Dritan Nutaj këngëtari nga Malësia e Madhe, që jeton dhe vepron në Londër, i pronocuar për portalin tonë, tregoi për projektet dhe planet e tij për të ardhmen.
Dritan Nutaj është një këngëtar me mbi tri dekada karrierë muzikore, ai u rrit duke kënduar sepse bëhet fjalë për vitet kur ai ishte shumë i ri diku rreth moshës 13-14 vjeçare ai këndoi nëpër dasma dhe evente të ndryshme që organizoheshin në atë kohë.
Dritani ka krijuar një shoqëri kulturore artistike “Tradita Shqiptare Në Londër” ku dhe vazhdon në festa raste dhe evenimente të ndryshme në Angli.
Së fundmi Dritani po punon për realizimin e një albumi i cili do të bëjë një “BUM” Të madh në tregun muzikor shqiptar. Këngët e para të albumit priten të dalin së shpejti ku dhe pritet që të kenë një super sukses.
Dritani zbuloi për portalin tonë se albumi i ri edhe pse mund të cekë në të gjitha trevat dhe rrymat muzikore të ndryshme, më së shumti do jenë turbo folk dhe ju përkasin trevave veriore.
Duke pritur me padurim albumin e ri të këngëtarit Malësor DRITAN NUTAJ ne i urojmë suksese dhe e falenderojmë për bisedën.