Këto janë kombinimet më të papërshtatshme të zodiakut


Dashi dhe Demi

Janë të dy me karakter të fortë dhe kanë opinione tashmë të konsoliduara. Këto të dyja janë disa nga arsyet pse këto dy shenja nuk mund të shkojnë mirë bashkë, pasi karakteristikat e mësipërme mund të sjellin konflikte mes tyre. Gjithsesi nëse arrijnë të gjejnë një rrugë komunikimi, mund të kenë një lidhje të qetë, nëse nuk e rrijnë dot këtë marrëdhënia mes tyre mund të shndrrohet në një bombë me sahat.

Gaforrja dhe Ujori

Bashkëjetesa mes tyre mund të jetë shumë e komplikuar, mbi të gjitha sepse Ujori ka një personalitet pak kontrollues, që kërkon gjithnjë të korrigjojë gabimet e të tjerëve. Kjo nuk i pëlqen aspak Gaforres, e cila nuk e duron dot kur dikush i vë në pah gabimet.

Virgjëresha dhe Shigjetari

Shigjetari e do shumë lirinë, kështu që kjo shenjë mund të shndrrohet në barrë për të tjerët. Mbi të gjitha pasi ata janë njerëz që priren të ndjekin instinktin, duke lënë kështu mënjanë edhe kujdesin bazë në lidhje me higjenën. Duke e njohur mirë Virgjëreshën e dimë shumë mirë që nuk do ta pëlqejë aspak këtë neglizhim të Shigjetarit./Cna.al


Like it? Share with your friends!