e bukur dhe sjellja agresive nuk sjell përfitime. Por në sytë e tyre kishte shpresë për përmirësim. Në fillim mendova se ngjajnë shumë për shkak të izolimit me kampin e MEK-ut në Manez. Por një ish muxhahidin që ishte pranë meje, më tha se këta njerëz ishin më të mirë se ne, sepse nuk kishim aktivitete shoqërore apo vizita me të afërmit tanë. Në institucionin e Lezhës u mbyllën për një gabim, por në MEK u mbyllën padrejtësisht! Megjithatë, uroj që Zoti të bekoftë stafin e atij institucioni dhe patjetër stafin e shoqatës Nejat Albania që iu dolën në ndihmë me disa pako shumëngjyrëshe dhe të dobishme për higjienën e këtij institucioni. Aty u krijua një aktivitet që ata njerëz të ndiqnin nga afër historinë e kampit të MEK dhe sa e rëndësishme është të jesh i lirë dhe pranë FAMILJES!


Like it? Share with your friends!