Këto janë parashikimet e horoskopit të Paolo Fox për sot, e martë 6 qershor 2023


Horoskopi i Paolo Fox Dashi: do të ketë pak tension sonte, ndaj bëni kujdes. Çiftet në lidhje prej një kohe të gjatë duhet të gjejnë disa truke për të mos u mërzitur shumë. Sot jeni nervozë për shkak të Hënës që është përkundër shenjës tuaj. Në punë do ju kërkohet dhe do nisni projekte, edhe nëse tani gjithçka e bëni me më shumë mund. Në përgjithësi sot është një ditë e çuditshme dhe të paktën deri nesër përpiquni të jeni të kujdesshëm.

Horoskopi i Paolo Fox Demi: disa çifte po përjetojnë një moment si të thuash, verifikimi, gjërat që lindin sot megjithatë po shkojnë mjaft mirë. Në punë do të keni shumë ide të reja të cilat do të zhvillohen në të ardhmen dhe nëse duhet të nënshkruani kontrata kontrolloni gjithçka deri në detaje. Shikoni dhe shëndetin sepse jeni në fazë rikuperimi.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: nëse zyrtarisht do të keni një lidhje deri në fund të muajit do t’i jepni partnerit/es një ultimatum sepse nuk jeni më të gatshëm të merrni çdo gjë si lojë. Një lajm i mirë mund të vijë, si për shembull një fëmijë për çiftet e reja. Në punë do të keni shumë angazhime për t’u marrë me to. Në fund të ditës do të jeni pak nervozë, përpiquni të relaksoheni.

Horoskopi Paolo Fox Gaforrja: ka nevojë për një ndryshim në jetën tuaj emocionale, mbani entuziazmin dhe optimizmin sa më lart. Në punë ju këshilloj të mos idealizoni shumë njerëzit, përndryshe mund të bëheni viktimë e ndonjë mashtrimi. Kohët e fundit keni qenë shumë të stresuar, duhet të adoptoni një ritëm më të moderuar, nuk mund të jeni gjithmonë me vrapin një mijë hapësh.

Horoskopi i Paolo Fox Luani: duhet të mendoni më shumë për veten tuaj, mbani mend se askush nuk është më i rëndësishëm se ju. Disa nga kolegët tuaj mund t’ju akuzojnë se jeni shumë të ndjeshëm, përpiquni t’i lini gjërat të rrëshqasin mbi ju edhe për faktin se Jupiteri është kundër, ndaj shmangni çdo lloj diskutimi. Mirë janë gjërat për shëndetin tuaj sepse keni më shumë energji.

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: një lajm i mirë vjen sepse sot dhe nesër Hëna do të jetë e favorshme. Edhe Jupiteri është aktiv, prandaj është i favorshëm për të dashuruar. Mundohuni të jeni konkretë sepse kjo periudhë është shumë premtuese. Në punë, nëse keni pasur probleme së fundmi, sot është dita e duhur për t’i zgjidhur ato dhe gjithashtu mund të bëni zgjedhje për të ardhmen. Sa i përket shëndetit, po kaloni një rikuperim të shkëlqyer psikofizik.

Horoskopi Paolo Fox Peshorja: shfrytëzoni sa më shumë këtë ditë të martë 6 për të bërë çfarë të doni. Sot mund të keni një tërheqje fatale për dikë dhe mund të bëni disa zgjedhje shumë të rëndësishme. Shumë shpejt në punë do të vijnë lajme shumë të rëndësishme, por sot ka një konfuzion të madh. Jeni shumë të stresuar, ndaj herë pas here ndaluni dhe pushoni.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi: të paktën sot në dashuri gjërat duket se po shkojnë më mirë, në fakt ju keni mundësinë të rikuperoni tensionet e ditëve të fundit. Keni ndjenja të përziera dhe ndjeni nevojën për të verifikuar marrëdhënien tuaj në çift. Në punë keni një dëshirë të madhe për ndryshim. Lajm i mirë për shëndetin sepse po rikuperoheni edhe pse ngadalë.

Horoskopi i Paolo Fox Shigjetari: nëse e kishit menduar idenë e një martese apo bashkëjetese, duhet të shtynit disa gjëra, por tani ju pret një periudhë rikuperimi. Me Venusin dhe Marsin që duken mirë, gjithçka duket më e lehtë. Në punë nuk është momenti i duhur për të bërë ndryshime, Saturni është disonant, ndaj shmangni hapat e rrezikshëm. Mirë janë gjërat për shëndetin tuaj sepse ndiheni më të fortë.

Horoskopi i Paolo Fox Bricjapi: sot Hëna në shenjën tuaj premton shumë mirë dhe dashuritë të reja mund të nisin. Mos u dorëzoni duke u kapur nga pesimizmi sepse do të ketë lajme të mëdha dhe po punoni shumë. Mundësitë do të vijnë në punë këto ditë, vlerësojini me kujdes. Në përgjithësi do të jetë një ditë disi e trazuar, por shumë produktive. Do të arrini në fund të ditës shumë të lodhur, por të lumtur.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: kjo periudhë ende nuk premton mirë për dashurinë, ose nuk keni kohë ose dikush është larg. Mundohuni të mos ngecni shumë në këtë gjë, duhet të mendoni dhe për punën. Për ata që kanë biznesin e tyre është një periudhë shumë interesante përpara, por mos harroni se jo të gjitha ndryshimet janë të lehta për t’u menaxhuar. Kohët e fundit keni qenë shumë i shqetësuar, përpiquni të qetësoheni.

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: nëse jetoni një lidhje shumë të rëndësishme në çift dhe tashmë të testuar, sot do të arrini të zgjidhni një problem në shtëpi. Në këtë periudhë gjithçka duket se është më e lehtë, përfitoni për të bërë zgjedhje për të ardhmen. Mos u frenoni në punë, pothuajse keni arritur në vijën e finishit. Kjo është një periudhë e favorshme për të filluar trajtimet për veten tuaj. /noa.al


Like it? Share with your friends!