Kanos 14 vjeçarin për të përfituar lekë, arrestohet 17 vjeçari


Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës bëri me dije se është ndaluar nga policia një 17 vjeçar, i cili akuzohet se kanoste një 14 vjeçar, duke përfituar prej tij herë pas here shuma lekësh.

Njoftimi i policisë:

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndaluan shtetasin A. H., 17 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi në periudha të ndryshme kohore ka kanosur shtetasin I. M., 14 vjeç, duke përfituar herë pas here shuma të ndryshme parash.


Like it? Share with your friends!