Ja se cili shtet i BE do të monitorojë, zgjedhjet shqiptare të 25 prillit


Rusia do të monitorojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kjo është bërë e ditur nga vetë ambasada ruse, e cila njofton një takim me të ambasadorit rus Mikhail Afanasiev me Shefen e Misionit të OSBE ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Shqipëri, Ambasadoren Urszula Gacek dhe Zëvendëskryetaren e misionit, Polyna Lemos.

“Gjatë takimit u shqyrtuan çështjet e përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri nën dritën e përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe, në veçanti, të OSBE-së për të dhënë ndihmesën e nevojshme në organizimin e duhur të të gjitha fazave të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse.

Më tej bëhet e ditur se “u vu në dukje rëndësia e pranisë së monitoruesve ndërkombëtarë, mendimi i të cilëve do të ketë një rëndësi vendimtare për certifikimin e zgjedhjeve nga pikëpamja e përputhshmërisë së tyre me standardet ndërkombëtare të OSBE-së. U theksua nevoja që të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje të veprojnë sipas normave të legjislacionit kombëtar dhe të praktikave më të mira ndërkombëtare.

 


Like it? Share with your friends!