Këshillat Më të Mira Për të Shmangur Nxirjen e Mollëve


Pse nxihen frutat? Mollët janë të pasura me hekur. Kur prihet një mollë, qelizat e tulit të saj dëmtohen.

Ekspozimi i këtyre qelizave të dëmtuara në ajër i lejon oksigjenit të reagojë me hekurin dhe me një enzimë të quajtur polifenol, që sjell oksidimin e hekurit.

Në thelb, molla ndryshket! Kjo nxirje është krejt e padëmshme, por molla nuk duket më tërheqëse, madje disa konsumatorë këmbëngulin se mollët ​​e nxira nuk shijojnë aq të mira.

Mollët dhe dardhat dimërore janë nga frutat e mira të sezonit ndaj ndiqni me kujdes udhëzimet.

Këshilla Për Të Mos Lejuar Nxirjen e Mollëve

Sa më të mprehtë e keni thikën, aq më i vogël do të jetë dëmtimi qelizor i mollës.

Një mollë e prerë me një thikë të pamprehtë ose të dhëmbëzuar, do të nxihet më shumë se një tjetër e prerë me thikën e duhur.

Këshilla më tradicionale është përdorimi i ujit me limon. Merrni një tas me ujë të mjaftueshëm për të mbajtur sasinë e mollëve që do prisni dhe qëroni.

Për 2 gota ujë, përdorni 2 lugë gjelle lëng limoni të freskët. Pritini mollët në gjysmë e pastaj në feta të holla dhe vendosini fetat në tasin e ujit me limon.

Pas pesë minutave, përdorni një kullesë për të derghur ujin. Kjo metodë do ta vonojë shumë nxirjen e mollëve.

Por ndonjëherë njerëzit ankohen se mollët ​​e tyre të prera me këtë mënyrë, kanë shije të shtuar limoni.

Kjo është arsyeja pse AgroWeb.org ju sjell një listë me disa mënyra të tjera të mëdha për të parandaluar nxirjen mollëve madje dhe dardhave tuaja.

Këshilla e tjera për parandalimin e mollëve dhe dardhave nga nxirja

Pritini frutat nën ujë. Nuk ka nevojë për të ndaluar procesin e oksidimit nëse ky proces as nuk fillon.

Problemi i kësaj mënyre është se keni nevojë për një lavaman të madh, të thellë dhe të pastër për ta bërë këtë.

Pritini mollët në ujë me xhenxhefil. AgroWb.org këshillon këtë metodë për të mbajtur fetat e mollëve në gjendje të mirë pa ndikuar shumë aromën dhe shijen e tyre.

Valoni 3-5 cm xhenxhefil në një enë me 1,5 litra ujë dhe pasi të ftohet, e përdorni për të zhytur aty fetat e mollëve.

Vendosini fetat e prera të mollëve në ujë të kripur. Por mos përdorni shumë kripë dhe mos i lini për një kohë të gjatë.

AgroWeb.org këshillon njomjen e fetave në një përzierje me 1/2 lugë çaji kripë për çdo 250ml ujë, për rreth 3-5 minuta.

Përdorni një sasi të vogël me pluhur acid askorbik. Çfarë është kjo? Vitaminë C! Ju mund të blini acid askorbik pra Vitaminë C pluhur në dyqane ose farmaci.

Mënyra e përdorimit është njëlloj si në rastin e kripës, por Vitamina C pluhur sjell rezultatet më të mira për mollët tuaja dhe nuk ndikon shijen./AgroWeb.org


Like it? Share with your friends!