Kërconet me jetë drejtori i burgjeve Agim Ismaili/ “Do të vemë bombën kudo që të jesh”


Një mesazh ka mbëritur në telefonin e Ismailit, duke i vënë në dukje atij se: “…e ke tepruar shumë. Kudo që të jesh, ne sërisht do të vemë bombën. Mbaje mend këtë që po të themi…”.

Ky kërcënim me jëtë me anën e telefonit është bërë pak ditë më parë dhe se tashmë prokuroria e Tiranës dhe policia e Shtetit, kanë nisur veprimet hetimore.

Dyshimet e para janë se Agim Ismaili, mund të jetë kërcënuar nga anëtarë të një grupi kriminal që vepron në Tiranë dhe jo vetëm. Këto dyshime vijnë për shkak se disa prej anëtarëve të këtij grupi kriminal ndodhen në burg dhe kohët e fundit janë futur në rregjimin e posaçëm të izolimit “41 Bis”.

Agim Ismaili, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve është pjesë e komisionit të lartë që vendos marrjen e masave ekstreme për të dënuarit që thyejnë rregulloren.

Çështja po ndiqet me shumë interes nga një prokuror në Tiranë, ndërsa është bërë identifikimi i numrit të telefonit që i përket një personi të pa dyshuar deri në këto momente. Hetimi tashmë po përqëndrohet në lokalizimin e zonës nga është dërguar dhe sigurisht zbulimin e numrit të IMEIT të telefonit, që autori ka përdorur për kërcënimin e Agim Ismailit.

Ky kërcënim ka sjellë rritjen e masave të sigurisë për Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Ky është rasti i dytë që Ismaili kërcënohet me jetë gjatë ushtrimit të detyrës, pasi në 4 dhjetor 2019 prokuroria e Tiranës regjistroi një dosje penale për kanosje.


Like it? Share with your friends!