Karantina do të mbetet për emigrantet e…. Merret vendimi përfundimtar për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut


Apeli Administrativ ka rrëzuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të anuluar vendimin për emigrantët.

Komiteti Teknik i Ekspertëve urdhëroi karantinimin 2-javor të emigrantëve që futen në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, duke u hequr këtyre të fundit të drejtën për të votuar.

Ndërsa vendimi erdhi vetëm pesë ditë para zgjedhjeve, LSI bëri kërkesë për ta rishikuar, duke e cilësuar vendimin si politik.

Pas shqyrtimit të kërkesë, Apeli Administrativ ka hedhur poshtë pretendimin e LSI.

 


Like it? Share with your friends!